Emërimet në Gjykatën e Lartë pritet që të pezullohen sërish. Përkundër deklarimeve të përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre ndërkombëtarë të cilët kanë garantuar për plotësimin e vendeve vakante të kësaj gjykate, rrezikon që ky proces të ndërpritet nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, përgjegjës që të bëjë përzgjedhjen. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se në Gjykatën Administrative të Apelit janë depozituar dy padi ku kërkohet pezullimi i veprimtarisë së KLGJ për procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë. Mësohet se një javë më parë, avokati Ndue Pjetra ka paditur Këshillin e Lartë Gjyqësor ku kërkon pezullimin e KLGJ-së…
Author: tirana
Një futbollist ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mediat argjentinase raportojnë se Ezeguel Esperon, është rrëzuar nga tarraca e katit të gjashtë të një pallati teksa po argëtohej me miqtë e tij. Mesfushori ishte mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte fiksuar siç duhej, dhe për pasojë Esperoni ka rënë nga kati i gjashtë.Esperon, 23-vjeçar ishte në fillimet e karrierës së tij dhe kishte shumë ëndrra të cilat i la përgjysmë. 23-vjeçari e nis karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, dhe më pas u zhvendos tek klubi brazilian, Sport Club Internacional.
Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore. Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut. Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit. Përgatitja e Kurës me Hudhra Përbërësit 12 thelpinj të mëdhenj hudhre…
Ndodh për të tretën herë brenda muajit, dorëhiqen krerët e Kadastrës së Vlorës. Drejtoresha e Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj dhe zv/drejtori, Krenar Xhemalaj kanë dhënë dorëheqjen. Mediet raportojnë se shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet.
Bukurooshja e ekranit Einxhel Shkira ka lënë programin “E diell”, fill një javë pas fillimit të tij. Einxhel këtë sezon drejtonte rubrikën “Beauty”, rubrikë në të cilën siç ajo tregon, nuk ndihej vetvetja. Einxheli ka treguar se i është dashur të largohej në mes të emisionit sepse nuk përshtatej me rubrikën e re, transmeton Anabel. Mirëpo, këtë sezon të ri, asaj iu caktua një tjetër rubrikë e titulluar “Beauty”, ku garojnë 8 parukierë dhe 8 artistë grimi. “Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në…
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se çdo pjesëtar i saj ka detyrën që të bëjë më shumë. Ajo shtoi se qëllimi i partisë më të madhe opozitare është që të kthehet në një alternativë shumë më të mirë se sa pozita aktuale. “Ka pasur momente që po të përmendeshe si një emër që ishte i rëndësishëm në një parti, ishe blasfemike për karrierën politike. Shumë nga njerëzit që marrin pjesë në politikë, kanë shqetësimin se mos bezdisin 1-shin. As kam menduar ndonjëherë se ka ndonjë model, që fajin e ka vetëm njëri, pra kreu i sistemit. Nuk mundet…
Eugenio Galdon, milioneri spanjoll që u sulmua në verë nga pronari i lokalit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht. Në një intervistë, pronari i një prej kompanive të telekomunikacionit në Spanjë shprehet se Shqipëria është vend i bukur dhe se ka njerëz të mirë. “Sigurisht që nuk do të largoheshim pa paguar, për aq kohë sa nuk na shërbyen ushqimin. Pronari i restorantit, që rezultoi të ishte pa leje, detyronte të huajt që të merrnin një peshk për person, por kamerieri na rekomandoi gjysmën, pasi ishin shumë të mëdhenj. Pronari…
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni t’i ndërtoni marrëdhëniet me Kryeministrin Edi Rama? Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë…
Gjergj Cukali është jo pak i njohur në media për arrestimet e bujshme por edhe lirimet nga qelitë pavarësisht shkeljeve të bëra. Arrestimi i fundit i tij i kryer më 30 maj si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, solli lirimin e tij nga qelitë pas tre muajsh paraburgim. Në vendimin e Gjykatës së Apelit i siguruar nga “Panorama” thuhet se akti i ekspertimit biologjik krahasues të ADN-së, “është kryer në mënyrë të kundraligjshme nga policia gjyqësore gjatë fazës së hetimit duke shkelur rëndë urdhërimet e dispozitës ligjore dhe përkatësisht të nenit 201/a të Kodit të Procedurës Penale”.…
Klubi i Tiranës ka vendosur të shkarkojë trajnerin, Ardian Mema, pas barazimit të marrë këtë javë në transfertë ndaj Flamurtarit. Presidenti Refik Halili ka zgjidhur kontratën me trajnerin pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi. Për të zëvendësuar Ardian Memën, drejtuesit e klubit po mendojnë për Bledar Devollin dhe Julian Ahmatajn, shkruan A2. Pas shtatë javëve të para Tirana renditet në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara.
Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës duket se do të ndryshojë tërësisht politikat e jashtme të këtij shteti duke nisur që nga taksa për mallrat serbe, por edhe bashkimi me Shqipërinë. Një ditë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë. ‘Ne do ta…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Vlocisht, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Personat e plagosur kanë qenë në të njëjtin mjet.