Author: tirana

Dashi Kjo ditë do të jetë neutrale dhe me kalimin e orëve, Venusi nuk do të ketë më ndikim negativ. Gjërat do të ecin duke u përmirësuar, por duhet të bëni durim, sidomos në dashuri. Demi Ju pret një ditë stresuese dhe konfuze. Gjatë kësaj jave do të keni shumë gjëra për të bërë dhe për të zgjidhur në nivelin ligjor, administrativ dhe burokratik, gjë që ju bën konfuz. Përfitoni për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Binjakët Gjërat po ndryshojnë gradualisht për më mirë, dhe fundi i muajit do të shënojë kthesën e bujshme. Më në fund do të…

Read More

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Selitë të Cërrikut me një të vdekur dhe dy të plagosur. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Në vendin e ngjarjes dallohen dy makinat, njëra prej të cilave tip ‘Benz’ që janë përplasur kokë më kokë.   Selita është fshati i fundit i qarkut Elbasan që e ndan atë me Kuçovën ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Read More

Sa herë që ndërrohen pushtetet, drejtuesit e rinj nisin pastrimin e institucioneve duke filluar që nga infrastruktura dhe dosjet e vjetra, ndërsa ata të vjetrit që presin ditën që të dorëzojnë çelësat bëjnë përzgjedhjen e fundit të materialeve që ju duhen dhe atyre që do lënë. Një situatë e ngjashme po e përjeton edhe Kamza, ku sikurse shihni nga fotot e realizuara sot nga fotografi Agim Rama, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu gjithë dosjet e vjetra i ka hedhur shkujdesshëm në një dhomë. Por ajo që bie më shumë në sy, janë edhe flamujt e PD, ndoshta të mbetur nga protestat e…

Read More

Dy partitë kryesore opozitare LSI dhe PD vendosën që të dalin nga parlamenti dhe thuajse të gjithë deputetët lanë mandatet e tyre. Kjo shkaktoi një kaos në jetën parlamentare shqiptare duke krijuar një precedent që nuk ka ndodhur as në vende të tjera të Europës. Gjithsesi, duket se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet “zemërmirë” me ta, duke ju shlyer detyrimet financiare menjëherë. Në dokumentin e siguruar nga tirananews.al, mësohet se Kuvendi ka paguar rreth 220 milionë lekë të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar. “Gjatë 8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe…

Read More

Vrasja në Vlorë ka tronditur familjen Mino. Këto janë pamjet rrëqethëse të gruas së viktimës e cila ka shkuar në vendin ku u qëllua për vdekje me levë në kokë bashkëshorti i saj. “O Zot i madh, o Zot i madh…” dëgjohen britmat e gruas së viktimës, ndërsa trupin e mori ambulanca.Qyteti i Vlorës është tr.onditur këtë pasdite nga një ngjarje e rëndë, ku pas një sherri ka mbetur një person i vrarë. Mësohet se nga konflikti fizik, 50-vjeçari Stavri Mino është goditur me sende të forta dhe ka gjetur vdekjen.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi…

Read More

Mbrojtësi Elseid Hysaj sot pësoi një dëmtim të rëndë (të paktën kështu duket deri tani) në ndeshjen Torino-Napoli. Shkodrani e nisi si titullar takimin, por ka rezultuar pa fat, sepse ka kërcyer në ajër për të fituar dyluftimin me Ansaldin dhe ka përfunduar duke rënë keqas me kokë. Lojtari i Torinos ka tentuar ta ndihmojë, por dyluftimi ka qenë i ashpër dhe duhej ndërhyrja e mjekëve napolitanë. Hysaj është larguar nga fusha dhe shpresojmë që ky dëmtim të mos i prishë punë për dy ndeshjet e radhës së kombëtares shqiptare. Kujtojmë se kuqezinjtë do të luajnë me Turqinë dhe Moldavinë.

Read More

Enca Haxhia është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar. Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive. Shpesh, ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe ato provokuese. Ajo së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet veshur me një fustan bardhezi. Krahas fotos ajo shkruan: “A mkishe çu te nona?”.

Read More

Kryeministri Rama ka publikuar sot një tjetër mesazh nga një qytetar i cili thotë se falë projektit “RETRO”, veçanërisht për motorët Vespa një shok i tij mori sot nusen me një motor të tillë. “Përshëndetje Kryeministër! Në shenjë mirënjohje për projektin “Retro” dhe në veçanti për motorët VESPA, një shok e mori nusen me Vespa sot. Të përshëndesim me këtë foto e shkrepur sot pranë kryeministrisë, sepse i shtojmë ngjyra qytetit” – përfundon mesazhi i qytetarit. RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi…

Read More

Nënë e bijë janë mbytur në një rezervuar në Pogradec. Mësohet se fillimisht ka qenë vajza që ka rënë në pus. Për t’i ardhur në ndihmë është futur edhe nëna e saj, por për fat të keq asnjëra prej tyre nuk ia doli. Një banor i fshatit, Sherif Lilo në një prononcim për mediat shprehet se gropa ku u mbytën nënë e bijë ishte hapur për të vaditur tokën, ndërsa ngjarja thotë se ka ndodhur nga pakujdesia. “Gropat shërbejnë për vaditje dhe janë të thella 2-3 metra, pasi nuk ka sistem vaditje. Po shkojmë në 2020 dhe ne nuk kemi…

Read More