Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkarkoi sot nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Twitter. “I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.”

Read More

Policia ka arrestuar përfaqësuesin e firmës që kryente punimet si dhe ka shpallur në kërkim administratori dhe drejtuesja teknik pas aksidentit tragjik në punë, që i mori jetën 40-vjeçarit Dashamir Hyka, në Golem. I arrestuari është M. K., 37 vjeç, banues në Durrës ndërsa të shpallurit në kërkim janë I. K. dhe E. S. Sipas policisë në objektin e ndërtimit ku u rrëzua teksa punonte dhe më pas gjeti vdekjen në spital Dashamir Hyka, janë shkelur kushtet e sigurisë në punë. M. K., me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në…

Read More

Teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera. Me një presion prej 160km/h, përmes teshitmës trupi nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar. Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta. Si funksionon teshtima? Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe…

Read More

“Si me të gjithë, me Shqipërinë, ne kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Sidoqoftë, parakushti për përparimin e përbashkët në rrugën evropiane të Shqipërisë është respektimi i pakicës greke dhe të drejtat e saj” tha ai pas vendimit për të mos hapur negociatat me dy vendet fqinje, pasi Franca vendosi veton duke kërkuar më parë reformimin e BE-së dhe më pas zgjerimin.” – Ka deklaruar Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis në lidhje me hapjen e negociatave me vendin tonë. Ndër të tjera, Mitsotakis shprehet se Athina është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, por ka rezerva për Shqipërinë tek cështja…

Read More

Në një ditë nga vendi largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mesatarish emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të zyrës së Kombeve të Bashkuara “World Population Review”. Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit. Sipas zyrës së Kombeve…

Read More

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Theodhori Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm. Sollaku ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ. Aktualisht në garë janë; Jetmira Rragami Ervin Pupe Rezarta Melo Kestrin Katro Sokol Sadushaj Ilir Panda Ardita Alsula Gjithsej ishin 22 kandidatë, KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut ngelin 7. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë. 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e…

Read More

Aurel Voda, bashkëshoriti i zv.ministres së Brendshmë Rovena Voda vazhdon të jetë në qendër të mediave për fjalorin e ordiner dhe gjuhën kërcënuese që përdor. Pasditen e sotme, Aurel Voda, me profesion doktor ka publikuar në profilin e tij një tjetër status skandaloz, me një fjalor jashtë çdo norme etike dhe kërcënues ndaj mediave që kanë raportuar lajthitjet e mëparshme të tij.”Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë…

Read More

Në monologun e kësaj të marte në emisionin “Provokacija”, Nano u ndal tek një video e imamit të njohur shqiptar, që pasi ligjëron fjalimin e tij qan. Monologu i plotë: Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” deklaroi se të gjithë vendet i kanë tërhequr qytetarët e tyre nga kampet siriane.Berisha përmendi Kosovën, madje tha se SHBA 3 muaj para i ka thënë të gjitha vendeve Europaine të marrin gratë dhe fëmijët nga kampet. “E kam ndjekur me vëmendje, është më i braktisuri fëmijë që mund të dihet, i braktisur nga pamundësia e babait që nuk është i zoti të shkojë atje, i braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin. I kam ndjekur mbrëmë të dy zëvendës ministrat. Ka dinamikë thoshin. Në një kohë kur Kosova i ka…

Read More

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hequr paralele mes asaj se si po reagon Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe Edi Rama në Shqipëri, ndaj vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me të dy vendet. Dhe kjo është një logjikë e drejtë. Maqedonia e Veriut është vendi që e pagoi më shtrenjtë se kushdo tjetër këtë proces. Ajo u nda paraprakisht në dy pjesë brenda vendit, në rrugën drejt Europës. Ajo dështoi në referendumin pro-europian për ndryshimin e emrit të shtetit dhe dokumenteve themelore të tij. Perëndimi dhe personalisht presidenti Macron, e mbështetën këtë referendum…

Read More

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për një qytetare të quajtur Arta Selimaj, nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit. Ajo pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave nën dorë. Një qytetar shkon tek ajo pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”. Stop mësoi se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko. Dy djem nga Durrësi tregojnë sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj,…

Read More

Ndonëse kanë pasur akuza dhe kundër akuzave prej dy kampeve politike që përfaqësojnë, ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka pasur një takim të përzemërt me ish-deputetin demokrat, Arben Ristani. Ndoshta një event bamirësie, si koncerti i zhvilluar në mbështetje të grave me kancer gjiri, ka zbutur “inatin” e tyre dhe mund të jetë vendi i duhur për një përshëndetje të tillë. Në koncertin e bamirësisë ku interpretoi edhe sopranoja e famshme Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, morën pjesë shumë personazhe të njohur të fushës së artit dhe politikës shqiptare. Të gjitha fitimet e koncertit,…

Read More