Author: tirana

Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një kohë dhe të përpiqeni të mos lini hije dyshimi mbi partnerin tuaj. Beqarët gjithashtu do jenë pak të acaruar për shkak të disa projekteve që janë rritur në tym. Puna: Dita e punës do të ndikohet nga gjendja shpirtërore e ndryshuar dhe për pasojë do të jetë pak produktive. Demi Dashuria: Një ditë pajtimi,…

Read More

Edy Reja për të zëvendësuar Hysajn e dëmtuar me lojtarin Hysen Memolla. Në prag të sfidave grupi nuk ka shfaqur probleme, ndërsa futbollisti  Gjimshiti është shprehur: “Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin.” Ndërkohë Taulant Seferi, mesfushori sulmues që vjen për herë të parë në Kombëtaren A ka deklaruar fillimisht se është shumë i lumtur për ftesën, ndërsa më pas ka shtuar: “Kombëtarja është shumë mirë, ambienti është pozitiv dhe jemi një grup i mirë. Në këto dy seanca nuk kemi…

Read More

Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare. “Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me…

Read More

Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja  dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parakohshme dhe kriza e vlerave”, ku tregoi votën dhe besimin te Vetëvendosja. Sot, një ditë pas fitores se Albin Kurtit, profesor Qosja tregon pritshmërinë e tij nga një qeveri vetëvendosëse, duke folur edhe emër për emër për humbësit e këtyre zgjedhjeve, nga Mustafa te Thaçi e Haradinaj, por mbi të gjitha për fituesin real të zgjedhjeve në Kosovë, Shpresën! Në fund profesor Rexhep Qosja në këtë intervistë ekskluzive, për dritare.net tregon besimin e palëkundur te bashkimi i trojeve, i kombit…

Read More

Kërcënime dhe shantazhime në këmbim të seksit ka marrë një vajzë e re, studente 20 vjeçare, e cila përndiqej nga një 30 vjeçar. “Nuk do të ti nxjerr videot e tua intime në internet nëse do të kryesh marrëdhënie seksuale me mua.”-i shkruante djali vajzës në telefonin e saj. Fillimisht ai e ka kontaktuar të renë në chat dhe pretendonte se kishte një video të saj në momente intime me të dashurin e saj. Fillimisht i tha: “Do ta shpërndaj këtë video nëse ti nuk më dërgon foto të tua nudo”. Vajza ra në kurth e i dërgoi ato që ai…

Read More

Aktorja 44 vjeçarje Angeline Jolie, e cilësuar si “ikona e bukurisë”, i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj, pasi është shfaqur e freskët, e buzëqeshur dhe me një nur që vetëm Angelina mund të përcjellë. Aktorja është veshur në ngjyrë lejla, ngjyrë kjo që ia ka vënë akoma më shumë në pah tiparet e fytyrës. Angelina ka nisur punën të hënën dhe është parë në Romë, në hotelin “De la Ville” duke realizuar një fotosesion së bashku me një tjetër aktore nga ky film Michelle Pfeiffer.

Read More

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. LDK’ja e Isa Mustafës, doli e dyta në këto zgjedhje, edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtare. Këto dy parti nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore, mirëpo patën thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve, mund të formojnë një koalicion për të bashkëqeverisur. Tani, Kurti po thotë se do ta ftojë partinë e Mustafës për të biseduar, e ky i fundit në një prononcim për Gazetën Express thotë se do ta presë numërimin e të gjitha votave. LDK ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga…

Read More

Shumë së fundmi, po ndjekin dieta ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Bëhet fjalë për bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin etj, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për  mbipeshën. Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroWeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë. Më pak ujë në trupin tuaj. Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë.Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin…

Read More

Dy te mitur janë perplasur nga nje makine. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në Kamëz. Policia ben me dije se “automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe”. “Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore”- njofton policia. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. Tiranë/Informacion Paraprak Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrugën e gabuar në raport me integrimin e vendit kur ka mbetur edhe një javë nga vendimi i Brukselit për negociatat. “Ndamë shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare për hapjen e negociatave. Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar.”-tha Basha. “Falënderova ministrin për mbështetjen e procesit për hapjen e negociatave me BE. E garantova se PD do të bëjë çdo gjë për të kaluar krizën politike. Ndava shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë në…

Read More

Fill pas momentit kur lajmëroi ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, Roberti është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave. Ai ka udhëtuar drejt Amerikës së fundmi nga ku po kalon një kohë të mirë pushimi. Përpos fotove dhe videove të bëra atje, këngëtari ka publikuar një foto të tij në Instastory, e cila i përket vitit 1988. Roberti ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke na sjellë një imazh të fëmijërisë së tij. Imazhin në fjalë mund ta shihni më poshtë:

Read More

Hollywood Hill është një nga lagjet më të famshme në botë, pasi shumë yje të Hollywood-it janë rezidentë të shtëpive dhe pronarë të pronave në të. Edhe 30-vjeçarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, posedon një shtëpi fantastike në këtë lagje të Kalifornisë. Ylli i muzikës e ka blerë këtë shtëpi në vitin 2018 me një çmim prej 2 milionë e 72 mijë dollarë. Kjo rezidencë cilësohet si një villë e dizajnuar nga dizajnerë profesionistë, me një ndjenjë të rivierës fraceze e italiane.

Read More