Monika Kryemadhi ka folur për studimet e vajzës së saj jashtë vendit.
Kryemadhi sqaroi se si prind është krenare për vajzën e saj që po i bën studimet jashtë, ndërsa si politikane thotë se ka dështuar duke mos e garantuar një arsim cilësor në vend.
“E kam thënë dje dhe u keqkuptua me Lubonjën. Të studiosh matematikën sot është nga zgjedhjet më të vështira.
Si prind jam krenare, e ka një dhunti me numrat dhe ka gjetur mundësinë për tu arsimuar diku jashtë vendit, dhe si politikane jam e dështuar.
Pse të mos ia siguroj vajzës time një studente ekselente të studiojë këtu?!
Më herët kemi pasur disa nga universitetet më të mira në Rajon”, tha Kryemadhi në “Aktualitet”
