Author: tirana

Mbrëmjen e sotme, regjisori i njohur Eduart Grishaj ka mbajtur në “Kinema Millenium” premierën e filmit të tij më të ri, të titulluar “Gjyshja”. Të shumtë ishin miqtë e kolegët që u mblodhën për ta mbështetur Eduartin në këtë projekt të ri, i cili është duartrokitur shumë nga publiku. Filmi “Gjyshja” flet për një histori të vërtetë dhe shumë prekëse, ku një vajze shtatzënë i kërkojnë të heqë fëmijën e saj për shkak të fjalëve të fshatit ku jetonin dhe frikës nga babai i vajzës së re. Eduarti rrëfeu se këtë histori ia kishte treguar gjyshja e tij. Regjisorit i…

Read More

Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmenit 32-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë. News24 ka mundur të sigurojë videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Siç rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32-vjeçarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4…

Read More

Drejtuesit socialistë të Qarkut të Shkodrës nuk po bien ende dakord lidhur me zëvendësimin e drejtorëve, të cilët dhanë dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit Rama pak kohë më parë. Të mbledhur nga kryeministri Edi Rama në selinë qendrore të PS, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe drejtuesja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia diskutuan për një orë për drejtorët e rinj në Shkodër. Deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre pavendosmërive, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet…

Read More

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Albin Kurti , ka deklaruar për gazetën austriake “Standard” se në krye të qeverisë së re ai do të heqë taksën 100% për mallrat serbe. Kurti ka shtuar se ai do ta zëvendësojë taksën me reciprocitetin në raport me Serbinë. “Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të…

Read More

Studiuesit e Universitetit të Çikagos krahasuan të dhënat për njerëzit e lindur mes 1880 dhe 18955, që kanë jetuar më shumë se 100 vjet. Studimi zbuloi se njerëzit e lindur në muajin tetor, kanë më shumë të ngjarë të jetojnë më shumë sesa ata që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit. Gjithashtu një studim tjetër zbuloi se të lindurit në vjeshtë jetonin më gjatë se fëmijët e lindur në pranverë. LEXO DHE : Sot nis sezoni i Nobel-it, fakte të panjohura për çmimin në letërsi! Kjo ndodh sepse këta foshnja janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve sezonale,…

Read More

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Megjithëse në prag të pranverës me ndryshimin e temperaturave ftohja dhe gripi bëhen më prezente se kurrë. Një nga ndjesitë më shqetësuese është ajo e gërvishtjes dhe dhimbjes së fytit sidmos gjatë natës. Për të parandaluar këto simptoma AgroËeb.org ju sugjeron disa ushqime me veti kuruese ndaj dhimbjes së fytit. Nëse ndjeni se jeni në prag gripi apo ju dhemb fyti ndiqni këshillat tona si më poshtë. Turmerik Turmeriku është i njohur për vetitë e tij antioksidante dhe anti inflamatore falë një përbërësi aktiv të quajtur…

Read More

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI është e bindur se Presidenti Meta është politikani që ka zgjidhur kriza në 30 vite politikë. Z. Meta i shërben më shumë këtij vendi në krizë politike si president apo do të kishte qenë një zë shumë i fortë opozitar në drejtimin e LSI? Ilir Meta i ka kaluar të gjithë hallkat e institucioneve. Ka qenë kryeministër, kryetar Parlamenti, ka qenë në opozitë, ka krijuar një parti dhe jo vetëm, por me një grup intelektualësh që sollën një risi në politikën shqiptare. Disa analistë thonë që përçau partinë komuniste, PPSH që nuk është përçarë asnjëherë…

Read More

Juventusi fitoi me shifrat 1-2 “derbin e Italisë” ditën e djeshme ndaj Interit, por tifozëve zikaltër duket se nuk u ka shpëtuar një moment, që në qendër të vëmendjes ka pikërisht arbitrin kryesor të sfidës, Xhanluka Roki. Në minutën e 77-të të sfidës, një dhënie e dorës mes Rokit dhe kapitenit Bonuçi, ka bërë që tifozët e Interit të ngrenë dyshime, për një marrëdhënie të afërt mes lojtarëve bardhezinj dhe arbitrin.

Read More

Dhimbjet e vazhdueshme të kokës janë një burim nervozizmi dhe shpërqëndrimi për shumë njerëz. Një ndër llojet më të përhapura është migrena, dhimbje e cila shkaktohet në njërën anë të kokës e ndonjëherë në të dyja. Migrena mund të shoqërohet me fotofobi, të përziera dhe marrje mendsh. Stresi, nxehtësia e tepërt, qëndrimi për shumë orë pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës. Një këshillë për t’i dhënë fund dhimbjes është: përdorni vetëm fara limoni. Limoni është një frut, i pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla si kaliumi, i cili tashmë është i njohur për përfitimet…

Read More

Ministrat e BE-së miratuan sot një direktivë për të mbrojtur informatorët, të cilët mund të paralajmërojnë opinionin publik për një skandal financiar, shëndetësor ose mjedisor, pa patur frikë nga hakmarrja. Të mbledhur në Luksemburg, ministrat e Drejtësisë miratuan këto rregulla të reja, që duhet të përfshihen nga vendet anëtare në ligjin e tyre kombëtar brenda dy viteve. “Askush duhet të rrezikojë reputacionin ose punën e tij, për të denoncuar sjellje të paligjshme”, deklaroi ministrja finlandeze e Drejtësisë, Anna-Maja Henriksson, vendi i së cilës ka presidencën e radhës në BE.

Read More

Na duket neve apo edhe 2019-ta po fluturon shpejt si vit? Dhe ja ku jemi në tetor, i cili mesa duket nuk do të jetë edhe aq i mbarë për tre shenjat e mëposhtme. Ndaj, mësojini tani për cilat bëhet fjalë. Demi Të lindurit në shenjën e Demit bëjnë mirë të mos e heqin rripin e sigurimit deri në fund të tetorit, pasi situata nuk paraqitet aspak e qetë deri në fund të muajit. Do të përballemi me tradhti nga njerëzit tek të cilit kishit më shumë besim, si dhe goditje pas shpine të shumta. Pas datës 12 tetor do…

Read More

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana ka pësuar humbjen e parë në ballafaqimin e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Një javë më parë, Kana paraqiti një kërkesë për  përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine nga gjykimi i dosjes dhe figurës së saj gjatë procesit të vettingut.   Duke e konsideruar relatoren të njëanshme në atë që ajo e quajti “ulje radikale të të ardhurave dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimeve”, Kana ngriti dyshime për ndikim politik të relatores në qëndrimin ndaj saj. “Vlerësoj se relatorja është propozuar dhe zgjedhur nga Partia Demokratike dhe se më cënohet…

Read More