Author: tirana

Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare ne Itali. Prindërit kane gjetur te vdekur ne dhomën e gjumit djalin e tyre 24-vjecar. Mediat italiane shkruajne se prinderit e gjetën te pajetë ne dhome djalin e tyre Aldi Cala. Ata menjëherë dhane alarmin dhe kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. Siç kane treguar ata per policine, djali e kishte kaluar mbremjen me shoket dhe ishte kthyer vone. Keshtu qe ata vendosen te mos e bezdisin dhe ta linin te flinte deri vone. Por, kur kane pare se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe nderkohe…

Read More

Prej kohësh Ledri Vula përflitet nga mediat rozë për një lidhje të mundshme romantike me një vajzë të quajtur Sara. Ajo quhet Sara Hoxha, bëjnë me dije mediat dhe  nuk i përket botës së televizionit, Mbrëmë Ledri ishte i ftuar bashkë me partneren e tij Sara Hoxha, në dasmën e vëllait të Gjikos. Të dy postuan mbrëmë foto e video pa njëri-tjetrin në profilet përkatëse në Instagram. Por në një video të publikuar nga një faqe fansash e reperit, çifti shfaqej më i dashuruar se kurrë.Në momentin që të gjithë po kërcenin në pistë bashkë me çiftin e sapomartuar, Ledri…

Read More

Thinjat fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht pas të 30-ave, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave. Një problem shëndetësor Tiroidet – mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë tek flokët. Mungesë vitaminash Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si.psh ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane. Ata duhet përdorin…

Read More

Në një intervistë në emisionin “Mos i fol Shoferit“, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zbuluar per here te pare “nje rreng” qe i ka bere bashkeshortes se tij, vite me pare, kur ka thene se ka qene ne gjendje jo te mire ekonomike, pasi ka qene i papaune. “Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qënë shumë mirë ekonomikisht se kam qënë pa punë. Tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë…

Read More

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se deri në orën 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues. “Ju njoftoj se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milion e 937 mijë e 868…

Read More

“Miss Universe Albania”, e etiketuar në media si “Gangsterja e Elbasanit”, ka pushtuar mediat së fundi duke u shndërruar në “personazhin” kryesor të kronikës për shkak të të fejuarit të saj, Leonard Duka. Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të tërheqë për hetim të gjitha dosjet e të kërkuarit Duka, person i shpallur në kërkim pas vrasjes së ish-policit, Santjago Malko. Leonard Duka është pronari i lokalit ku dyshohet se u thur plani për vrasjen e ish-policit Malko. Ndër dosjet që Prokuroria ka tërhequr për të verifikuar të gjitha veprimtaritë kriminale të tij, rezulton të jetë edhe ajo e prillit…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Nëse dëshiron të kuptosh se ku qëndrojnë sot përgjegjësitë e krerëve politikë të Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, mjafton te shohësh debatin e brendshëm në BE rreth kësaj teme. Orët e fundit, opinionit zyrtar pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupin, i janë bashkuar në një gjest të pazakontë të gjithë krerët e Evropës së Bashkuar. Dy presidentët e Komisionit Evropian, Juncker në ikje dhe Van der Lejden që po merr detyrën, kryetari i Parlamentit Evropian i sapozgjedhur Sasoli si dhe presidenti Këshillit Evropian…

Read More

Vidhet shtëpia e atasheut diplomatik pranë Ambasdës së Kuvajtit në Tiranë. Nga banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje shtëpie një byzylyk dhe unazë floriri.Atasheu jeton në kompleksin e vilave ne Petrelë. Dhe për këte ngjarje komisariati një ka të dyshuar shtetasen filipineze Annabelle Belgira e cila ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës. Burime të sigurta pranë komisariatit numër 1 pohuan për TCH se emri i 28 vjeçares do të referohet në Prokurori për dyshimet e vjedhjes.

Read More

Plot homor dhe padyshim shumë elegante, aktroja Olta Gixhari ka publikuar një video ku duket në kuzhinë duke kërcyer. Ajo shihet me një fustan të kuq, të shkurtër dhe me flokët bjonde të kapura gërshet. Në videon e postuar në instastory artistja duket shumë e lumtur teksa kërcen .Ajo është gjithashtu duke gatuar pasi në sfond duken disa përbërës, dhe po ashtu tenxhere e mjete të tjera kuzhine.

Read More

Dy komisionarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kosovës, ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohet se kanë lejuar persona që të votojnë në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”. Njoftimi i Prokurorisë së Shtetit: Ndalohen dy persona zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër…

Read More

Më shumë se 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Procesi zgjedhor ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Ambasadori amerikan në Kosovë Philipe Kosnnet nëpërmjet një mesazhi në Twitter u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë, duke theksuar se çdo votë është e vlefshme. Zgjedhjet në Kosovë po ndiqen me vëmendje edhe në Tiranë. Reagimi i parë nga qeveria ka ardhur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherazi Zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali,…

Read More

Urim Elezi është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët e asaj kohe, që nëpërmjet vuajtjeve, tregon më së miri fytyrën e vërtetë të diktaturës. Me kujtimet e torturës, frikës, dëshpërimit, të mohimit të së drejtës dhe humbjes së arsyes, dëshmon mbi egërsinë që ndodhte brenda mureve të burgut. Ai ka lindur në vitin 1943, në Floq të qytetit të Korçës dhe origjina e tij është nga Elezët e Tropojës. Në moshën 18-vjeçare, ka kryer shkollën e Instruksionit në Gjirokastër, ku gradohet nën/oficer. Kalvari i vuajtjeve të tij fillon që në moshën 21-vjeçare, si pasojë e…

Read More