Author: tirana

Jo vetëm të shijshme, por këto qofte të pjekura me patate dhe kunguj janë të kombinueshme me çdo gjë tjetër. Një kombinim perfekt mes butësisë së brumit të patateve dhe freskisë që japin kungujt. Jo vetëm të shijshme, por këto qofte të pjekura me patate dhe kunguj janë të kombinueshme me çdo gjë tjetër. Mund t’i shoqëroni me sallatë, salcë domatesh të përgatitur vet në shtëpi, apo dhe të shtruara në tavë me krem qumështi. Janë ideale për t’u përgatitur në çdo kohë të ditës, madje pëlqehen nga të gjithë. Përbërësit 250g patate 250g kunguj 1 vezë Lëkura e gjysmës…

Read More

Dy studentët italianë, 25 dhe 26 vjeç , janë kapur në kamerat e një lokali teksa qeshin dhe tokin duart pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur, 25 vjeçe, në depon e një klubi nate në Londër. Viktima u përdhunua gjashtë minuta pasi u njoh me dy djemtë në pistën e vallëzimit. Agresorët italianë janë dënuar pasi prokuroria vërtetoi që viktima kishte qenë shumë e dehur për të dhënë pëlqimin për kryerjen e marrëdhënieve.

Read More

Alarmi i rremë për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo është dhënë nga një telefonatë e bërë nga brenda burgut të Drenovës në Korçë. Mësohet se është Neim Behari personi qe ka kryer telefonatën, i cili në mars të 2005-ës ka vrarë një taksist. Ndërkohë në 2016-ën ka kërcënuar nga burgu i Fushë Krujës për akte terroriste në kryeqytet. Sa i përket ngjarjes së sotme, telefonata, e cila më pas u klasifikua si e rremë, bëri që policia të vihet në alarm dhe të rrethojë Gjykatën, ndërsa forcat e njësisë antieksploziv kryen verifikimet në automjetin e gjyqtarit që gjendej…

Read More

Pas sherrit të pazakontë që u bë viral dy ditë më parë në media, ku një grua e cila sipas raportimit fillestar kishte kapur burrin e saj “mat” me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit, ka ardhur edhe reagimi nga një qytetare e cila pretendon se është e fejuara e personit që iu sulmua makina. Në një mesazh dërguar JOQ Albania, ajo hedh akuza të rënda në drejtim të vajzës që sulmoi makinën e partnerit të saj. Sipas saj, vajza në fjalë është “hajdute dhe përdoruese e lëndëve narkotike”. Më tej, partnerja e burrit, thekson se zanafilla…

Read More

Nora Istrefi dhe Robert Berisha muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre bashkëshortore, ku ndarjen e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi në Instagram. Por edhe pas ndarjes Roberti vazhdon të pëlqej imazhet e publikuar nga ish-bashkëshortja. Nora Istrefi së fundmi ndau një foto në profilin e saj në Instagram nga një ‘event’ ku ishte shfaqur mjaft elegante me një fustan të shkurtër dhe një stil të veçantë flokësh, dhe kjo nuk i shpëtoi pa një ‘like’ nga Roberti.

Read More

Blogerja Armina Mevlani vazhdoin t’u përgjigjet pyetjeve të shumta nga fansat të cilët janë kuriozë të dinë më shumë për jetën e saj. Një ndër pyetjet që i është bërë Arminës, ka të bëjë me ankthin, një problem për të cilin së fundmi po flasin hapur shumë personazhe të njohur. Armina ka treguar se vuan nga ankthi, por për fat të mirë nuk ndodh shpesh. Fashionistja i ka dhënë edhe një këshillë fansave, të bëjnë shumë joga. “Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk…

Read More

Ish-ministri për Evropën dhe Punën e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se për Shqipërinë BE është mbledhur tre herë në 16 muaj. Sipas tij procesi ka marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk po ndikon në procesin e reformave brenda BE-së. “Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në…

Read More

Alina Yakupova, është emri i bukuroshes 6-vjeçare e cila është shpallur si vajza më e bukur në botë për vitin 2019. Vogëlushja ruse ka nisur karrierën e saj si modele që në moshën 4-vjeçare, dhe tashmë numëron disa dalje në revistat më të famshme në rusi, si dhe ka marrë pjesë në disa firma veshjeje të famshme italiane siç janë ‘Monnalisa Kids’ dhe ‘Gloria Jeans’, si dhe në firmën e njohur ruse të fëmijëve ‘Yudakshin kids’. 6-vjeçarja numëron mbi 22.000 ndjekësa në profilin e saj në Instagram, dhe ajo është cilësuar si vajza më e bukur në botë. Fansat e…

Read More

Një mbrëmje tradicionale rumune përfundoi në sherr me grushte dhe me thika në Lido Tevere në Ponte San Giovanni. Dy persona u arrestuan për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë, njëri prej të cilëve shqiptar ndërsa tjetra rumune. Të dy kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen në klubin e natës. Aty takojnë ish-partneren e shqiptarit dhe pas kësaj nisi sherri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të natës mes të hënës dhe të martën. Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe përfundimisht goditën me thikë gjashtë të tjerë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumun dhe një…

Read More

Përtej talentit në muzikë, që i ka dhënë një famë ndërkombëtare, Elvana Gjata, njihet edhe për origjinalitetin e saj. Për një fare kohe ajo u shkëput jo vetëm nga muzika, por edhe nga rrjete sociale. Mirëpo tani, ajo është rikthyer dhe në fakt postimet e saj të veçanta mesa duket i kishin munguar të gjithëve. Shumë komente shkaktoi edhe postimi i fundit. Për të kapur dritën e duhur që do ta bëjë foton më të realizuar, të gjithë e kemi bërë një herë mikën e fytyrës kështu, si Elvana.

Read More

Një burrë kishte mbajtur gjashtë fëmijë në një fermë të largët, të mbyllur në qilarin e shtëpisë, pa i lejuar të dilnin jashtë, duke i bindur se ishin njerëzit e fundit në tokë pas apokalipsit. Fëmijët u zbuluan vetëm pasi djali më i madh, tashmë burrë, vendosi të dalë e të shkojë te një kafene pranë Ruinervoldit, në Drent të Holandës. Pasi piu pesë birra, djali i tha pronarit të kafenesë që nuk i pëlqente se si vëllezërit e tij kishin jetuar gjashtë vitet e fundit. Vetëm pas kësaj ngjarjeje, policia zbuloi se 58-vjeçari i kishte mbajtur të mbyllur gjashtë…

Read More