Author: tirana

“Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t’u bërë fuqi gjeopolitike”. Kështu e nis editorialin prestigjiozja “Financial Times” në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave. Sipas “FT”, blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten.

Read More

Avokati Maks Haxhia ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpinë e tij disa ditë pasi krye një ndërhyrje kirurgjikale, në gjendje të mirë shëndetësore. Pak ditë më parë avokati Maks Haxhia u shtrua me urgjencë në spital pasi pësoi hemoragji cerebrale. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe qëndroi nën kujdesi ne mjekëve për disa ditë. Maks Haxhia është një nga penalistët më me emër në Shqipëri. Së fundmi ai ka marrë një vëmendje të madhe pasi ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Read More

Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e…

Read More

Çdo shenjë ka mënyrën e vet unike të të menduarit, të interpretuarit dhe të ndërtuarit marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Veç të tjerash, disa prej tyre, përfundojnë duke tërhequr më shumë vëmendje sesa të tjerët, edhe kur nuk e kanë këtë qëllim. Lexo më poshtë për të kuptuar nëse e jotja bën pjesë tek shenjat që tërheqin më shumë vëmendje: Luani Personat e kësaj shenje vdesin të tërheqin vëmendjen dhe kështu konsiderohen më përfaqësueset e zodiakut. Janë gjithmonë në këmbë mes turmës dhe shkëlqejnë pa e kuptuar që po shkëlqejnë. Veç të tjerash janë njerëz që bëjnë diferencën në jetën…

Read More

Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij. Gjatë intervistës për Telemundo ajo ka treguar copëzat të jetës së saj, të treguara dhe në librin e shkruar prej saj ‘Jeta ime, burgu im krah Pablo Escobar’. ‘E njoha që në moshën 12-vjeçare. Për mua ishte djali i lagjes me motor që ndiqej gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar lejë të dilte me mua. Bëri shumë që të bindte familjarët e mi.’ tregon Maria.…

Read More

Pas lindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaj bëri një periudhë të gjatë pushimi dhe më pas u rikthye me një bashkëpunim shumë të suksessshëm. Ajo hodhi në treg këngën “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe për të realizuar klipin udhëtoi për në Venecia. Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe duket se tani e ka radhën një këngë tjetër. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram këngëtarja ka zbuluar look-un e saj dhe titullin e këngës. Në klip ajo shfqet e veshur e gjitha me të kuqe teksa ec në rrugët e Parisit.

Read More

Policia greke ka bastisur dy kinema në Athinë ku po transmetohej filmi “Joker” i Todd Phillips për të mos lejuar fëmijët të shikonin filmin. Në shumicën e vendeve ku është shfaqur filmi, fituesi i “Luanit të Artë” në Venecia, është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç.Sipas një ligji të vjetër grek, të rishikuar në vitin 2010, kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar “R” (për të cilin duhet të jesh të paktën 17 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10 mijë euro. Të miturit u nxorrën nga sallat e kinemasë dhe u dërguan në kazermat e…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Ekziston një gënjeshtër shumë e madhe që ka nisur në vitet 90-të. Në fillim kushtonte fare lirë. Mjaftonte dashamirësia e një gazetari ose disa dhjetra mijëra lekë për kafe dhe në gazeta botohej një lajm për dikë që kërcënohej nga gjakmarja, për dikë tjetër që e ndiqte policia për shkak të bindjeve politike, ndërsa të tjerë përmendeshin si të kërcënuar me jetë për shkak të orientimit seksual. Disa qindra burra që pretendonin se i kishin hedhur lakun në fyt bustit të diktatorit në sheshin Skënderbej dhe shumë burra të tjerë që pretendonin se donin burra në shtrat,…

Read More

Nga Gurjan Doçi Ka që prej datës 18, që Presidenti i Francës, është vënë në qendër të diskutimeve publike, pas vendimit që mori për t’i thënë “JO” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat. Vetëm në Shqipëri ndodh, që pas një procesi dhe pas një vendimi, në vend që media, analistë, politika të merret me çfarë humbi dhe çfarë mund të fitonte Shqipëria nga hapja e negociatave, merret me arsyet që ka pasur Macron për të përdorur, në të drejtën si shtet anëtare i BE-së, veton ndaj dy vendeve. Nëse në këto momente bëhet një sondazh dhe pyeten…

Read More

Dy automjete janë përplasur në aksine Elbasan- Papër pasditen e sotme, ku të plagosur kanë mbetur katër persona. Matilda Çela bashkë me dy fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muaj kanë mbetur të plagosur ndërsa shoferi dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, Marjus Çela është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime serioze. Opeli në të cilën udhëtonte familja Çela, është përplasur me automjetin tip Benz të Mikel Jolldashit. Ky i fundit e ka cuar në katër numrin e të plagosurve në këtë aksident.

Read More

Në një kohë që PD refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, me shpejtësi në këtë garë elektorale u regjistrua Bindja Demokratike e krijuar nga Astrit Patozi. Ndonëse e regjitruar me shpejtësi vetëm ditët e fundit, madje edhe në tejkalim të afateve ligjore, kjo forcë politike arriti që të sigurojë disa këshilltarë nga këto zgjedhje vendore. Por një akuzat që iu bënë kreut të saj Patozi ishte se po bënte rolin e kryeministrit Rama dhe mbështetej prej tij. Tirananews sjell për lexuesit e saj edhe dokumentin zyrtar të kësaj force në lidhje me financat që ka përdorur në…

Read More