“Autobiografi vizuale”, titullohet libri i ri nga këngëtarja me famë botërore Rihanna. Ai ka një aparencë të jashtëzakonshme, peshon 15 kilogram dhe ka një gjatësi prej 40.6 cm. Ky është shkak, që libri të vendoset sipër një tryeze për t’u studiuar, si një artifakt në një muze. Libri përmban mbi 1.000 foto si dhe një dëshmi për profilin e Rihanna-s, jo vetëm si një muzikante, stiliste apo biznesmene, por si një ikonë vizuale. Përveç titujve të shkurtër të mbivendosura në foto, kjo “autobigrafi vizuale” nuk ka fare përshkrime të zgjatura. Çdo foto mbart nga një histori të veçantë. Shumë prej…
Author: tirana
Ashtu siç kanë treguar edhe studimet, zgjedhja e ushqimeve të caktuar mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Në këtë artikull ne do t’i ndajmë disa prej ushqimeve të cilat kontribuojnë për në një shëndet të mirë. Uji me limon përmirëson metabolizmin dhe ndikon në humbjen e peshës Uji me limon është shumë esencial në procesin e tretjes, me kalimin e viteve numri i aciditetit në trupin tonë bie. Për këtë arsye rekomandohet të pihet ujë me limon. Përmirëson shëndetin, dhe humbni peshën e tepërt, raporton “Bright Side”. Ushqime të cilat përmbajnë Omega 3, parandalojnë…
Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, tha celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta. Po çfarë janë Forcat QUDS që sipas autoriteteve shqiptare menaxhojnë në distancë një…
Selena Gomez pak ditë më parë njoftoi se në 23 tetor do publikojë këngën e re. Fill pas lajmit, fansat nisën të dyshojnë se kënga është dedikim për Justin Bieber dhe mesa duket thashethemet rezultuan vërteta. Selena ka publikuar sot këngën “Lose you to love me” dhe teksti i këngës duket se i referohet historisë së saj me Justin. “Duhet të të humbja ty për të dashur veten time”, thotë Selena në refrenin e kësaj kënge ndërsa fansat e saj janë tanimë të sigurtë që i dedikohet Justin Bieber.Në fund të këngës, Selena i jep lamtumirën kësaj historie dashurie. https://www.youtube.com/watch?v=zlJDTxahav0
Aktorja e njohur telenovelave meksikane, Ana Layevska është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja 37-vjeçare. Ana ka postuar në Instagram një video ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e saj teksa zbulon se së shpejti do bëhen me djalë. “Jemi shumë të lumtur që ti po vjen. Shumë shpejt do jemi 4. Një dhuratë më shumë për ne dhe motrën tënde”, shkruan aktorja.
Pas dëmtimit, sulmuesi francez Mbappe, rikthehet në fushë në Champions, në transfertë kundër Club Brugge. Mauro Icardi realizoi golin e parë për PSG që në minutën e 7-të por ishte Mbappe ai i cili “blindoi” situatën. Fillimisht në minutën e 61-të realizoi golin e parë personal dhe të dytin për PSG ndërsa dy minuta më pas dhuroi një asist për Icardin që dërgoi shifrat në 0-3, ish kapiteni i Interit feston “dopjetën” e tij duke i lënë më pas stafetën talentit më të mirë në botë. Në minutën e 79-të, Mbappe realizoi golin e 4-ët për PSG ndërsa pak minuta…
Britania e Madhe ka lëshuar “alarmin e kuq”, për numrin e madh të studenteve që janë kthyer në punonjëse seksi, si e vetmja mënyrë e shpejtë dhe “garante” që ato kanë për të përballuar kostot e larta të studimit dhe jetesës. 1 në 25 studente (4%) është punonjë seksi. Janë këto statististikat e fundit në Britaninë e Madhe, shifra të cilat dëshmojnë që fenomeni është tejet shqetësues. Në aktivitetin “dirty” të studenteve përfshihen dhe fotot nudo, krahasuar me 2% që ishte në vitin 2017.Sondazhi i realizuar nga “Save the Student”, ku janë përfshirë më shumë se 3,300 studentë zbuloi se…
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka vënë theksin te mikpritja, si një vlerë e shqiptarëve, duke thënë se kjo është në fakt një vlerë e panegociueshme. “Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur”, ka thënë Rama.Më tej, ai ka zbuluar bisedën me një person shumë të rëndësishëm nga një…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Essex në Angli. Mediat britanike raportojnë se 39 persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni. Policia raporton se ka arrestuar shoferin i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Burimet paraprake raportojnë për mediat se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, ndërsa në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent. “Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin, ndërsa po vazhdojnë hetimet tona”-thanë oficerët e policisë, raporton “BBC”. Shefi i Policisë së Essex, pohoi se ky është një incident tragjik. “Kërkimet tona janë duke vazhduar…
Në deklaratën shpërndarë mediave, PD thotë se Prokuroria po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki, pasi nuk po zbaton ligjin për të dhënë informacionin e kërkuar. “Për Valdrin Pjetrin e Shkodrës PD publikoi dokumenta se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Për Agim Kajmakun e Vaut të Dejës se ishte në kërkim nga Greqia për veprën e rëndë të përdorimit të parave të fallsifikuara. Për Mark Babanin e Vaut të Dejës se kishte bërë burg dhe ishte dëbuar për vjedhje makinash më Itali.”-thuhet në deklaratën e PD, shpërndarë medieve. PD ka vijuar akuzat…
Një asteroid gjigand pritet të kalojë afër tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël në datën 25 tetor. Asteroidi do të jetë në distancë 6.2 milion kilometra nga toka, rreth 16 herë sa distanca Tokë-Hënë. I Quajtur 1998 HL1 asteroidi me diametër nga 440 dhe 990 metra, cilësohet si një asteroid potencialisht i rrezikshëm, thotë astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. “Kalimi i tij është i parashikuar në një distancë të afërt, por nuk paraqet rrezikshëmëri’, ka thënë Masi. “Virtual Telescope” ka fotografuar trupin qiellor dy herë, në 19 dhe 21 tetor, teksa po…
Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkarkoi sot nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Voda mbante postin e drejtorit të shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH. Ndërkohë shkarkimi i tij erdhi pas shpërthimeve të pazakonta të këtij të fundit në rrjetet sociale me fjalor banal. Ndonesë u shkarkua nga detyra, ai duket se nuk është mërzitur aspak me vendimin e ministres. Pak më parë, Voda ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook postimin e kryeministrit Edi Rama.