Një recetë klasike e vjeshtës e pasur në përfitime shëndetsore dhe aromë. Nëse e servirni me bukë të thekur, duke e shoqëruar me një sallatë të lehtë të stinës atëherë nuk do të keni të ngopur. Supa është një nga ato ushqime të cilës nuk i bën dot naze, sepse të përmbush, të kënaq e të ngushëllon në ditë të ftohta dhe të shëron. Mjaftojnë disa përbërës të thjeshtë dhe përfiton një supë të plotë me shije. E tillë është edhe supa me presh dhe patate. E shijshme, e pasur në vlera dhe fantastike kur serviret e ngrohtë. Është pjata…
Author: tirana
Miqësitë mes personazheve të famshëm janë shumë të forta në shumicën e rasteve, por rrallë ndodh të shikojmë dedikime të sinqerta që të bëjnë të besosh se shoqëria e pastër ekziston akoma. Së fundmi Mariana Kondi i ka kushtuar disa fjalë mjaft të sinqerta njërës prej mikeshave të saj, këngëtares së njohur Artjola Toska. Aktorja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me këngëtaren dhe e ka shoqëruar me një shkrim shumë special, kushtuar vetëm asaj. “Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara me të cilat jam zhgënjyer! Një libër e kam zgjedhur nga kopertina, por faqet ishin të…
Një çiklist është goditur nga një kamion dhe shoferi i kamionit siç duket nuk e kupton fare që e ka goditur atë. Personi i aksidentuar në videon e publikuar shihet se është i moshuar mirëpo nuk dihet se a është i lënduar. Mirëpo sipas disa informatave shoferi është ndalur pasi që është njoftuar nga shofer të tjerë që e ka goditur një biçiklist.
Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Eni Koçi hodhi në treg këngën e saj më të re me titull “Sekreti”. Kënga u publikua në Youtube dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut. Por duket se diçka nuk paska shkuar mirë dhe kënga është fshirë. Pak më parë Eni ka treguar nëpërmjet një postimi në Instastory se për shkak të një sulmi pasigurie kënga është fshirë, megjithatë do të hidhet sërish shumë shpejt. “Për shkak të një sulmi që patëm kënga “Sekreti” do të hidhet sërish në kanalin “Black Fish Entertaiment”. Për shkak se ky kanal është tepër i mbrojtur”, shkruan Eni.…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se më datë 18 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë. Sipas njoftimit të OSHEE stakimi i energjisë do të vijë për shkak të rikonstruksionit në kabinat elektrike. Njoftimi i OSHEE: Njoftim për abonentët Tiranë Stakim, data 18 Tetor Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave dhe konkretisht, nesër (e premte) 18 tetor do të kryhen këto stakime të energjisë Oraret dhe zonat: 9:00-15:00 Pjesërisht rrugët: “Albanopoli” “Arben Broci” “Hysen Xhura” “Vath Koreshi” “Mihal Grameno” “Haki Shehu” “Kolë Kamsi” “Rruga e Xibrakëve”
Pasditen e sotme ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”. Në një intervistë të gjatë ai ka treguar për planet e tij lidhur me karrierën, por ajo që zbuloi për jetën personale na ka lënë me gojën hapur. Ai ka treguar se Klea, vajza që mendohej se është mbesa e tij, në fakt është e bija dhe e ka njohur kur ajo ishte 1 vjeç. “Klea nuk është mbesa, por vajza ime. Sigurisht që i kam dhënë atësinë që ditën e parë që e mora vesh. Nuk bëra ADN fare. E pashë që…
Analisti Frrok Çupi nuk e konsideron paragjykim jologjik pretendimin se Shqipëria, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina po penalizohen në rrugën e tyre integruese në BE edhe për shkak të besimit fetar të qytetarëve të tyre. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çupi theksoi se me vendimi për mospranuar negociatat me Shqipërinë është një sfidë që e ka fituar Turqia. “Nuk është paragjykim jologjik. Sot ne jemi këtu në një pikë maksimale dhe jemi aq të ndershëm dhe aq të detyruar që të flasim hapur. Bashkimi Evropian ka pësuar dështime shumë të mëdha pikërisht për arsye se ka paragjykuar kombe, popuj, njerëz…
Ndonëse tani peshon 58 kilogram 3 vite më parë, Kiara Tito ka vuajtur për disa kile. Nëpërmjet një fotoje të publikuar pak më parë në Instastory moderatorja ka zbuluar se në vitin 2017 peshonte 49 kilogram, peshë e ulët kjo krahasuar me gjatësinë e saj. “2017, 49 kilogram. Isha shumë e dobët, nuk mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruan Kiara mbi një foto ku duket qartë se ka qenë e dobët. Momentalisht Kiara është përqëndruar tek blog-u i saj dhe herë pas here publikon video ku tregon detaje interesante nga jeta e saj.
Nga Çapajev Gjokutaj Dje dita dhe një pjesë e natës më ikën rrugëve, një sebep në Vlorë, ndaj afërmesnate, në pritje të gjumit klikova nja dy media online të merrja vesh lajmet. ‘Ekzekutoi dy prostituta, u arratis nga burgu italian’, thoshte titulli i njerit. I hedh një sy dhe marr vesh se dy vajzat fatkeqe po bëjnë gati dy vjet që hanë dhé, po lajmi i kujton vetëm si prostituta. Mendja e lodhur gjen sebep të arratiset dhe kujtoj gjetjen e një sociolinguisti: pothuajse të gjitha gjuhët kanë një mori sinonimesh për femrat e përdala, por fare pak për meshkujt…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një person është gjendur i pajetë në fshatin Përlat, të Mirditës. Mësohet se i ndjeri është 57-vjeçari Nush Molla dhe trupi i tij i pajetë është gjendur nga banorët e fshatit. Dyshohet se 57-vjeçari mund të ketë pasur një vdekje natyrale, por nuk hidhen poshtë pistat e tjera. Priten rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Katër vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i dhanë fund beqarisë. Në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe sot janë prindër të një djali. Vëmendjen më të madhe nga dasma e rrëmbeu fustani i Vesës, i cili u komentua gjatë. Ai ishte larg një fustani të bardhë tradicional dhe Vesa duket se e ka zgjedhur për një arsye të veçantë. Pak më parë Vesa ka shkëputur një video të shkurtër nga klipi i këngës “November Rain” të Guns N’ Roses, në të cilin shfaqet një modele e veshur me fustan…
Dy makina super luksoze janë vjedhur ditën e sotme në Shqipëri. Pronarët e dy automjete të vjedhura të llojit “Benz CLS” dhe “Range Rover”, kanë raportuar faktin që automjetet e tyre janë grabitur krejt papritur brenda ditës. Më konkretisht, Benzi me targa AA 183 YO, ngjyrë e zezë, është vjedhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Plepave në Durrës. Makina mendohet të jetë grabitur gjatë orës 00:00 të mesnatës deri në 05:00 të mëngjesit, shkruan JOQ. Qytetari që ka denoncuar rastin kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta rigjetur automjetin e tij. Ndërsa automjeti luksoz tip “Range Rover” ngjyrë të zezë…