Author: tirana

Ndonjëherë pa e kuptuar, biem pre e marrëdhënieve toksike të cilat vazhdojmë t’i zgjasim me dëshirën tonë, pa e kuptuar se po i bëjmë keq shëndetit. Nëse jeni në një marrëdhënie jo shumë “të rehatshme” dhe druheni gjatë gjithë kohës se partneri po ju ruan apo po ju kontrollon, bëni mirë të lexoni shenjat e mëposhtme për t’i dhënë drejtim situatës sa më parë. Nëse i dashuri yt i ka të gjitha tiparet e mëposhtme, ka gjasa të jetë i dhunshëm me ju në të ardhmen. 1.Ekstremisht xheloz dhe posesiv Xhelozia dhe posesiviteti janë dy shenja të herëta që tregojnë…

Read More

Janë 60 shqiptarë të cilët janë riatdhesuar pasi ju është refuzuar azili. Nga këta 55 janë nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe…

Read More

Victoria Beckham është padyshim në një nga gratë më me influencë në botë, ndaj çdo këshillë që jep është mjaft e vlefshme. Së fundmi në një intervistë për “This Morning”, dizanjerja e njohur ka zbuluar sekretet e saj për jetesë të shëndetshme dhe lëkurë të pastër. Ajo ka treguar se përpiqet të balancojë ushqimet apo pijet që konsumon dhe ky është sekreti kryesor për të qenë të shëndetshëm. “Përpiqem të jem shumë e shëndetshme, sepse pres shumë nga trupi dhe vetja ime. Unë kam 4 fëmijë dhe punoj shumë, përpiqem të jem e shëndetshme duke konsumuar peshk, perime, fruta të…

Read More

Nga Manjola Arizaj Zeka Pse largohen tё rinjtё nga Shqipёria? Edhe unё shpeshherё e dyshoja pёrsenё dhe sepsenё, se jo gjithçka lidhej gjithmonё me kushtet ekonomike. E dyshoja, derisa e vёrteta erdhi e m’u pёrplas nё fytyrё, tek fёmija im, vajza, nё vit tё tretё nё njё prej gjimnazeve më në zë tё Tiranёs, Petro Nini Lurasit. E vёrteta pёr padrejtёsitё dhe pandershmёritё qё nisin e mbruhen qё nё bankat e shkollёs nga edukatorё shpirtvegjёl pёr tё mos thёnё tё ligj. Ato qё nga njё anё vrasin shpirtra tё pastёr e karaktere tё fortё e nga ana tjetёr mbjellin e…

Read More

Tre efektivë të policisë për pak sa nuk humbën jetën pranë brigjeve të Malagës, pasi gomonia e tyre u përplas me atë të trafikantëve që po ndiqnin gjatë një operacioni. Pas përplasjes së gomoneve, efektivët përfunduan në det, por ndryshe nga sa mund të pritej, nuk e shfrytëzuan që të largoheshin, por ua shpëtuan jetën. Pak minuta pasi ndihmuan efektivët e Rojes Civile, ata të katërt u vunë në pranga ndërsa iu sekuestruan tre ton kanabis në formë çokollate Operacioni po ndiqej nga ajri edhe nga një helikopter ndërsa videoja u shpërnda më pas nga vetë autoritetet spanjolle.

Read More

Ne e dimë që temperatura normale e trupit të një njeriu të rritur dhe të shëndetshëm, është 98,6 gradë fahrenheit ose 37.0 gradë celsius. per nenat FacebookTwitter 0 0 Megjithëse temperatura e trupit e matur tek një individ mund të ndryshojë, një trup i shëndetshëm mund të ruajë një temperaturë mjaft të qëndrueshme që është pranë nivelit 37.0 gradë celsius. Por çfarë ndodh gjatë shtatzënisë? Enët e gjakut zgjerohen gjatë shtatzënisë në mënyrë natyrale, pasi nevojitet një rritje e fluksit të gjakut në indet e trupit tuaj. Kjo bën që të rritet rrjedhja në qarkullimin e gjakut, së bashku me…

Read More

Të ftuar mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv” ishin edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji dhe moderatorja Alesia Bami. Në një moment të emisionit, Alesia e zuri ngushtë Salianjin, duke e akuzuar se po kopjon kryeministrin Edi Rama me stilin e veshjes. “Mos po e kopjon çik Edi Ramën”, i tha Alesia ish-deputetit, ndërsa Salianji u shpreh se çitjanet identifikojnë Ramën dhe jo atë, dhe se ishte veshur sport për tiu përshtatur formatit të emisionit. “Jo, jo. Veshjen sot e kisha për t’u dukur ndryshe në një emisionin. Çitjanet i ka Rama”, u përgjigj Salianji.

Read More

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, i ka munguar skenës tonë dhe nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Sipas Vesës, zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin. “Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë…

Read More

Presidenti Meta në një intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë ka surprizuar në përgjigjen e tij, ku thotë se nuk ka probleme me kryeministrin Rama. I pyetur nga gazetari se si ia kalon me kryeministrin Rama, Meta i përgjigjet se ‘Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian’. Gjithashtu presidenti ka folur edhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të cilën ka thënë se shpreson se së…

Read More

Të gjithë njohim persona dinakë të cilët kanë një sjellje mëse normale kur i sheh, por pas tyre mund të fshihet një psikopat. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e pamundur t’i zbulosh. Shumicën e rasteve, këta njerëz kanë vetëm një gjë të përbashkët: karrierën e tyre. Kevin Dutton, një psikolog dhe shkrimtar britanik, ka studiuar psikopatinë për shumë vite. Bazuar në hulumtimin dhe analizën e tij të plotë, ai shkroi librin, “Urtësia e psikopatëve”, ku hulumtoi 10 profesione që këta lloj njerëzish i zgjedhin. 10- Nëpunësi civil Sipas psikologut, një nëpunës civil është në vendin e 10 në listën…

Read More

Deri tani janë fotografuar vetëm në momente pune, por dalja e tyre bashkë në premierën e filmit të Eduartit, ishte ndryshe. Arbana u shpreh para të gjithëve sa e lumtur ishte për të. ‘Shumë e lumtur për ty’, u shpreh ajo bashkëngjitur fotos dhe postimin e shoqëronte me një zemër. Ajo gjithashtu postoi një foto vetëm nga premiera dhe komenti i Xhemit na bëri shumë përshtypje. ‘Unazën s’po ta shoh’, i shkruan ajo dhe nga emoji i përdorur duket se nuk e ka me shaka. Pra Eduardi qenka një hap para dhe i paska vënë unazën në gisht Arbanës? Apo…

Read More

Ngjante gjithçka me një aksident mëse të zakonshëma automobilistik, por tani spekulimet për një akt terrorist po shtohen. A e ka shkaktuar shoferi i kamionit me origjinë nga Siria me dashje përplasjen kur përplasi kamionin me makinat e tjera? Pas incidentit me një kamion në Limburg në Hessen, ka ende paqartësi në lidhje me motivin e shoferit. Burri i arrestuar të hënën në mbrëmje është një sirian, i cili qëndron në Gjermani që nga viti 2015 dhe të cilit i kanë dhënë një status ndihmës, d.m.th të kufizuar mbrojtjeje në vitin 2016. Këtë e bën të ditur Agjencia Gjermane e…

Read More