Ditën e djeshme u publikua kënga e Barbana Dinit dhe vëllait të saj të ndjerë Ergit. Artistja së bashku me babanë ishin të ftuara tek ‘Rudina’, për t’a promovuar këngën dhe për të folur mbi detajet. Ky bashkëpunim që erdhi fiks në datën e lindjes së Ergit, u prit shumë mirë nga publiku dhe u pëlqye shumë edhe nga yjet e showizit. Të gjithë u shprehën me fjalë ngushëlluese për Barbanën, e po ashtu bëri edhe artistja Aurela Gaçe. “Dhimbja kthehet në forcë. Motra e con deri në fund këngën që vëllai shkroi e këndoi”,-ka shkruar Aurela në rrjetet sociale.…
Author: tirana
Sulmuesi i Juventusit shënoi të hënën në humbjen 2-1 të Portugalisë ndaj Ukrainës në kualifikimet e Euro 2020.Me një tjetër rekord për emrin e tij, Ronaldo u lavdërua nga Mendes, i cili beson se më e mira nuk ka ardhur ende nga 34-vjeçari. “Ai është më i fuqishmi ndonjëherë, më e mira akoma nuk ka ardhur dhe do të arrijë shumë me fanellën e Juve”, tha Mendes për Tuttosport. “Numrat nuk gënjejnë dhe tregojnë mënyrën dërrmuese në të cilën Cristiano Ronaldo shkatërron rekordet, gjë që e ngrit atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe…
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku akuzoi sot qeverinë se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh. Tabaku iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa theksoi se llogaritja e saktë e borxhit publik sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81%. Deklarata e plotë: Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij.Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit…
Këngëtarja dhe aktorja Jennifer lopez është shumë e sukssesshme dhe projektet e saj si në muzikë ashtu dhe në aktrim bëjnë bujë të madhe. Ajo ka nisur xhirimet e filmit më të ri ‘Marry me’ ku luan rolin e protagonistes përkrah këngëtarit me famë botërore Malumës. Pas suksesit të filmit ‘Hustler’ publiku mezi po pret të shikojë arritjen e rradhës. Së fundmi bukuroshja 50 vjeçare, është fotografuar teksa dilte nga “Hotel Plaza” në Manhattan, New York, për tu nisur drejt një dite shumë të ngarkuar mes xhirimeve. Mirëpo ajo që i ka çuditur kalimtarët është veshja e saj. Jennifer u…
Këshilli Europian do të japë ditë e premte vendimin për t’i hapur apo jo dritë jeshile çeljes së negociatave me BE dhe në përpjekje për të marrë ‘OK’-ej nga vendet skeptike, kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Brukselit. Kreu i ekzekutivit do të i pranishëm në mbledhjen e nesërme që do të mbajë Këshilli Europian.Po ashtu mësohet se rreth orës 10:00 kryeministri Rama është takuar në zyrën e tij me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Gati 60 për qind e popullsisë së botës kërkon korrigjim të shikimit. Por lajmi i mirë është se 80 për qind e vështirësive vizuale mund të shmangen dhe korrigjohen. Ne vetëm vërejmë ndryshime në vizion me kalimin e kohës, edhe kur ato janë të vogla ose graduale. Ekzaminimi i rregullt i syve është thelbësor për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së syrit dhe korrigjimin e shikimit. Për shumicën e të rriturve, shenja e parë që shikimi po ndryshon është ngasja e vështirë gjatë natës. Kur vozitni natën, kushtojini vëmendje nëse mund të shihni qartë makina të tjera dhe shenja trafiku.…
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar. Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975,1958,1959,1961,1963,1964. Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963). Papadhopuli pati mundesinë që…
Besim Hajdarmataj, ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kaluar vetingun. Hajdarmata, aktualisht prokuror tek Krimet e Rënda, është paraqitur në seancë pa praninë e një avokati. Vetingu për prokurorin Hajdarmataj u krye nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Sipas raportit të ILDKPI subjekti ka bërë deklarim të saktë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk është në situatën e konfliktit të interesit. Hajdarmataj ka deklaruar dy depozita bankare ku si burim i krijimit janë kursimet nga paga nga 1997 deri në 2016. KPK tha se deklarimi përputhet me të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Kadare” në zonën e Laprakës. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Y.K., dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se 47-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.
Dy netë më parë kreu i Partisë Demokratike, ka shkuar tek protesta e Unazës së Re, ku ka mbajtur një fjalë të gjatë dhe ka bërë akzua të forta. Por gjatë fjalës së Bashës, në një hotel aty pranë një çift ka dalë në dritare dhe ka vijuar me puthje. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit dhe mesa duket këta qytetarë kanë zhvendosur momentet intime nga krevati, në dritaren e hotelit, për të mos humbur fjalimin e Bashës. Basha vijonte të fliste, ndërsa çifti në katin e dytë të hotelit nuk ka ndaluar në asnjë moment intimitetin. Video së…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real story”, në “News 24”, ka debatuar me analistin, Fatos Lubonja, Ndërsa kryemadhi përmendi shkollimin e fëmijëve të saj në Londër, Lubonja tha se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”. Kjo ka revoltuar Kryemadhin, e cila ka thënë se është e gabuar fakti që i fusim të gjithë në një kazan. Pjesë nga debati: Lubonja: Logjika që na çoi këtu ishte që “ne t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”. Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në…
Edhe pse na ndajnë më pak se 3 muaj nga festat e fundvitit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ende nuk ka menduar të ndajë një fond të posaçëm për paketën e solidaritetit, ku përfshihet shpërblimi për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në ndryshimet e buxhetit me akt normativ, i cili është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, nuk është parashikuar dhe mesa duket këtë vit shpërblimi do të mbetet në varësi të performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve. Sa i takon aktit normativ, Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka shprehur rezerva sa i takon shkurtimit të fondeve për…