Author: tirana

Nga Edi Rama, shkruar për https://www.politico.eu/article/peter-handke-nobel-prize-literature-edi-rama/ Vendimi i Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Peter Handke-s javën e kaluar, ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë jo vetëm botën letrare, por edhe atë politike. Autori austriak është një mbështetës i vjetër i ish-liderit nacionalist serb, Slobodan Milosheviç dhe një mbrojtës i fushatave të tij të gjenocidit në luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990. Pavarësisht shfaqjes së provave të forta në lidhje me krimet e regjimit serb, Handke arriti deri aty sa të merrte pjesë në gjyqin e ish- diktatorit në Hagë dhe, më vonë, në funeralin e…

Read More

Nga Mero Baze Lulzim Basha duket se po kërkon një shteg të rikthehet në sistem. Partia e mbetur rrugëve nga revolucioni i pranverës, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani duket se shikon “të vetmen rrugë”, siç thotë Basha, reformën zgjedhore. Kjo nuk ja vlen të merret seriozisht si një rrugëzgjidhje, por më shumë si një rrugëdalje e Bashës nga spiralja ku ka hyrë. Ai do doemos një shteg për të ikur nga rrugët. Por pasojat e daljes së partisë në rrugë dhe e plotësimit të Kuvendit me deputetët e listës së tij rezervë, kanë krijuar një realitet të ri.…

Read More

“Shpresat” e Alban Bushit më në fund japin shpresa. Kuqezinjtë kanë arritur që të fitojnë 2-1 vëllazëroren ndaj Kosovës, në duelin e 21-vjeçareve të luajtur në “Elbasan Arena”. Pas një pjese të parë shumë të mirë, ku vetëm ndërhyrjet e portierit Smakiqi bënë që rezultati të mbetej 0-0, në të dytën, pikërisht 15 minuta nga fundi, fillimisht do të shënonte Tafa dhe 5 minuta më pas do të gjente golin edhe Muçolli. Kosova ndërkohë shkurtoi diferencën me anë të Baftiut, por nuk pati kohën e duhur për të kërkuar barazimin. Me këtë fitore, Shqipëria U-21 ngjitet në kuotën e 5…

Read More

Me zë dhe me figurë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si organizohet prostitucioni në Korçë. Një person i infiltruar i emisionit udhëtoi drejt Korçës ku kishte lënë takim me të ashtuquajturin Laci, i cili rezulton se është një tutor. Takimi me të u organizua në lagjen “1 Maji” pas Medresesë. Sapo i infiltruari i emisionit “Stop” takohet me Lacin, ky i fundit e pyet nëse është polic. Tutori 1: Ça bën? Qytetari 1: Si jeni? Qytetari 2: Ç’kemi byrazer? Tutori 1: Ç’kemi? Si dukesh? Qytetari 2: Hajt mo, mirë, mirë! Si ia kalon ti? Qytetari 1: Si je ti? Tutori 1: Mirë, mirë!…

Read More

Për një shekull, kartëmonedhat tona paskan qenë shkruar gabim dhe u desh një shkrim i redaktores së gjuhës shqipe, Sevi Lami, që Banka e Shqipërisë të korrigjonte shkrimin në prerjet e reja. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sevi tregoi se prej kohësh i kishin rënë në sy gabimet drejtshkrimore në kartëmonedhat tona e në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për vendosjen apo mos vendosjen e “ë” apo “ç”. Përmes një shkrimi “Leku….një shekull i shkruar gabim”, Sevi ngriti shqetësimin lidhur me mënyrën se si ishin shkruar numërorët shprehje, si “Dy mijë lekë”, “Pesë mijë lekë” apo…

Read More

Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global. Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij. Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër. Në ndarjen e vështirë midis flokëve dhe lëkurës së shëndetshme, në artikullin e sotëm nga AgroËeb.org do të flasim për një problem të flokëve që prek shumë persona. Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm. Në të gjithë botën numërohen rreth…

Read More

Kanceri i zorrës së trashë, është kanceri i tretë më i përhapur si tek femrat dhe tek meshkujt, Por, sipas një studimi të ri, ky lloj kanceri pritet të mos jetë më problem. Kjo pasi që është gjetur se në vajin e kokosit gjendet një përbërës aktiv anti-kancer që premton shumë. Ky përbërës quhet “acidi laurik”, dhe sipas studimit të publikuar në revistën Cancer Research, hulumtuesit nga Universiteti Adelaide kanë zbuluar se ky komponent shkatërron 90% të qelizave të kancerit vetëm pas dy ditë trajtimi. Vaji i kokosit përmban rreth 50% acid larik dhe një zinxhir mesatar triglicerine, i cili…

Read More

Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit, kur sheh që dikush teshtin vazhdimisht; dikush merr frymë me vështirësi; një tjetër ka temperaturë, ethe dhe lodhje; dëgjon që njerëzit ankohen për dhimbjet e muskujve dhe kockave; sheh çaj kamomili me mjaltë në çdo lokal… Ndryshimi i temperaturave solli me vete dhe gripin sezonal, që ka pasoja serioze për njerëzit që vuajnë nga obeziteti ekstrem, sëmundjet kronike të mëlçisë, problemet e sistemit imunitar, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe jo vetëm. Vaksinimi i përvitshëm është një ndër mënyrat më efektive për të ulur rrezikun për t’u prekur nga gripi. Përpos vaksinimit dhe barnave antivirale të…

Read More

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla. “Ju lutem, kam 6 vite që lutem… janë fëmijë që nuk kanë asnjë faj”, shprehet nëna, mide Dumani. E larg Shqipërisë, vajza i kërkon nënës vetëm të bashkohet me familjen. Besimi se kjo do të ndodhë është kthimi në atdhe i kosovarëve në shkurt të këtij viti, siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel. Audio e vajzës: “Veç duam të vijmë atje. Nuk kemi…

Read More

Sot këngëtari i ndjerë, Ergi Dini do të festonte 25-vjetorin e lindjes. Por një aksident i tmerrshëm me motor, i mori jetën në nëntor të 2016-ës, atij dhe shokut të tij të ngushtë, Kejdi Halilit. Për familjen e Ergit, 15 tetori, nuk është më ditë gëzimi, por ata jetojnë me kujtimet e bukura që ai la pas. I ati i Ergit dhe e motra, këngëtarja Barbana Dini ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, në TV Klan. Mes lotësh, i ati i Ergit tha se, ndonjëherë shkon drejt telefonit dhe bëhet për ta marrë, duke menduar se ai jeton në…

Read More

Kompania Apple ka nisur një plan riparimi falas për modelet iPhone 6 dhe iPhone 6S, në lidhje me një komponent të karikimit të baterisë. ”Jo të gjithë iPhone 6 dhe 6S janë të përfshirë”, thekson faqja e internetit e MacRumors, që shton se telefonat më të prekur nga problemi janë shitur midis tetorit 2018 dhe gushtit 2019. Për të kontrolluar nëse pajisja juaj është në këtë lloj, mund të shkoni në faqen e internetit të Apple dhe të kontrolloni numrin serial. Pas verifikimit, mund ta çoni iPhone-in në një qendër riparimi Apple. Telefonat inteligjentë të prekur nga problemi kanë vështirësi…

Read More

Aktorja e njohur hollivudiane, Felicity Huffman u është dorëzuar autoriteteve dhe do të vuajë dënimin në një burg federal në Kaliforninë Veriore, pasi u shpall fajtore për pagimin e milionave për të futur vajzën e saj në shkollë elitare. Ylli i serialit “Desperate Houseëives” iu dorëzua autoriteteve në Institucionin Federal në Dublin, Kaliforni, i cili është rreth 40 milje në lindje të San Francisko-s, tha përfaqësuesi i saj. Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 30,000 dollarësh dhe të kryejë 250 orë shërbim në komunitet nën dënimin e dhënë nga gjyqtarja e rrethit amerikan muajin e kaluar. Aktorja 56-vjeçare pranoi…

Read More