Author: tirana

Një nga gazetarët dhe komentatorët më të vjetër dhe më të spikatur sportiv në vend, Ahmet Shqarri, ka komentuar gazetarinë sportive në ditët e sotme, duke bërë kritika të forta. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Shqarri nuk hezitoi të thumbojë Dritan Shakohoxhën, megjithëse nuk i përmendi emrin, duke e konsideruar si “një komentator që bërtet kot”. Më tej ai tregoi se sot nuk ekziston më gazetaria e mirëfilltë sportive në vend, dhe ata që e ushtrojnë këtë profesion sipas tij, mund të jenë me diploma false. I pyetur nëse ai i njeh komentatorët e futbollit sot, Shqarri u…

Read More

Mësues apo nëndrejtorë që kanë ambicien për t’u bërë drejtor në arsimin parauniversitar tashmë do trajnohen 9 muaj për të marrë certifikatën që u hap rrugën për këtë pozicion. Ndërsa 2500 drejtorët e shkollave në mbarë republikën që duan ta mbajnë vendin e punës, do trajnohen pa përjashtim në “Shkollën e drejtorëve” pasi qeveria i detyron përmes VKM-së së publikuar vitin e kaluar. Drejtoresha e shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku u shpreh për News24 se po merret për bazë modeli izraelit. Që të vijosh të jesh drejtor shkollë duhet të japësh prova të forta se je i aftë dhe e…

Read More

Një nënë 25-vjeçare humbi të bijën e sëmurë, vetëm 6-vjeçe, pesë ditë pasi kishte ardhur në jetë motra e saj e vogël. Vajza vuante nga një sëmundje e rrallë dhe vdekjeprurëse, e quajtur VACTERL Association. Kjo sëmundje prek shumë organe njëherësh, që nga vertebrat, zemra, veshkat, gjymtyrët, ezofagu, etj. Në jetën e saj të shkurtër, vogëlushja britanike i ishte nënshtruar plot 20 operimeve, pesë prej tyre në zemër, dhe prapë nuk i kishte shpresat për të jetuar. Megjithatë ajo qëndroi derisa u njoh me motrën e vogël dhe vdiq pas pesë ditësh nga një infeksion.

Read More

Kemi të reja nga ish e fejuara e Stresit dhe një nga vajzat më të komentuara në media, e njohur si ish banorja e “Big Brother 3”, Enxhi Kamenica. Enxhi është fejuar me partnerin e saj pas një viti lidhje. Burime për “Dosja.al” bëjnë të ditur se i fejuari i Enxhit jeton në Angli dhe propozimin për fejesë e ka bërë në Vatikan. Enxhi Kamenica ka pasur rolin e agjentes së infiltruar në shtëpinë e “Big Brother”. Lidhja e saj me reperin Stresi bëri bujë në media vite më parë. Ndërkohë edhe Stresi ka vazhduar jetën e tij dhe së…

Read More

Në një kohë kur opozita dhe mazhoranca nuk kanë asnjë komunikim zyrtar, aleati besnik i PD-së Fatmir Mediu është shfaqur sot në krah të përfaqësuesve më të lartë të mazhorancës. Sikurse shihni edhe nga kjo foto, Mediu ka qenë në një tavolinë me Gramoz Ruçin dhe me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ata merrnin pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e një hoteli të njohur në kryeqytet. / tirananews.al

Read More

Nëse jeni nën stres kronik, trupi juaj është i ekspozuar ndaj niveleve të tepërta të hormonit të stresit dita- ditës. Stresi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të ndryshme, përfshirë çrregullimet e zemrës dhe gjakut, diabeti tip 2 dhe depresioni. Hulumtimet kanë treguar që disa njerëz mësohen aq shumë me stresin saqë thjesht nuk janë në dijeni edhe se janë të stresuar. Ky lloj i jetesës nuk është i mirë për ju. Ne ju tregojmë shenja që tregojnë se jeni nën stres kronik. Nëse vëreni disa shenja, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. Dhimbje më të forta menstruale…

Read More

Ndonëse ajo është larguar prej kohësh nga ‘prozhektorët’ mediatikë, duke shijuar jetën private e atë akademike larg syrit kureshtar të publikut, emri Laura Vorpsi ende vijon të zgjojë interes, madje shumë interes. Tashmë nënë e dy fëmijëve, ish-zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike gjithmonë e më tepër po preferon që daljet publike t’i ketë të rralla, e po ashtu rrjetet sociale për Vorpsin janë tejet private. Mesditën e së mërkurës, politikiania Grida Duma prezantoi librin e saj më të ri të titulluar “Koha për politikë”, ku ndër të ftuarit ishte prezente edhe Laura Vorpsi, e cila duket se nuk ka mundur…

Read More

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndalë ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore. Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump. Zoti Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të…

Read More

Moderatori i “Ëake up”, Isli Islami ka festuar sot ditëlindjen e tij të 33-të dhe kolegia e tij Ori Nebijaj ka vendosur ta surprizojë live në emision. Ori e ka uruar Islin, duke i bërë edhe një përshkrim të shkurtër të jetës së tij ku e thumbonte për faktin që ishte beqar. “Familja plasi ta shohë dhëndër por ai i qëndron larg këtij impenjimi. Po flas për kolegun e tim Isli Islami,”-tha Ori. Më pas moderatori është surprizuar nga një videomesazh i ardhur nga mamja e tij, që e ka përlotur “live”. “Edhe 100 zemrër të uroj gjithë të mirat…

Read More

Ka nisur darka e punës së 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë. Deri tani nuk ka patur asnjë lloj ndryshimi, përveç deklaratës së presidentes së re të Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila është shprehur se ka shumë pak shanse, që Franca dhe Holanda të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me zgjerimin sonte. Franca mbetet e palëkundur dhe Macron është shprehur se Shqipëria, duhet të përmbushë 2 kushte themelore sipas planit të Bundestagut. Sipas planit duhet që Shqipëria të zbatojë reformën në drejtësi, dhe…

Read More

 Ajo është e njohur për veturat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion. Por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver. Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e shoëbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në…

Read More