Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë. Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës. Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave. Pse i zgjidhni? Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë.…
Author: tirana
Gjermania do ta lehtësojë punësimin e fuqisë së kualifikuar të punës edhe për vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Ligji i ri që do të zbatohet duke filluar nga viti 2020 parashikon që qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së kurse kanë kualifikimet e nevojshme për në Gjermani të marrin leje- qëndrim prej gjashtë muajve që të gjejnë punë në mënyrë të pavarur, por me kusht që të mbijetojnë me të ardhurat e tyre personale. Ndërsa sipas ligjit aktual punësimi u ofron prioritet punëtorëve vendas që janë pjesë e BE-së. Me ligjin e ri, renditja do të bëhet pas…
Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit. Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur. Mjaltin mund ta tresni edhe…
Me sa duket në Francë kanë një problem shumë të madh me himnet e vendeve të tjera para aktiviteteve të rëndësishme kombëtare. Pasi u bënë gazi i botës në ndeshjen Francë Shqipëri për kualifikueset e Europianit, francezët e përsëritën këtë bëmë në një tjetër ndeshje të rëndësisë së veçantë, në kualifikuesen e Ligës së Kampioneve për hokej. Klubi i Grenoble priste zviceranët e SC Bern dhe në aktivitete të tilla, edhe pse bëhej fjalë për klube, para ndeshjes luhen himnet kombëtare të vendeve përkatëse. Për çuditë e të gjithëve, në pallatin e sportit ku zhvillohej ndeshja u shpalos në ekran…
Diellza Kolgeci është ish-miss Kosova e vitit 1996. Ajo është një modele mjaft e dashur jo vetëm për publikun në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Diellza është e martuar me Fisnik Rugovën, një basketbollist profesionist që luan për Prishtinën dhe Kombëtaren e Kosovës. Kolgeci dhe Fisniku janë prindër të një vajze 5 muajshe. Vajza quhet Helena Rela Rugova. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Diellza Kolgeci ka treguar për këtë përvojë të bukur, si ka ndryshuar jeta e saj tani që është nënë, por edhe detaje të tjera interesante rreth jetës familjare dhe profesionale. Ka qenë një lindje…
Gjinjtë e femrës janë parë gjithë kohës si simbol i jetës dhe pjellorisë dhe disa nga divat më të famshme në historinë e kinemasë i kanë ekspozuar ato gjithë krenari ndër vite Nëse mbyllim stereotipet zbulojmë se në qendër të vëmendjen nuk janë vetëm siluetat shpërthyese si të Kim Kardashian, por gratë si Emma Stone, Keira Knightley, Charlotte Gainsbourg, Alicia Vikander dhe Kate Moss. Dhe lista mund të vazhdojë edhe më gjatë… Sipas një studimi, burrat e mençur tërhiqen më shumë nga gratë me gjinj të vegjël sepse i shohin ato si më të pavarura dhe vetëbesuese. Një artikull i…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”. Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”. Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e…
Aktorja shumë e dashur për publikun, Angelina Jolie, vetëm së fundmi ka promovuar filmin e saj më të ri “Maleficent: Mistress Of Evil”, i cili është pritur me padurim nga publiku pas suksesit të madh që kishte pjesa e tij e parë. Ky film e riktheu aktoren në botën e aktrimit pas plot katër vitesh mungesë. Në një intervistë të dhënë për ‘People’, Angelina ka treguar se periudha larg kinematografisë ka qenë padyshim periudha më e keqe e jetës së saj. “Ishte një kohë e ashpër. U riktheva pas disa vitesh të vështira dhe nuk ndihesha shumë e fortë. Në…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytezën e Ballshit pasditen e sotme, ku një 60 vjeçare ka spërkatur me benzinë komshien e saj me qëllim për ta djegur. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Pas kësaj, gruaja me iniciale P.T., ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur. Njoftimi i Policisë: Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes. Sot rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras. Nga informacionet e para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë ka humbur jetën një person. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
Vedat Ademi është baba i dy djemve dhe me ata ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Këngëtari i njohur përpiqet që të kalojë sa më shumë kohë me ta, duke u plotësuar dëshirat dhe zhvilluar pasionet e tyre. Pavarësisht se djemtë janë të vegjël ata kanë nisur të tregojnë se ku janë më shumë të prirur dhe mesa duket Jon Arti e ka zgjedhur rrugën që do të ndjekë në të ardhmen. Vedati ka zbuluar se djali i tij i madh mund të jetë një këngëtar shumë i mirë në të ardhmen, sepse përveçse këndon shumë mirë i bie…
Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për A2, ku foli për situatën aktuale të bisedimeve për negociatat. Edi Rama: Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë…