Ish-moderatorja e njohur e “Vizionit të pasdites”, Anila Çela, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, ku teksa fliste për eksperiencën gjatë këtyre viteve në moderim, preku edhe marrëdhënien e saj me Orinda Hutën. Në vitin 2015, ajo e ndau emisionin e saj me Orindën dhe Arbër Karkinë, ndërsa ka treguar në studio marrëdhënien që kishte me kolegët. Asokohe, u përfol shumë për një sherr mes Orindës dhe Anilës, pasi të dyja ndanin të njëjtin emision. Anila pranoi se me Orindën s’kishin qenë mikesha të ngushta, mirëpo kishin ruajtur një marrëdhënie korrekte si kolege në punë dhe…
Author: tirana
Një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi denoncoi publikisht se mazhoranca ka mashtruar me raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, duke mos shpërndarë dokumentin origjinal. Sipas tij diferenca në dy dokumentet është shumë e qartë. Presidenca lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17.00, pa specifikuar se kush do të dalë me deklaratë. Kjo konferencë vjen pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ku thuhej se ka indikacione se veprimet e Presidentit mund të mos kenë qenë të asaj natyre që justifikojnë nisjen e procedurave…
Të dielën e 13 tetorit kryeqyteti do të mirëpresë për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga 42 shtete të botës. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku…
Ditën e sotme Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndalimin e Marsida Qatjas, në banesën e të cilës u vra një shtetas dhe u plagos një oficer policie. Shkak për këtë urdhër janë dëshmitë e saj kontradiktore, të cilat kanë shtuar me shumë dyshime mbi ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë. Dëshmitë: 30-vjeçarja ka deklaruar në medie se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar i divorcuar baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj. Gjithashtu ajo mohoi të ketë lidhje me drogën dhe se në…
Dashi Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate me njeri tjetrin dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene shume te vendosur për te filluar një histori dashurie. Financat do jene edhe me te favorshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim te domosdoshëm. Demi Nëse jeni ne një lidhje shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin sepse jo çdo dite do jete pozitive. Beqaret, sidomos ata te divorcuarit, do jene me shume fat dhe do gjejnë tashme…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi sot Koplikun në Malësi të Madhe për inagurimin e një komisariati të ri. Ministri i Brendshëm u pyet edhe për stabilitetin dhe qetësinë e qytetin të Shkodrës, për të cilën Lleshaj tha se nuk është në momentet e saj më të mira. “Shkodra ka një trashëgimi për fat të keq jo të mirë në këtë fushë, në dekadat që kanë kaluar. Jemi përpjekur të fokusohemi shumë në Shkodër dhe ligji është një punë serioze. Nuk dua të them që ne kemi arritur aty ku duam, pasi ajo që ne duam nuk është një gjë…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të ulet edhe në karrigen e kryeministrit, tashmë e ka edhe një përkrahës nga bota e showbizit. “Sipas mendimit tim, Albin Kurti, duhet me u bo kryeministër i Kosovës, sepse e kam thënë edhe para një muaji në Instagram”, ka thënë Corleone. Ndërkohë ai ka pasur edhe disa fjalë për ata që i kanë humbur këto zgjedhje. Corleone thotë se ata duhet që të qëndrojnë në shpi, e të pinë çaj. “Këta që kanë humb le të rrinë në shpi, le të rrinë të shpija e le të…
Mediat gjermane shkruajnë se gjiganti bavarez nuk do ta lejojë sulmuesin të largohet në janar.Ditë më parë spekulohej se Thomas Muller do të largohet nga Bayern gjatë janarit. Sulmuesi gjerman është i inatosur me trajnerin Niko Kovac, i cili nuk po i jep hapësira të mjaftueshme. Muller i ka nisur vetëm tri ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe ai po e mendon largimin. Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez nuk do ta lejojë 30 vjeçarin të largohet në afatin kalimtar të janarit. Flitet se disa klube të njohura si Arsenal, Manchester United e Liverpool kanë shprehur interesim për…
Shoqata boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit. Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi. “Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiç, presidente e shoqatës. ”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga…
Kevin Systrom është një prej themeluesve të instagram. Shtëpia e tij në liqenin Tahoe ka një pamje përrallore. Me një mobilim tepër artistik amerikan, shtëpia rrethohet nga liqeni. “Kur isha i vogël shkoja te shtëpia e gjyshërve në mes të pyllit të Nju Hemshërit, dhe ajo shtëpi më linte shumë mbresa. Doja që dhe familja ime të ketë një shtëpi ku të shkojë çdo verë e të gjejë aty diçka vërtet mbresëlënëse”, ka thënë ai. Pamja e brendëshme e tij është e kuruar deri në detaje, duke iu përshtatur zonës piktoreske.
Një dëshmi ndryshe për vrasjen që tronditi Kavajën e që nxjerr detaje të reja që mund t’i japin një rrugë tjetër hetimeve. Nipi i viktimës ngre akuza ndaj policit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij. Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia. “E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat.…
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj, ku kërkon me urgjencë verifikimin e listave elektorale, si dhe shtimin e anëtarësimeve të reja në PD. UDHEZIMI Aneksi 1 – Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë Situata ne te cilen ndodhemi ben urgjente nevojen e verifikimit te listes elektorale ne territorin e QV qe ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rendesishme është edhe procesi i anetarsimeve te reja. Per permbushjen e detyrave te sipercituara eshte e nevojshme qe: o Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve…