Justin Bieber është paditur se ka postuar një foto…të tijën! Po është e vërtetë. Fotografi Robert Barbera ka ngritur një padi ndaj këngëtarit të “Love Yourself” për shkelje të të drejtave të autorit. Bëhet fjalë për një foto të publikuar në llogarinë në Instagram të Justin, më 13 mars, ku shfaqet duke dalë nga një makinë me mikun e tij Rich Wilkerson. Sipas Barbera, 25 vjeçari ka kryer riprodhim të paautorizuar të fotografisë, nën autorësinë dhe regjistrimin e tij.
Author: tirana
Rrjeti i trafikut të drogës Francë-Spanjë-Itali është goditur në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi kriminal realizuar nga 200 karabinierë në Itali, të cilët përdorën qentë antidrogë. Operacioni i policisë është shtrirë në Bolonjë, Rimini, Ferrara, Barcelonë, Spanjë dhe në Vlorë të Shqipërisë. Mediat italiane shkruajnë se ishin hetimet e zhvilluara nga hetuesit e Bolonjës, ato që nxorën në dritë të dhëna për grupin kriminal. Ky grup sipas mediave kishte rrënjë të thella. Ai ishte i përbërë nga italianë, shqiptarë dhe anëtarë nga Afrika e Jugut. Ndër ta, 3 italianë dhe 2 shqiptarë konsideroheshin liderët e grupit.…
Grida Duma duket se zhgënjimin nga divorci me bashkëshortin, e ka kaluar duke shkruar. Ajo ka botuar një libër për politikën, të cilën e ka prezantuar pasditen e sotme. Në prezantim kanë marrë pjesë disa figura publike nga politika e media, ndërkohë që mungonte Lulzim Basha e Sali Berisha. Natyrisht, mungonte edhe Ervin Salianji. Pjesë nga fjala e saj në promovimin e librit: Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në…
Sipas një studimi të fundit duke konsumuar një dietë të shëndetshme, mund t’ju ndihmojë për të dalë edhe nga një depresion i thellë në më pak se një muaj. Studiuesit vëzhguan studentë të universitetit në depresion, dhe vaktet e tyre të të përditshme ishin kryesisht nga ushqime të përpunuara, sheqerna dhe yndyra të ngopura. Ata zbuluan se duke u dhënë atyre më shumë fruta, perime, peshk dhe mish pa dhjamë kishte përmirësime të konsiderueshme në humorin e tyre pas vetëm tre javësh. Ekspertët thonë se ushqimet që përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë ushqejnë trurin dhe ulin inflamacionin dhe ‘stresin…
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të jetë e hapur 100% me ndjekësit e saj dhe ka folur me zemër në dorë për vështirësitë që ka kaluar në jetë. Në një shkrim të gjatë në Instastory, Kiara ka rrëfyer se ka vuajtur shumë, megjithatë kjo s’e ka penguar të marrë forcë për t’u bërë ajo që është sot. Asaj ia kanë thyer zemrën dhe ka vuajtur nga një lidhje toksike, por gjithçka i ka mbetur të kaluarës. “Kam përballuar një dhimbje të fortë zemre, kam jetuar me konfuzion te brendshëm, kam luftuar me demonët e mi më të këqinj.…
Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astirit” teksa protestonin, ka reaguar OSBE. “Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit. OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj t’u qëndrojnë atyre. Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje çfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes. Gjithsesi, këto procese janë…
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin për blerjen këpucësh për Gardën e Republikës. Procedura e hapur ka si fond limit 12.1 milion lekë dhe afati i mbylljes së tenderit është deri me datë 7 nëntor 2019. Referuar shpalljes, në total do të blihen 2200 palë këpucë për punonjësit e Gardës së Republikës. Këpucë Gjysma Uniforme Vere palë 550 Këpucë Gjysma Uniforme Dimri palë 550 Këpucë me qafa stërvitje Vere palë 450 Këpucë me qafa stërvitje Dimri palë 450 Këpucë tip atlete palë 20 Atlete Sporti palë 200
Vitamina K luan një rol kryesor në ndihmën e mpiksjes së gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Për dallim nga shumë vitamina të tjera, vitamina K nuk përdoret zakonisht si një suplement dietik. Ja nevojat ditore për të sipas moshës. Vitamina K është në të vërtetë një grup komponimesh. Më e rëndësishmja nga këto komponime duket se është vitamina K1 dhe vitamina K2. Vitamina K1 merret nga zarzavatet me gjethe dhe disa perime të tjera. Vitamina K2 është një grup përbërësish që merret kryesisht nga mishi, djathërat dhe vezët dhe sintetizohet nga bakteret. Kohët e fundit, disa njerëz kanë përdorur…
Një kompani udhëtimesh po punëson pesë deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë për të testuar vendet të cilat pritet të blihen nga blerësit më të pasur. Për më tepër, kandidatëve të suksesshëm do t’u paguhet një pagesë prej 2,550 dollarë për secilën shtëpi ku ata qëndrojnë, dhe gjithashtu do të kenë mundësinë për të vizituar këto banesa 10-15 herë në vit. Tregu në internet HushHush.com, i cili e quan veten “Amazon për milionerë”, po punëson “testuesit e shtëpive luksoze” për të qëndruar në prona, përfshirë një rezidencë luksoze përgjatë Rivierës Franceze,…
Të tonifikosh muskujt e këmbëve nuk është aq e thjeshtë, por as shumë e vështirë. Mjafton të ndiqni disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të konsumoni, si dhe të ushtroheni paksa Nëse nuk keni vullnet të bëni shumë ushtrime ose të shkoni në palestër, mos u shqetësoni pasi nuk jeni të pashpresë. Për ju përtacët ekziston një ushtrim që do t’ju ndihmonte shumë në këtë rast. Çfarë duhet të bëni? Hapini shumë këmbët dhe qëndroni në majë të gishtave. Mbajeni trupin në një pozicion të tillë që duket sikur do të uleni në një karrige. Duart mbajini mbi ije dhe…
Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja është një prej personazheve më të shoëbizzit shqiptar që herë pas here thumbon Kryeministrin Edi Rama. Së fundmi përmes një videoe të postuar në Instastory aktori ka treguar se policia i ka vënë gjobë 20 mijë lekë vetëm përse ka parkuar diku për 10 minuta. E në këtë moment Veleshnja ka shpërthyer keq ndaj policisë dhe kryeministrit Rama për këtë shtetet ku policët janë të detyruar të vendosin gjoba. Aktori në fund shan keq Ramën ku i thotë: ik ooooo Edvin Rama dy fjalë ka vllai jot për ty: Fack you dhe shteti…
Reperi i njohur, Stresi ka publikuar klipe të njëpasnjëshme pas daljes nga burgu. “Nuk o veç gang” është një ndër këngët e tij të fundit, që ka mbledhur mbi 1.5 milionë klikime. Raportohet se disa xhirime janë realizuar në Gjermani, ku Stresi shihet me makina luksoze ngjyrë ari. Një pjesë të klipit Stresi e ka realizuar në Gjermani dhe gjatë xhirimeve hasi probleme me policinë. Ata ia bllokuan makinën, pasi ajo prishte rendin publik, pasi ishte vendosur keq në mes të rrugës dhe kishte shkaktuar trafik. Por duket se pasi e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë,…