Në 7 maj, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani celebruan dashurinë e tyre duke u bërë zyrtarisht burrë dhe grua. Ceremonia madhështore u zhvillua në Maldives dhe pamjet e dasmës ata i bënë publike në klipin e këngës “Duamë”. Me anë të klipit dhe fotove që publikuan në rrjetet sociale thuajse i pamë të gjitha, megjithatë ky detaj i rëndësishëm na kishte shpëtuar. Ne nuk kishim parë ende unazën e martesës së Miriamit dhe më mirë të mos e kishim parë sepse na mbeti fiksim. Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instagram një selfie ku ka vendosur dorën e majtë në…
Author: tirana
Familjarët e 35-vjeçarit shqiptar, Redian Abllanica, i cili humbi jetën në një aksident në Itali kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Bashkëshortja e tij, Serena Luicietto ka thënë për mediat se duhet të kryhet autopsia. “Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, tha ajo. Aksidenti që i mori jetën Redian Abllanicës ndodhi në mëngjesin e 4 Tetorit në zonën e Bessica-s. Sipas asaj që…
Policia e Krujës prej një jave po bën kontroll masiv në të gjithë territorin e Malësisë së Krujës për parandalimin goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Burime bëjnë me dije së në këtë operacion janë angazhuar edhe Forcat të Ndërhyrjes së Shpejt, të cilët po kontrollojnë zonën edhe nëpërmjet dronëve shkruan Report tv. Ditën e sotme në terren janë gjetur një sasi shumë e vogël, prej 6 rrënjësh kanabis, e ndërsa në atë të kryer ditën e premte 45 rrënjë. Në një prononcimi drejtuesi i policisë së Krujës, Artur Hebaj tha se në vitin 2019 ka pasur një sasi shumë…
Ditën e diel spektakli i “Portokalli” nisi puntatën e parë për këtë sezon. Me plot humor aktorët arritën të mbërthejnë para ekranit një audiencë të madhe. Këtë sezon pati disa ndryshime në kastin e aktorëve, megjithatë disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë besnikë në këtë spektakël. Një prej tyre është edhe Irgen Çela. Aktori si gjithmonë, me disa role të rëndësishme ia doli të shkaktojë të qeshura në publik. Tashmë ai është kthyer në një figurë shumë të dashur për të gjithë dhe rëndësia e tij në “Portokalli” është rritur. Madje, Ermal Mamaqi mendon se ai është aktori, i cili…
Ciklin e akuzave të ndërsjellta të politikanëve dhe mos dhënien e llogarisë për akuzat që u bëhen, profesor Përparim Kabo, në emisionin “Top Talk” në Top Channel, e ka konsideruar si ‘kod të mafies’. “Kjo sjellje është sipas kodit të mafies, duke paralajmëruar njëri tjetrin në distancë: nëse unë kam përfituar në një tender, ti ke përfituar në një tender tjetër. Prandaj hajde të bëjmë një pakt dhe të mos i prekim këto plagë. Deklarimi i pasurisë dhe ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar. Kur të ndodhë pastrimi në politikë ne do të shohim llahtare”, tha Kabo. Konstatimit të gazetarit…
“Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia”. Ky është mesazhi i fortë i aktores së dashur për shqiptarët Margarita Xhepa në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Aktorja teksa i është bashkuar fushatës së iniciuar nga ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje të gjitha grave që të shkojnë për një kontroll rutinë tek mjeku, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm nga prekja e sëmundjes së rrezikshme. “Nënat janë mbështetja më e madhe e fëmijëve dhe bashkëshortëve të tyre. Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia. Ndaj të dashura gra, shkoni për një vizitë rutinë tek mjeku,…
Psikopatët janë të fshehtë, dinakë dhe shpesh duken normalë nga jashtë, kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e pamundur t’i zbulosh. Por shumicën e rasteve, këta njerëz kanë vetëm një gjë të përbashkët: karrierën e tyre. Kevin Dutton, një psikolog dhe shkrimtar britanik, ka studiuar psikopatinë për shumë vite. Bazuar në hulumtimin dhe analizën e tij të plotë, ai shkroi librin, “Urtësia e psikopatëve”, ku hulumtoi 10 profesione që këta lloj njerëzish i zgjedhin. Dritare.net ka sjellë për ju, një listë me 10 profesione dhe ju shpjegojmë se përse ato tërheqin njerëzit me një psikikë të pazakontë. 10- Nëpunësi civil…
Familja Uilliams në Roki Rixh në Juta, SHBA, është shumë ndryshe nga të tjerat. Familja ka vetëm një baba, por pesë gra dhe 24 fëmijë të cilët jetojnë të ndarë në dy banesa. 49-vjeçari Bredi Uilliams është martuar me pesë gratë e tij, Polia, Robin, Rozmaria, Nonia dhe Ronda. “Nuk është dhe aq e ndërlikuar”, tha ai për ABC neës. “Ne duhemi. Kemi thjesht një jetë normalse zhumëzim për pesë.” Familja thotë se fëmijëve u kanë mësuar që s’kanë pse të ushtrojnë poligaminë. Kjo bën që qëndrimi i tyre ndaj poligamisë të jetë me një tjetër qasje, më moderne. Në…
Pas largimit nga “Portokalli”, aktori i njohur i humorit, Erion Isai, iu drejtua televizionit “Klan”, ku së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun sollën “BE Coffee”. Mirëpo, atij iu desh të jepte dorëheqjen nga “Klan”, pasi mori detyrën e re si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës. Ditën e sotme, Erion Isai ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” me Suada Dacin dhe Alban Musën. Ndër të tjera, ai foli për eksperiencën e tij si aktor në emisionet e humorit dhe e pranoi publikisht se për të, emisioni lider i humorit në Shqipëri vazhdonte të ishte “Portokallia”. “Do të them…
Një fugon ka marrë flakë në orët e pasdites ditën e sotme në Vlorë, në rrugën e vjetër Vlorë-Pusmezin. Furgoni me targa Vl 0526D, është përfshirë nga flakët në pjesën e parë të tij, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Nuk bëhen ende të ditura arsyet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Gratë shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre si normale dhe vetëm shumë pak prej tyre e denoncojnë në polici! Turpi, frika nga dhunuesi dhe mungesa e besimit tek institucionet janë tre nga arsyet kryesore që i “pengojnë” ato që të denoncojnë dhunën ndaj tyre. Është ky përfundimi i anketës “Mirëqenia dhe siguria e grave”, të drejtuar nga OSBE-ja, ku të intervistuara kanë qenë 1 858 grave të moshës 18-74 vjeç. “Pothuajse 9 në 10 gra e quajnë dhunën ndaj grave normale në Shqipëri – 9 në 10. Më shumë se gjysma e viktimave të ngacmimit seksual heshtin – më shumë…
Gjashtë ditë më parë u ekzekutua me gjashtë plumba Eri Zefi në Fan të Mirditës, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por një fëmijë katër muajsh që mbeti jetim. Vrasja dyshohet se lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi në datë 24 shkurt të këtij viti vrau Martin Ndrecën në sytë e fëmijës 10-vjeç në Durrës. Në një intervistë për Shqiptarja.com, gruaja e Eri Zefit rrëfen të gjithë historinë e gjakmarrjes mes dy familjeve pas vrasjes së Martin Ndrecës. Nazli Zefi 25-vjeçe nga Turqia, por që ishte martuar me Eri Zefin dhe 4 muaj më parë…