Presidenti i FSHF, Armand Duka premtoi se ndeshja 17 Nëntorit kundër Francës do të luhet në “Arenën Kombëtare”, ku edhe do të bëhet inaugurimi i stadiumit. Por është UEFA që vendos dhe pas inspektimit, çdo gjë është vënë në pikëpyetje. Askush nuk mund ta thotë me siguri nëse sfida e fundit e grupit eliminator me kampionët e Botës do të luhet në stadiumin e sapo papërfunduar. Gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur shumë kritika dhe kanë vendosur disa detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve. Pas disa orëve inspektim në stadium, ata janë larguar…
Author: tirana
Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Si ky drejtues mjeti ka me qindra… që ndryshojnë korsinë e lëvizjes pa ndezur më parë sinjalin. Shpejtësia tejnormave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore. Gjatë muajve, Shtator-Tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike. Ngarja në mënyrë agresive është një tjetër arsye…
Një nga emrat më të vjetër të Partisë Socialiste, që ka mbajtur edhe funksionin e ministres së Jashtme për disa vite ka komentuar situatën politike në vend, qëndrimet e kryeministrit Rama, por edhe një largim të tij për çfarë nuk është bërë për gjithë këto vite. Arta Dade ka pohuar në “Top Talk”, se ka plot emra edhe jashtë Grupit Parlamentar për të qenë në postin e kryeministrit, por pa dhënë një emër konkret. Për Daden, deri në vitin 2008 ka pasur respektim të statutit dhe vendimeve të Kryesisë së Partisë, ndërsa tashmë janë shkelur nenet e statutit, vendimet e…
Policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim Mikel Alinë nga Fani i Mirditës me akuzën se kishte bashkëpunuar me vrasësit e Eri Zefit të ekzekutuar disa javë më parë në këtë zonë për ta nxjerrë atë në pritë. Policia thekson se e ka të faktuar rolin e Alisë në ftesën për ta nxjerrë nga shtëpia dhe çuar para vrasësve në një zonë me shkurre pak metra larg “Rrugës së Kombit” në Fan. Gjakmarrja Eri Zefi i kishte kufizuar lëvizjet e tij prej disa muajsh pasi vëllai i tij Ndue Zefi kishte vrarë pas një sherri banal Martin Ndrecën në Durrës.…
Bashkia e Durrësit po vijon me intensitet punimet për ta transformuar tërësisht Sheshin “Taulantia” në zonën e njohur si “Vollga” në një park qendror ku do të ketë më shumë hapësira për qytetarët, sheshe, gjelbërim, hapësira të ndriçuara dhe parqe të dedikuara për aktivitete sportive dhe lojëra për fëmijë. Përmes një postimi në facebook, kryebashkiakja Valbona Sako thekson se projekti është i përqëndruar në rreth 1 km vijë bregdetare, që përfshin sistemimin e rreth 30 mijë m2 sheshe dhe ndërtimin e shkallareve deri në det. “Në total do të kemi ndërhyrje në 56,400 m2, ku përfshihen rreth 20 mijë m2…
Romani i Margaret Atwood “Përralla e shërbyeses” përshkruan tmerret e regjimit despotik të Galaadit, një teokraci në të cilën rebelimi është i pamundur dhe mbijetesa është maksimumi që mund të dëshirosh. Në vazhdimin e librit, “Testamenti”, autorja hedh hipotezën se, me pak fat, guxim dhe dinakëri, njerëzit mund të reagojnë. Në realitet ka shumë shembuj të regjimeve shtypëse, në të kaluarën dhe të tashmen. Dhe të gjithë shtrojnë të njëjtën pyetje: pse nuk janë ngritur njerëzit? Në vitin 2004 sociologu amerikan James March dhe politologu norvegjez Johan Olsen identifikuan dy “logjika” të ndryshme, për të shpjeguar sjelljen njerëzore. Sipas të…
Konkursin e bukurisë të organizuar për herë të parë në Turqi në vitin 1936 e fitoi vajza nga Çamëria, Haxhire Mirushoglu. Bukuroshja, ishte me perjardhje nga Filati i Çamërisë, e cila bashkë me familjen e saj jetonte në Izmiri. Babai i saj, Xhevat Mirushi njihej si patriot dhe atdhetar i rezistencës për shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike,nga vitet 1920-1923 ai e kundërshtoi rreptësisht edhe komisionin ndërkombëtar që vëzhgonin.
Revista e njohur britanike “Heat” ka publikuar listën e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30 vjeçare në Britaninë e madhe. Në krye të kësaj liste qëndron Ed Sheeran, i cili është cilësuar si i famshmi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç, me një pasuri të vlerësuar prej 170 milionë funtesh. Në vend të dytë renditet Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milion funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milion funte. Pjesë e listës janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.…
Shëndeti i syve mund të anashkalohet shpesh ose të merret për i mirëqenë. Ai rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha. Ushqyerja e keqe është një faktor i rëndësishëm sepse manifestohet me mungesë vitaminash në organizëm. Këto të fundit përbëjnë mburojën më të madhe për sytë (dhe jo vetëm) nga dëmtimet oksiduese dhe inflamacioni. Në rutinën tuaj të përkujdesjes për sytë duhet të jini të vëmendshëm ndaj vitaminave të mëposhtme: Vitamina A Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë. Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në…
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vitet e fundit është bërë shumë e afërt me besimin islam. Ajo shkon në xhami dhe mban Ramazan por ndjekësit gjithmonë e kanë kritikuar për një detaj: tatuazhi i kryqit në këmbën e saj. Ai është konsideruar si i papërshtatshëm nga ana e fansave dhe së fundmi për arsye që nuk dihen, Çiljeta ka vendosur ta heqë nga trupi i saj. Pas këtij veprimi shumica e fansave e kanë kritikuar dhe ‘maskaruar’ me komente këngëtaren. Ndjekësit i kanë shkruar fjalë nga më ndryshmet dhe si rrjedhojë këngëtarja ka zgjedhur t’i fikë komentet dhe mirë ka bërë, fundja…
Në një dalje për mediat, Rama me tone të ashpra i ka bërë thirrje me tone të forta partive, politike duke kërkuar që të ulen menjëherë në dialog, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend. Ndërsa kujtoi vendimin e BE për mos-çeljen e negociatave për Shqipërinë, ai u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për të kapërcyer krizën, ndërsa shtoi se duhet siguruar rruga evropiane për Shqipërinë. “Në vlerësimin e LSI është e pafalshme dhe është shfaqe flagrante dhe papërgjegjshmërie që vazhdon prej kohësh në qeverisjen e vendit, që ndërsa po bëhen gati…
Nga Monika Kryemadhi/ Sot fermerët u mblodhën për herë të tretë, brenda pak javësh, në protestë për të drejtat e tyre. Protestat dhe kërkesat e tyre kanë mbështetjen e plotë, timen dhe të LSI. PSE PROTESTOJNË FERMERËT? Pesë kërkesat e fermerëve janë minimale. Unë po i rendis një e nga një ato, për t’ua bërë të njohura çdo shqiptari. Censura qeveritare dhe manipulimi me të vertetën rreth kërkesave të fermerëve ka qënë prioriteti i vetëm i makinës dezinformuese dhe përçarëse mes shqiptarëve, që ka për shofer dhe timonier Edi Ramën. 1: Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencion sipas prodhimit. Metodë që e…