Ditën e sotme Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë duke u bekuar me një vajzë. Futbollisti i njohur publikoi ditën e sotme në rrjete sociale një imazh me dorën e tij, Leonitës dhe vogëlushes shoqëruar me mbishkrimin: “Mirësevjen princesha jonë e vogël! Mami dhe babi të duan”. Përpos urimeve të shumta nga miqtë, nuk ka munguar as ai i vëllait të tij, Taulantit. Ky i fundit ka publikuar po të njëjtën foto në ‘Instagram’, duke shprehur gëzimin e madh që është bërë xhaxha për herë të parë. “Nuk e di as vetë…
Author: tirana
Ashpërsimi i Kodit Penal parashikon rritje të dënimeve për vepra penale të tilla si cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, apo dhuna për shkak të detyrës, ndotja e mjedisit, neglizhenca e mjekëve, e drejta e autorit apo dhuna ndaj kafshëve. Me ndryshimet në kodin e ri Penal ashpërsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore. “Goditja për shkak të detyrës”, me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa Kodi i ri përjashton gjobën dhe përcakton dënimin me burg nga 1 deri në 3…
Fakte tronditëse dalin në dritë nga rrjeti i transportimit të emigrantëve drejt Australisë nëpërmjet Indonezisë. Pas arrestimit të Luan Bundos, administratorit të agjencisë e cila i mori 13 mijë Euro një 32-vjeçari i cili humbi më pas kontaktet me familjarët, Pa Gjurmë ka siguruar dëshminë e një emigranti i cili aktualisht jeton në një kamp të Australisë. Ai tregon gjatë një lidhje telefonike në Report tv se shumë emigrantë mund të vriten në det të hapur, disa prej tyre u merren paratë e më pas hidhen në det nga indonezianët. “Unë kam një fakt nga viti 2014, ca kushërinjtë e…
Aktori, Julian Deda është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe një pjesë të mirë të postimeve ia kushton familjes së tij. Juli tashmë na ka prezantuar me gruan, djalin, prindërit, nipërit e mbesat dhe së fundmika publikuar një foto me të bijën në profilin e tij të Instagramit e cila është rritur goxha. Në foton në fjalë Juli ka shkruar: ‘Ajo rritet, unë plakem. Zemra ime.’ Epo normale vitet i lënë gjurmët e tyre te gjithsecili, te fëmijët, te të rriturit dhe tek të vjetrit, pa asnjë dallim!
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur koordinatorët dhe deputetët e qarkut Shkodër në një mbledhje urgjente Prej disa minutash është duke u zhvilluar në Selinë e Partisë Socialiste mbledhja me deputetë të Shkodrës. Të pranishëm në mbledhje krahas Ramës, Senida Mesit, Arben Pëllumbit dhe Musa Ulqinit janë edhe Paulin Stërkaj, Tom Doshi si edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Briseida Kadia. Mbledhja pritet të vendosë për tre çështje të rendësishme, siç janë përcaktimi i drejtuesit politik për Qarkun Shkodër, gjetjen e një zgjidhjeje ligjore për rizhvillimin e zgjedhjeve për bashkinë pas largimit të Pjetrit si edhe emërimin e drejtorëve të rinj të…
Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi atë. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku. Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë: shqetësim; tensioni i muskujve; ripërtypje; sulme paniku; vështirësi në tretje; probleme me gjumin. Hapat për të mposhtur ankthin e vjeshtës: Ecni jashtë gjatë drekës. Shtoni më shumë salmon dhe arra në dietën tuaj. Plotësoni kalendarin tuaj me hobi dhe data për takime mes miqsh. Merrni 10 minuta kohë për t’i kushtuar vëmendje pesë shqisave tuaja. Kushtojini vëmendje mendimeve. Por çfarë është ankthi i vjeshtës?…
Greqia është shkundur nga dy tërmete njëpasnjëshme. Tërmeti i parë me magnitutë 5.1 Rihter në juglindje të Rodos, ndodhi në 07:44 të mëngjesit – Fokusi ishte në zonën detare 30 km, në juglindje të ishullit të Rodosit. Sipas vlerësimit të parë, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 16.8 km. Termeti i dytë me magnitudë 3.7 Rihter eshte regjistruar në Katerinipak çaste më vonë se i pari, sipas Institutit Gjeodinamik. Tërmeti ndodhi 35 kilometra në jug-perëndim të Katerini dhe kishte një thellësi fokale prej 13.9 kilometra.
Një iraniane e famshme në internet për llogarinë e saj në Instagram, ku postonte foto dhe thoshte se kishte bërë operacione plastike për t’u dukur si Angelona Jolie, është arrestuar nga autoritetet e vendit të saj për blasfemi dhe llogaria në Instagram është mbyllur. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka bërë që është arrestuar, por akuzat që rëndojnë bmi të janë: blasfemi; thirrje për dhunë; përvetësim prone në mënyrë të paligjshme; fyerje e kodit të veshjes së kombit; dhe nxitje e të rinjve për të kryer korrupsion. Sahar Tabar mori famë npër botë kur tha se kishte bërë 50…
Opozita e Bashkuar do të punojë për të hapur negociatat e vendit me Bashkimin Europian, duke mos e përjashtuar faktin që zgjedhjet parlamentare të jenë në vitin 2021. Në një intervistë për ABC News, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se opozita është e qartë se me kë është përballë. Opozitës i sugjeron ta refuzojë uljen në tryezë me Edi Ramën në kushtet kur ky i fundit ka interes vetëm për zgjidhur çështjet e koncensioneve të tij dhe jo krizës politike. Ka bindjen se me Edi Ramën përballë, opozita mund të arrijë një fitore të thellë pasi do të marrë…
Nga ROLAND QAFOKU Në vitin 2010 Albin Kurti shikohej në Kosovë dhe aq më shumë në Shqipëri si një alien. Në Prishtinë po sillte shumë kokëçarje te veteranët e politikës, ndërsa në Tiranë gati-gati ishte shpallur i padëshirueshëm. Një ditë tetori mbërriti vetë në Tiranë dhe nuk ishte e lehtë për të të fliste në media. Nuk i dhanë shumë hapësirë dhe ishte fat që një telefonatë e këtij lloji erdhi edhe për mua në atë kohë drejtor i Informacionit në “Ora News”. Nuk e kisha fare kompleksin ta intervistoja këtë djalosh-politikan që etiketohej kundër rrjedhës dhe që disa arrinin…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët që ditën e nesërme dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të dritave. Shkak i ndërprerjes janë bërë punimet për rikonstruksionin e kabinave. Sipas njoftimit të OSHEE, ndërprerje energjie do të ketë në disa zona në Tiranë, me intervale të ndryshme. NDRPRERJET E ENERGJISË SIPAS ZONAVE 8 tetor 09:00-15:00 Pjesërisht rrugët: “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi” 12:00 deri 14:00 Pjesërisht rrugët: “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, “Dervish Hima” 10:00-12:00 Pjesërisht rrugët: “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”, Ibë, Mullet,…
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka njoftuar fansat e saj se nuk do të jetë e pranishme në koncertin që do të mbahej në Gjermani. Shkak për këtë ka qenë një problem me vizën e punës. Ajo ka lajmëruar ndjekësit në rrjetet sociale se do të jetë e pranishme sapo të zgjidhet sitauata. ‘U kerkoj ndjese te gjitheve qe ne pamundesi per te qene sonte prane jush per shkak te problemit te vizes se punes, ju premtoj qe shume shpejt do jemi ne nje date tjeter shume te afert bashke. Me shume keqardhje dhe dashuri Xhensila.’ ka shkruar Xhensila.