Që në fillim duhet thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në situatën më delikate: kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar. Por, kjo klasë po bën rezistencë, sepse nuk po pranon që të ngrihen institucionet e reja antikorrupsion. Pikërisht këtu ka nisur konflikti amerikan me klasën e korruptuar shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse kjo…
Author: tirana
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në forumin e përvitshëm “Cavtat” që mbahet në Durovnik të Kroacisë, ndërsa në të marrin pjesë parlamentarë të shumtë nga Bundestagu i Gjermanisë, Parlamenti Evropian si dhe ekspertë të ndryshëm nga Evropa Lindore. Me një postim në “Facebook”, Bushati ndalet edhe tek sfidat që ka sot Shqipëria për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, anëtarësimi në Evropë është e vetmja shpresë për vendin tonë pasi përmes kësaj rruge do të fuqizohet demokracia dhe qytetarët do të kenë një mundësi më të mirë socio-ekonomike. Ai shfrytëzon rastin…
Artistja Jane Fonda është arrestuar në Ëashington teksa manifestonte për klimën. Lajmin e bëjnë me dije mediat amerikane. Fonda, 81 vjeç, ndodhej me një grup kundërshtarësh pranë Kongresit amerikan, për të shtyrë në një aksion kundër ndryshimeve klimatike. Të 16 personat që protestonin mes tyre edhe Fonda, janë marrë nga policia. Pak përpara arrestimit ajo i ishte drejtuar manifestuesve duke e cilësuar klimën një ‘krizë kolektive që ka nevojë për një përgjigje kolektive.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të bëhen pengesë serioze në këtë proces të rëndësishëm. 43 deputetët demokrat hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamentin me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata quajnë prova të qarta se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale. “Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të…
Me rolin e postierit në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Oni Pustina nuk kishte si të mungonte në premierën e filmit të regjisorit të atij formati, Eduart Grishaj. I shoqëruar nga partnerja e tij, ish-balerina Linda Poda, ai dukej shumë në formë dhe i kuruar, sikur të ketë bërë kompromis me kohën. Dhe nuk është shumë rastësi, forma e tij fizike prej një ish-modeli është rezultat i kujdesit të madh për veten, siç është dhe rutina e biçikletës. Një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe i adhuruar nga shumë vajza për pamjen e tij, modeli,…
Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për tu argëtuar duke mos menduar, për një here të vetme për punën. Edhe për beqarët do jetë një fundjavë e mirë. Puna: Disa probleme në vendin e punës që nuk janë zgjidhur ende po ju shqetësojnë edhe një herë. Do të zgjidhni me qetësi gjithçka. Demi Dashuria: Në këtë ditë të mrekullueshme do të keni mundësi…
Duke pasur parasysh se kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes në botë, është tronditëse se sa shumë prej viktimave nisën mjekimin në fazat e fundit të sëmundjes, kur mund të bëhet fare pak për t’i ndihmuar ata. Kjo jo shumë për fajin e tyre, sepse simptomat e kancerit në fillim duken si të padëmshme, e si një gjendje që ne do e kalojmë për pak ditë. Zbulimi i sëmundjes në fazat e hershme të tij është thelbësor për trajtimin dhe shërimin e tij në mënyrë efektive. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë rreth…
Ka një përpjekje nga një rreth opinionistësh të fushatës pro Kurtit, për të konsideruar fillimin e qeverisjes së tij, si një qeverisje kundër ndikimit të Shqipërisë në Kosovë. Për mua ky është një lajm i mirë dhe do t’ia dëshiroja çdo kryeministri të Kosovës. E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet shtet serioz, i pranueshëm dhe i besueshëm, është të zhvillojë një identitet shtetëror e administrativ ndarazi me Shqipërinë, për t’i bindur të gjithë, se ja ka vlejtur njohja dhe pranimi si shtet. Kjo ka qenë ide fikse e themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit të parë të saj, Ibrahim…
Përshkallëzim ushtarak në Siri pas sulmit turk. Ndërsa ka qindra viktima në radhët kurde dhe mijëra njerëz janë duke ia mbathur nga zonat e konfliktit, SHBA ka ndërhyrë për të detyruar Ankaranë t’i japë fund veprimeve ushtarake kundër kurdëve. Erdogan i përgjigjet dekaratave: “Megjithë kërcënimet, ne nuk do të ndalemi”. Erdogan ka kërcënuar Evropën që të nisë dëbimin e refugjatëve “nëse insiston në pengimin e operacionit”. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, nxit BE-në të mos pranojë shantazhe dhe i kërkon të githave vendeve të unionit “të veprojnë me një zë”. Ndërkohë, Hollanda ka pezulluar shitjet e armëve në…
Mikrobioma e bebeve varet nga mënyra e lindjes, nëse është natyrale apo cezariane. Duket se fëmijët që lindin me operacion kanë një florë bakteriale intestinale ndryshe nga fëmijët që vijnë në jetë në mënyrë natyrale, ku bëjnë pjesë edhe baktere që potencialisht mund të jenë të rrezikshme. Dhe pikërisht përbërja e mikrobiomës ka një rëndësi të madhe në shëndetin e organizmit, madje edhe mbi organe që në dukje nuk kanë lidhje me zorrët apo tretjen. Pas studimeve shumë vjeçare, ekspertët në kërkimin e fundit, kanë dalluar pikërisht këtë ndryshim dhe që mund të ketë pasoja në shëndet, si përshembull në…
Nga 15 prokurorë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vetëm 5 prej tyre kanë kaluar përfundimisht filtrin e vetingut që është kusht për të qenë pjesë e kësaj strukture. Komiteti Shqiptar i Helsinkit I cili monitoron procesin e vettingut për kandidatët për SPAK-un; ve në dukje se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë në shkallë të parë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pesë prej këtyre vendimeve…
Rina Balaj është një prej emrave më të komentuar dhe më aktive të skenës shqiptare. Por pak ditë më parë, Rina ka marrë një vendim të papritiur. Ajo ka mbyllur profilin zyrtar në rrjetin social Instagram dhe këtë e ka konfirmuar edhe motra e saj përmes një postimi. “Rina nuk do te jete aktive per nje kohe te caktuar per arsye personale, faleminderit per mirekuptim!!”, ka shkruar ajo në postim. Projekti i saj i fundit është kënga ‘Ideal’ e cila u mirëprit nga fansat e saj.