Ambasada amerikane në Tiranë vazhdimisht nxjerr informacione në lidhje lotarinë. Në facebook, ambasada i bën thirrje të gjithë aplikuesve që të mos paguajnë për të aplikuar, pasi regjistrimi është falas. “Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu https://bit.ly/311To7J #PyetAnen“, shkruan faqja zyrtare ambasada në facebook.
Author: tirana
Katër persona, anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autor, katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z. Ky i fundit i arrestuar edhe më parë, konkretisht në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno. Në sendet e vjedhura, u gjet edhe medalja e Champions-it e lojtarit…
Prej muajsh raportet mes Turqisë dhe Greqisë janë të tensionuara. Grekët raportojnë vazhdimisht futje të avionëve turq në hapësirën territoriale të tyre, për të cilën vazhdon debati për gati një shekull me turqit. Zonat më të prekura janë ato kufitare, siç është për shembull ishulli grek që sheh përballë Turqisë, Oinousses. Grekët lokalë kanë gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur sipas tyre provokimeve turke duke ndërtuar një flamur gjigant në majën e malit të ishullit, raporton Albeu.com. Bëhet fjalë për një flamur me sipërfaqe 6 dynim, i cili u ndërtua për disa muaj me punë vullnetare, siç raportojnë mediat greke.…
Situatë e tensionuar edhe këtë mëngjes në Shkozë. Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Banorët kanë deklaruar se IKMT ka njoftuar për t’u shembur disa nga banesat në kuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit, por sipas tyre nuk kanë marrë më parë vendimin. Një ditë më parë pati tensione dhe përplasje mes banoreve dhe policisë. Ndërkohë që rruspat shembën vetëm njërën nga banesat. Banoret qëndruan të ngujuar nëpër tarraca për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të IKMT.
Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, tha mbrëmjen e së mërkurës se i ka adresuar një pyetje Policisë së Shtetit dhe asaj të Kavajës mbrëmjen e djeshme, dhe edhe pse kanë kaluar pothuajse 24 orë nuk ka marrë përgjigje. “Ka dalë një informacion, i cili thoshte se personi që ka mbetur i vrarë, ka pasur një problematikë të vazhdueshme me policinë. Sipas të dhënave, ishte i kërkuar nga policia, të dhënat e publikuara sot tregojnë se jo vetëm ka qenë në kërkim policor, por edhe me vendim gjykate, me arrest. Jo vetëm kaq, por pak kohë më parë kishte…
Shqipëria U-21 mposhti me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” Kosovën U-21 ditën e djeshme, por fitoren e parë që kuqezinjtë arritën në grupin eliminator përballë “dardanëve”, duket se nuk e ka pëlqyer futbollisti kosovar i Ferizajt, Taulant Dajaku. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Dajaku e krahason situatën si ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, duke lënë të kuptohet që si vëllezër mes Shqipërisë dhe Kosovës, do ishte mirë që ekipi i Bushit t’ia linte fitoren, duke qenë se Kosova ka shpresa për kualifikim në Europianin e të rinjve. Futbollisti ka disa fyerje edhe për trajnerin Alban Bushi.…
Edi Reja i ka ndryshuar komplet fytyrën kombëtares në krahasim me atë të trajnerit të mëparshëm Kristian Panuçi. Kur erdhi në fillim ishim me tri pikë, dhe tashmë jemi me 12 dhe me një kombëtare që në çdo takim synon fitoren. E vetmja sfidë super negative e tij deri më tani ka qenë ajo me Francën, që fundja është kampionia e botës në fuqi. Në gjashtë ndeshje të luajtura kemi fituar 3 dhe kemi humbur po 3, duke shtuar që me Islandën dhe Turqinë nga ndeshjet që janë parë në fushë rezultati duhej të ishte ndrysh. Ndeshjet e radhës janë…
Monika Kryemadhi ka folur për studimet e vajzës së saj jashtë vendit. Kryemadhi sqaroi se si prind është krenare për vajzën e saj që po i bën studimet jashtë, ndërsa si politikane thotë se ka dështuar duke mos e garantuar një arsim cilësor në vend. “E kam thënë dje dhe u keqkuptua me Lubonjën. Të studiosh matematikën sot është nga zgjedhjet më të vështira. Si prind jam krenare, e ka një dhunti me numrat dhe ka gjetur mundësinë për tu arsimuar diku jashtë vendit, dhe si politikane jam e dështuar. Pse të mos ia siguroj vajzës time një studente ekselente…
Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e kësaj të mërkure një thënie dite, nga diplomati dhe poeti meksikan, Octavio Paz. “E vetmja gjë që e bashkon sot Europën, është plogështia e saj përballë fatit”, ka thënë Paz, e që Rama e ka postuar si thënie dite. Me këtë, Rama ka dashur të shprehë zhgënjimin ndaj Europës, ose më saktë ndaj 2-3 vendeve të BE-së, me në krye Francën, që vendosën të bllokonin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pavarësisht se BE thotë se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli.
Një video e Aleksandri Simos dy-vjeçarit nga Florida është bërë virale për reagimin e tij të adhurueshëm, ku u la nga nëna e tij e cils u largua për në punë duke mos i dhënë një puthje përshëndetëse. Tot sapo kishte përfunduar një lojë futbolli, kur nëna e tij Diana Simos nxitoi duke hapur derën dhe harroi t’i jepte përshëndetjen e duhur. Ai hodhi duart lart në mosbesim duke treguar zemërimin e tij: Mami Mami … mua …. Ishte babai i Aleksandrit, Christos, që mori telefonin e tij për të filmuar reagimin qesharak të Aleksandrit vetëm për një puthje. Në…
Nga Mero Baze Vetoja franceze kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po shoqërohet me një lum paralajmërimesh për pasojat që mund të ketë kjo për Ballkanin dhe raportet me Europën, me shpresë se mund ta lëvizi Francën nga pozicioni i saj. Por duket se nuk do të ndodhë. As Franca nuk do bëhet një vend i dashur për shqiptarët dhe maqedonasit, dhe as këto dy vende, nuk do bëhen anti-perëndimore. Por brenda Europës natyrisht diçka do të ndodhë. Do të ndodhë, pasi këto janë kushte të Francës kundër Europës, dhe jo kushte të Europës kundër Shqipërisë…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar temën e shumë përfolur ditët e fundit, hapjen e negociatave me Shqipërinë. Teksa ishte e ftuar në “Fax news”, Kryemadhi fajësoi kryeministrin Rama për zvarritjen e negociatave me BE-në. E pyetur nëse ishte penduar për ndonjë vendim të saj, Kryemadhi u shpreh: “Një gjë e gabuar ka qenë ligji për plehrat dhe ligji për arsimin e lartë. As nuk duhet të kisha votuar. Ka shumë gjëra që njeriu mund të pendohet në jetë. Por nuk jam penduar që jam martuar me Ilir Metën dhe s’jam penduar që kam bërë 3 fëmijë”, u shpreh Kryemadhi.