Author: tirana

Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri, gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel la të nënkuptohej për ekzistencën e një skenari manipulativ për largimin e Rudina Hajdari si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat. Valteri tha se për këtë skenar janë angazhuar forca politike jashtë Parlamentit dhe faktorë të tjerë që do t’i bëjë publikë gjatë seancës plenare të së enjtes në Parlament. “Zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh dhe një stuhi në opozitën në Parlament. Grupe të caktuara jashtë Parlamentit, të cilat për të bllokuar reformën zgjedhore dhe reformën në…

Read More

Përmes Instatory-t të saj, Albana Osmanit i është bërë pyetja se kur do e shohim sërish në televizion. Ajo ka surprizuar fansat e saj me përgjigjen e papritur që ka dhënë. “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane.”, është përgjigjur Osmani për fansat në Instagram. Albana Osmani prej disa kohësh qëndron larg televizionit. Pas largimit nga Top Channel, Albana Osmani iu përkushtua projektit të saj “Ti je një lule dielli”.

Read More

Genta Gjalpi, isha banorja e Big Brother është gjithashtu një personazh tepër i njohur dhe i komentuar në rrjetet sociale. Ajo numëron 120 mijë fansa dhe njihet si një person i cili është shumë aktiv në rrjetet socialeku shpesh bën postime nga jeta e saj personale. Ditën e sotme ajo ka bërë një postim ku duket se ka qenë tepër e irrituar. Një fanse i ka shkruar në mesazhe duke i thënë se ajo duhet të lexojë që të zgjerojë fjalorin pasi nuk di të flasë fare. Genta i është kthyer jo mirë, madje mund të themi me plotë gojë…

Read More

Denoncimi i një 28- vjeçareje, banuese në Dibër, se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga Shpresa Derti dhe motra e saj, kanë vënë në lëvizje Komisariatin e Policisë Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e një dite më parë, por mëngjesin e djeshëm, denoncuesja A.D., 28 vjeçe, ka mbërritur në mjediset e Policisë dhe ka kallëzuar kunatat e saj, dy motrat Shpresa Derti dhe Z.M., të cilat pasi e kanë rrahur me sende të forta, e kanë kërcënuar me çiften që mbanin në shtëpinë e prindërve të saj. “Jam dhunuar nga dy kunatat e mia. Më…

Read More

Këngëtari i famshëm Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që mes tyre hyri një femër. Bëhet fjalë për ish-partneren e Maluma-s, modelen seksi Natalia Barulich. Mediat e huaja e kanë bërë të ditur lajmin, duke e cilësuar Natalia-n si një ndër modelet më provokuese. Pasi ishte në një lidhje të gjatë me Malumën dhe këngëtari madje e bëri protagoniste në një videoklip të tijin, Natalia ka nisur romancën me futbollistin Neymar. Ajo po shijon lidhjen e re dhe duket se e ka lënë pas të shkuarën me Maluma-n, mirëpo sipas burimeve, ky i fundit i…

Read More

Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari në Fieri. Rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Read More

Mosmarrëveshjet mes motrave Kourtney dhe Kim shkojnë në një tjetër nivel në trailerin e sezonit të 17 të “Keeping Up With The Kardashians”. Madje në promo, edhe nëna e tyre, Kris Jenner, i lutet vajzave të shtypin një buton “reset” për të ndryshuar nga e para, pasi i krahason me personazhet e filmit të famshëm “Mean Girls”. Gjatë një bisede me Khloe, Kourtney shprehet se do të ishte e lumtur nëse reality show do të mbaronte dhe se “Kim është personi më i ligë në planet”. Por nuk mbaron këtu. Në një skenë tjetër Kim thotë: “Do e pushojmë Kourtneyn…

Read More

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim rreth përshëndetjes ushtarake të futbollistëve turq në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Francës, duke i cilësuar ato si një gjest politik të papranueshëm. Hetimi disiplinor është ende në fazat e para dhe UEFA nuk ka vendosur ende as datën kur do të shqyrtohet çështja për të cilën janë në mënyrë të veçantë të interesuara dy shtete, Shqipëria dhe Greqia. Një përjashtim i mundshëm i Turqisë, nëse arrihet në vendimin ekstrem, do të bënte që skuadra e tretë në grup të kualifikohej dhe për këtë në garë janë ende kuqezinjtë bashkë me Islandën, edhe pse kjo…

Read More

“Isha zgjuar por s’mund të flisja”, Armina tregon eksperiencën e tmerrshme që kaloi një natë më parë Blogerja e njohur Armina Mevlani është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here me ndjekësit edhe detaje nga jeta e saj private. Ditën e djeshme, ajo tregoi për fansat se vuante nga ankthi, mirëpo s’ka vonuar shumë dhe blogerja ka ndarë një tjetër eksperiencë të keqe në Instastory-n e saj. Mbrëmjen e kaluar ajo ka patur në paralizë gjumi, e cila duket se e ka trembur shumë. Armina ka vendosur ta ndajë këtë eksperiencë me të gjithë ndjekësit e saj,…

Read More

Mbrëmjen e pardjeshme pranë Liqenit të Thatë të Tiranës ka ndodhur një sherr midis tre vajzave të njohura të ekranit shqiptar. Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Oriola Marashin dhe Einxhel Shkirën. Një burim ka treguar për “Iconstyle.al” se vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit. Por pas prëleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.Einxheli dhe Kejvina thuhet se…

Read More

Nga Andi Bushati Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës nuk e ka të vështirë të dallojë një ndryshim jo të pa rëndësishëm. Në periudhën e para 30 qershorit, ose më mirë të themi, në kohën kur ende nuk kishte vdekur opsioni i përballjes flakë për flakë dhe dhëmbë për dhëmbë, slogani i saj ishte: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”. Po të vërehet sot, të dyja këto kushte të panegociueshme kanë rënë. Askush nuk e përmend më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike,…

Read More