Author: tirana

Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë sërish përmbytje në zonën e Kurbinit. Me dhjetëra hektarë tokë dhe shumë banesa janë të rrethuara nga uji. Përroi që kalon përmes qytetit ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur pjesën më të madhe të qytetit. Problematike situata paraqitet në fshatin Gjorem dhe Sanxhak. Ju kujtojmë se një situatë e ngjashme ndodhi edhe fundin e shtatorit.

Read More

Mbiemri: Nazaretas. Emri: Jezu. Lindur në: Betlehem (Palestinë) Banimi: Qiell, tokë e çdo vend tjetër. Kjo është “karta e identitetit” të Jezusit, botuar nga Radio Maria disa ditë më parë në faqen e komunitetit të saj në facebook, raporton Tirananews.al Përshkrimi vijon më sytë: plot dirtë, flokët: hyjnore, shtati: I lartë data e lindjes: 25 dhjetori. I biri i Marias dhe me profesion: vëlla i njerëzimit. Fill pas këtij publikimi në rrjetet sociale, Radio Maria është përballur me një “shpërthim” të pazakontë të fansave dhe të besimtarëve të krishterë, por jo vetëm, duke e quajtur këtë publikm një blesfami dhe…

Read More

Ndini Tavani, prokuror i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u përball ditën e sotme, 11 tetor  me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Vendimi për prokurorin Tavani ka marrë me shumicë votash,raporton tirananews.al, pasi një nga anëtarët e trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi ka qenë kundër. Në seancën dëgjimore të 7 tetorit, relatorja Bekteshi tha prokurori deklaron si pasuri një apartament të blerë në vitin 2015 në vlerën e 4.5 milionë lekëve dhe për të cilin ka paguar 3 milionë lekë me burim…

Read More

Armina nuk do jetë aspak një nuse tradicionale dhe gjatë bisedës në studio, e ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi disa nga detajet që do të ketë fustani i saj. “Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjerë, të personalizuar për mua. Dua dhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik”, u shpreh Armina. Fashionista tregoi se ka shfrytëzuar udhëtimet e punës për të bërë takime me disa dizenjues për të realizuar fustanin e ëndrrave. Një ide të fustanit Armina na i zbuloi edhe pak ditë…

Read More

Kujtim Gjuzi, Kryetari i Partisë Konservatore është kthyer në një ndër figurat politike më të komentuara në media, shumicën e kohës falë deklaratëve të tij. Mbrëmjen e sotme Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”. Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat dhe zonjushat, sikundër dhe ty. Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë. Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin…

Read More

Analistët kanë komentuar deklaratat e Albin Kurtit në lidhje me dialogun me Serbinë si dhe bashkimin kombëtar. Armand Shkullaku: Albin Kurti duhet të mbajë ato premtimet që ka dhënë për qytetarët. Nuk besoj që është votuar për dialogun. Sfida kryesore është të qeverisi Kosovën, ta çojë vendin në një stad më të lartë. Nuk besoj se njerëzit largohen nga Kosova, që Vuçiç nuk ra dakord me Thaçin. Në Kosovë ka probleme me korrupsionin, me rrogat. E rëndësishme është që të vendos një kornizë dhe një kuadrat ku do zhvillohet ky dialog. Ne e dimë që është bërë dialog sa për…

Read More

Presidenti Ilir Meta në një intervistë në “Open” e ka kaluar edhe me batuta, pyetjen lidhur me vendimet e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. “Nuk fle çdo natë me Monika Kryemadhin. Kemi axhenda të ndryshme”, tha Meta. Ai ka deklaruar më herët se nuk ka qenë dakord me vendimin e Kryemadhit për djegien e mandateve në bllok, madje tha se ishte gënjyer nga kjo e fundit. Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të Metës, kryetarja e LSI-së iu bashkua PD-së duke lënë karriget e parlamentit dhe dalë në rrugë duke protestuar kundër qeverisë “Rama”.

Read More

Qeveria e Malit të Zi përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, me iniciativën e Nënkryetarit për Politikë Ekonomike dhe Sistemit Financiar, Milutin Simovic dhe Ministrit të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavel Raduloviç, i është drejtuar me protestë Shqipërisë për ndotjen e vazhdueshme të lumit Buna, duke paralajmëruar se do të shprehte shqetësimin për institucionet ndërkombëtare. Mediat malazeze shkruajnë sot se jo vetëm qese plastike por edhe shpendë të ngordhur si pulast notojnë përmes brigjeve të lumit nga Shqipëria. Qeveria malazeze “këmbëngul vazhdimisht në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, duke bërë…

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e policisë së Tiranës, e cila për 8 orë me radhë ka terrorizuar një 72-vjeçar dhe familjen e tij, pasi dyshonte se ai ishte manjak seksual. Në fillim të muajit korrik 2019, një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen Don Bosko në Tiranë. Një i moshuar ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, teksa ato po luanin poshtë pallatit ku banonte. Me të drejtë, policia veproi shpejtë. Por, në vend që të shoqëronte, ndalonte apo arrestonte autorin, pasi për këtë ngjarje kishte edhe filmime, ndaloi një person tjetër. Një 72-vjeçar, me banim në…

Read More

Nga të gjitha cilësitë që mund të kemi, vetëdija dhe pranimi i vetvetes janë më domethënëset Nëse mund të vlerësoni objektivisht pikat e dobëta dhe të forta, atëherë mund të pranoni dhe dashuroni pa kushte vetveten. Por jo të gjithë mund ta bëjnë. Kur njihni dhe respektoni veten tuaj, është shumë e lehtë për të bashkëvepruar me njerëz të tjerë, ndërkohë që nuk keni nevojë për miratimin e askujt. Më poshtë do të flasim për shenjat zodiakale të cilat e kanë të lindur këtë cilësi dhe nuk ndryshojnë për asgjë dhe për askënd. Demi Për Demin është shumë e rëndësishme…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar sot në emisionin “Open” të gazetares, Eni Vasili i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. “Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit. PJESË NGA INTERVISTA Gazetarja (Eni Vasili): Zoti President mirëmbrëma! Presidenti Meta: Mirëmbrëma! Gazetarja: Faleminderit…

Read More

Tërë kohën jemi të brengosur për të ardhmen e fëmijëve dhe mundohemi t’i marrim vendimet më të mira për ta. Sidoqoftë, çfarë mund të mos kemi ditur deri tani është se fëmijëve u duhet siguruar hapësirë për të luajtur dhe për të eksploruar ata vet, transmeton Telegrafi. Siç duket, kjo ndihmon që ta përforcojë shëndetin mendor të fëmijëve. Aq më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë ndikohen nga tjerët Në jetët e përditshme, fëmijët vazhdimisht u ekspozohen gjykimeve të tjerëve dhe kjo i parandalon ata ta eksplorojnë botën vetvetiu. Si rezultat i kësaj, fëmijët mund ta reduktojnë kohën e…

Read More