Kate Middelton dhe Princi William kishin planifikuar të udhëtonin drejt Pakistanit, ku do të qëndronin disa ditë për t’u vënë në dijeni të problematikave kryesore. Sipas burimeve ekskluzive për ‘Hollywoodlife’, familja mbrëtrore janë nisur për në Pakistan por janë detyruar të kthehen. Për shkak të kushtve jo të favorshme klimatike, Kate-it dhe William-it iu është dashur të ndërpresin udhëtimin. Për shkak të motit të keq, rruga e tyre ka zgjatur dy orë kur pritej të zgjaste vetëm 21 minuta. Për të qëndruar të sigurt, dyshja kanë vendosur ta shtyjnë udhëtimin për ndonjë ditë tjetër. Kujtojmë që Kate së fundmi është…
Author: tirana
“Do te ishim të turpëruar dhe me kokën poshtë, para asaj Evropë që sot duhet të vendosë për ne dhe pavarësisht vendimit që do të marrë, ne jemi në atë familje”- kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri Erion Braçe, teksa pritet vendimi për çeljen ose jo të negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më tej ai është shprehur se “I përkasim asaj familje, nuk na nxjerr më askush nga ajo familje, pavarësisht se çështë vendimmarrës i madh dhe politik-bërës i madh apo i ardhur nga zgëqet me te errëta të racizmit kundër një pjese qe sot është në…
Është zhvilluar me debate të forta seanca e sotme në Apelin e Krimeve të Rënda, ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Avokati i Endrit Zelës, Bledar Shania kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi. Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur si kriminel. Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka bëri që avokati te braktisë sallën…
Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn deklaron se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një statusi në twitter, Hahn shkruan se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike, duke e cilësuar këtë një “zhgënjim ekstrem”. “Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk…
Moment i sikletshëm ka qënë për ish-Kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras, teksa po udhëtonte me avion. Në të njëjtin fluturim nga Brukseli për në Athinë, ishte edhe gazetarja e njohur greke Georgia Mpitakou. Ajo u ngrit nga vendi dhe u afrua pranë Tsiprasit dhe e akuzoi për Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut. “Keni shitur atdheun tuaj, jeni tradhëtar, duhet të ishit në burg”, i tha gazetarja ish-Kryeministrit grek, përpara se të ndërhynin shoqëruesit e Alexis Tsipras dhe ta largonin. “Jeni fashist dhe tradhëtari më i keq i atdheut tuaj. Shkatërruat vendin, shitët historinë e…
Vetoja e Francës ka bllokur nisjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti Evropian i mbajtur ditën e djeshme, vazhdoi deri vonë në mbrëmje, dhe si përfundim nuk i dha dritën jeshile rekomandimit të formuluar nga Komisioni në lidhje me aneksimin e dy vendeve të Ballkanit në Union, as pas debateve të vazhdueshme midis vendeve kundërshtare dhe atyre që janë në favor të negociatave, siç është edhe Italia, shkruan IlFatto, transmeton Tirananews.al Përveç Francës, Hollanda me Danimarkën, janë gjithashtu dy vende kundër aderimit të Shqipërisë…
Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin shtetasi Gëzim Toma. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës në vitin 2013. Toma, i dënuar me 20 vite burg, është pikasur nga rojet e sigurisë së bugut, në momentin që ka tentuar të largohet. Kush është Gëzim Toma: Gëzim Toma është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit.…
Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka trajtuar në programin e mbrëmjes një histori tronditëse të një familjeje shqiptare. Bëhet fjalë për një fëmijë shqiptar, i cili u dërgua nga Italia në Siri nga nëna e tij, kur ajo iu bashkua ISIS, ndërsa ai u gjet i gjallë në një kamp në Siri dhe babai i tij arriti ta takonte falë përpjekjeve të stafit të emisionit. Vogëlushi Alvin, ka lindur në Itali, por është me nënshtetësi shqiptare dhe pa një përfaqësues diplomatik nga Tirana zyrtare ai nuk mund të lë kampin për t’u bashkuar me babain e tij. “Pse erdhëm këtu?…
Katër orë në rrugë me fëmijë nën 6 vjeç. Kjo është ajo që i ka ndodhur një grupi edukatorësh të një kopshti në Kavajë që janë nisur për një ekskursion në Pogradec por që ka përfunduar në traumë. Në kthim nga Pogradeci, autobusi me të cilin udhëtonin rreth 60 persona, fëmijë, mësues, prindër të fëmijëve është prishur dhe shoferi është larguar pa asnjë adresë, raporton BW. Mësuesit kanë dashur të lëvizin me mjete të tjera drejt Kavajës por pronari i kompanisë së udhëtimit nuk i ka lejuar. Në vend kanë shkuar dhe forcat e policisë dhe pas 4 orësh një…
A do të jepte dorëheqjen nëse Shqipëria nuk merr vendim pro hapjes së negociatave? Ndryshe nga Zaev, gjatë një interviste në “Open” në Top Channel, Edi Rama mohoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian. “Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri”, tha Rama. “Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi. Nëse…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar çështjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Duke folur në “Opinion”, Bushati tha se në asnjë rrethanë Shqipëria nuk I ka bërë të gjitha reformat, ndërsa thekson se ndikim ka pasur edhe klima e brendshme politike në vend. “ Në fushën e sundimit të ligjit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por që kanë prodhuar efekte anësore. Vitin e fundit kemi përjetuar disa situata të paprecedente, djegia e mandateve mos pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Mungesa e aftësisë sonë për të gjetur kompromis”, tha Bushati. Ish ministri…
Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka për konsumim politik të brendshëm çështjen e azilantëve shqiptarë në vendin e tij, duke shtuar se liberalizimi i vizave dhe hapja e negociatave nuk kanë lidhje midis tyre. Në një intervistë për “Open” në Top Channel, Rama u përfshi në debate edhe me gazetarin Andi Bushati, duke e cilësuar të papunë. Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave…