Author: tirana

Pasojat e ndryshimeve të motit janë të gjitha mbi ne! Këto ditë të paktën një nga pjesëtarët e familjes apo kolegëve nëpër zyra është në gjendje gripale! Luhatja e temperaturave ndikon në organizmin tonë, kështu që jemi zyrtarisht në sezonin e gripit! Çfarë duhet të kemi parasysh që ndjesia më e bezdisshme të kalojë brenda pak ditëve? Ndiqni këshillat më poshtë. 1. Hidratohuni Ngjan me një këshillë klishe, por është shumë e rëndësishme të pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepër…

Read More

Një 46-vjeçar u plagos me mjete prerëse në një lokal pranë lagjes “Partizani” në Vlorë dje. Sot policia njofton se ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin: A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave deklaratave të zv. kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzojnë prokurorin e Prokuorisë së Durrësit Arjan Ndoja se mbështet një grup kriminal. KLP i bën thirrje Ramën dhe Braçes që të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo Prokuror, dhe për çdo rast të shkeljeve disiplinore të denoncojnë pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut. KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund…

Read More

Vera e portokalli faktikisht është shumë në trend në vendet britanike. Megjithëse mund të jenë të shtrenjta, ato padyshim ia vlen t’i provoni nëse nuk e keni bërë këtë më parë; në shumë mënyra, vera e portokalli kombinon karakteristikat më të mira të verës së kuqe e të bardhë. Vera e portokalli s’ka lidhje me portokallet. Nëse kur flitet për verën e portokalli e keni mendjen te pema e portokallit, atëherë e keni gabim. Portokallet nuk përdoren fare për prodhimin e kësaj vere, e as shija e saj nuk ngjason me të portokallit. Emrin e ka marrë thjesht nga fakti…

Read More

Josep Borrell, kandidati spanjoll për postin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, deklaroi të hënën në Bruksel se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë përparësi e tij. “Prandaj dhe vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë”, iu përgjigj Borrell pyetjes së deputetëve të Komisionit të Punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, gjatë dëgjesës së këtij kandidati. Gjatë seancës dëgjimore përpara Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Borrell deklaroi se status quo është i paqëndrueshëm dhe se BE do të vlerësojë dialogun Beograd-Prishtinë me një…

Read More

Shkencëtarët e kanë krijuar bimën e parë në botë që prodhon qumësht gjiri. Esenca prapa këtyre bimëve është të prodhojnë një vaj i cili është i njëjtë me strukturën kimike si yndyra e qumështit tw njeriut komponenti kryesor i qumështit të gjirit. Ky zbulim mund të nënkuptojë gjëra premtuese për të ardhmen e ushqyerjes me shishe – me potencialin që ta bëjë një kopje me kosto efektive të qumështit të njeriut për bebet. Molekula e yndyrës së qumështit natyral të njeriut, triacilgliceroli, i ndihmon bebet t’i tretin vlerat ushqyese. Prandaj, riprodhimi i kësaj molekule nga një bimë mund të jetë…

Read More

Luciano Spalletti i ka thënë “po” Milanit, sipas asaj që shpjegon eksperti i merkatos Gianluca di Marzio. Pritet që Milani dhe Interi të ulen dhe të bisedojnë për prishjen e kontratës që trajneri të mund të lirohet nga ata për dy vjet që ka me zikaltërit, që janë të paktën 10 milionë euro për të paguar. Spaletti s’e ka ndër mend t’i falë Interit asgjë dhe madje, sipas asaj që referohet edhe në portale të tjera, ka një farë revanshi në mendjen e tij kundër klubit që e flaku në rrugë pas dy kualifikimesh në Champions League radhazi. Ndërkohë, Elliotti…

Read More

Mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali. Në një material të publikuar sot me titullin “Duart e Mafias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë skllave seksi”. E përditshmja italiane informon se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit. Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm ose…

Read More

Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Sot do të duhet të keni kujdes që të mos shkoni në një tërbim për çdo marrëzi, në të vërtetë është me të vërtetë e parëndësishme diçka e tillë. Zemra të vetmuara, një takim mund të ndryshojë jetën tuaj, ju duhet të shihni nëse është ai i duhuri. Puna: Ju keni mundësinë të bëni gjëra të reja dhe të ofroni më shumë mundësi dhe garanci për të ardhmen. Demi Dashuria: Jo keq gjysma e parë e ditës, me Venusin…

Read More

Gjyqtarja të cilës i dogjën makinën mbrëmjen e djeshme pranë zonës së Vasil Shantos, Arjana Liço, ka bërë në vitin 2004 gjestin që mori të gjithë vlerësimet e shqiptarëve dhe që përcolli një mesazh tek të gjithë prindërit që vuajnë nga mungesa e fëmijëve. Në një situatë të vështirë ajo vendosi që zemrën e djalit të saj të aksidentuar dhe i ndodhur në vdekje kilinike ta dhuronte për një trup tjetër. Djali i saj Erjon Liço humbi jetën pas një aksidenti me motor në 1 gusht të 2004-ës. Ai u përplas nga një kamion, shoferi i te cilit e braktisi në rrugë…

Read More

Nga Skënder Minxhozi/ Në fakt s’na ka turpëruar vetëm ai. Na ka turpëruar e gjithë klasa politike kosovare, e cila i tregoi pjesës tjetër të kombit, klasës politike të Tiranës, sesi votohet, sesi numërohen votat dhe mbi të gjitha, sesi humbet. Në këtë pikë humbësit, PDK e të tjerët, dhanë mësimin madhor të pranimit civil të rezultatit. Sepse të gjithë janë gati të thonë “Fituam”, puna është kush thotë “Humbëm”. Që Kosova është një realitet politik e social hiç më i keq se Shqipëria, këtë e kemi ditur prej kohësh, por e tregoi edhe votimi i të dielës së fundit.…

Read More

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka miq të shumtë të cilët i viziton herë pas here. Edhe me postime Xhemi na mban gjithnjë të informuar mbi jetën private. Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka postuar një foto me Anna Gjebrean, të bijën e Arditit. Përmes instastoryt, Xhemi ka treguar se ka vizituar Annën, dhe së bashku kanë shkrepur një foto. “Më shumë se e ëmbël”,-ka shkruar Xhemi në postimin e bërë ku duket vajza e Arditit e ulur në prehërin e moderatores Xhemi Shehu. Të dyja të buzëqeshura, ato duket se kanë kaluar një kohë të bukur së bashku. Xhemi njhet…

Read More