Dorjana Bezati* -Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim! Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?! Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.…
Author: tirana
Shqipëria reziston deri në frymën e fundit, por eliminohet nga Europiani që në raundin kualifikues. Kuqezinjtë nuk kanë mundur të marrin pikë në transfertën turke ndaj kombëtares së Turqisë, duke u mposhtur me shifrat, 1-0. Tosun ishte autori i golit të vetëm.
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, në një intervistë për emisionin “Oda” rrëfeu ndër të tjera për ndarjen nga jeta të djalit të saj. Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, më 6 maj të vitit 2018 dhe në një rrëfim të ndjerë shkrimtarja shprehet se nuk ka prind që pranon humbjen e fëmijës. “Unë jam tërhequr. Lexuesi kërkon më të mirën tënde. Nuk mund të transmetosh vetëm zinë dhe dramën, sepse është e rëndë. Sa është intime marrëdhëniua me lexuesin, por nuk është aq e drejtpëdrejtë dhe prandaj…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit. Burime pranë familjes bëjnë me dije se fëmija ka qënë duke luajtur në oborrin e shtëpisë ku ka shkarë dhe ka rënë në gropën ku babai po zinte raki. Largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.
Ndryshojnë rregullat për pensionin e pleqërisë dhe atë suplementar Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të miratuara dje, qeveria ka bërë një numër ndryshimesh në rregullat aktuale të përfitimit të pensioneve të pleqërisë apo atyre suplementare. Punonjësit e bujqësisë Sipas VKM-së së parë, për efekt të përfitimeve për pension, do të njihen si periudha sigurimi të gjitha periudhat nga data 1 tetor 1993 deri në 31 dhjetor 2014, për të cilat nga personat e vetëpunësuar në bujqësi janë paguar kontributet e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, sipas procedurave të kohës. Kjo, pavarësisht vendbanimit të tyre sipas regjistrit të gjendjes civile…
Jorgo Papingji, është autor i qindra teksteve të muzikës, ndërsa 8 vite më parë ai ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. Por pavarësisht se çmimin e ka marrë 8 vite më parë, ai sot e asaj dite nuk merr pensionin e veçantë që i takon. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë . “Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin…
Është zbuluar video e sherrit mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit. Insport ka publikuar momentin kur dyshja e Kombëtares së Kosovës kapen në stërvitje, pak ditë para përballjes me Malin e Zi.
Shpeshherë i shohim macet si qenie që na tolerojnë neve vetëm për shkak se i ushqejmë e kujdesemi për to. Por, një studim i ri ka zbuluar se ndoshta jemi duke i nënvlerësuar kafshët tona shtëpiake, transmeton Telegrafi. Siç duket, macet vërtet se kanë nevojë për pronarët e tyre dhe se lidhen emocionalisht me ta njësoj sikurse qentë. Si e zbuluan këtë shkencëtarët? Shkencëtarë i kanë ftuar 70 pronarë të maceve, me kafshët e tyre shtëpiake, dhe u kanë kërkuar ta kryejnë një detyrë të thjeshtë. Secili pronar është dashur të qëndrojë me kafshën e vet për 2 minuta në…
Kanë nisur tensionet në ndeshjën Turqi-Shqipëri. Në minutën e gjashtë në stadiumin e Stambollit. Në minutën e gjashtë, Bare është përplasur me mbrojtësin e Juventusit, Demiral. Shkak është bërë një faull në mesfushë ndaj shqiptarëve. Të dy futbollistët janë ndëshkuar me karton të verdhë!
“Anuloni çmimin Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke!”. Është ky peticioni që po nënshkruhet me shpejtësi nga mijëra shqiptarë anembanë botës pas reagimeve të ashpra që shkaktoi në publik, e madje dhe në qarqe politike e akademike vendimi i jurisë që akordon çdo vit çmimin Nobel të Paqes, e që këtë vit ka vendosur dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke, i akuzuar se ka mbështetur krimet çnjerëzore të Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Qytetarët, të cilët në më pak se 24 orë kanë arritur në mbi 18 mijë, shprehin zhgënjimin e tyre…
Një mollë në ditë mban mjekun larg… kaq e thjeshtë do të ishte nëse me kalimin e viteve nuk do të na lindnin pyetje: është mirë ta qërojmë lëkurën apo jo, po nëse është e mbushur me pesticide, si duhet ta lajmë mollën për t’i hequr dyllin, sa i dëmshëm është ky i fundit etj etj.. Sikur ta këpusnim me dorën tonë kokrrën e mollës nga pema, nuk do i kishim këto pyetje, por rritja e frutave jashtë sezonit e me lloj lloj mënyrash duket se do shndërrojë ndonjë ditë proverbën e vjetër në: një mollë në ditë afron mjekun…
Në prag të ndeshjes që kombëtarja kuqezi luan sonte përballë Turqisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet më të fundit nga Arena Kombëtare.“Një moment live nga #ArenaKombëtare me urimin që kuqezinjtë sonte të na përfaqësojnë denjësisht” – shkruan Rama teksa publikon videon: