E ftuar në rubrikën “Një ditë me Dojnën”, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e saj personale. Prej disa kohësh Kejdi ka bërë publike fejesën e saj. Dojna e ka pyetur nëse ka menduar të largohet nga shtëpia dhe të bashkëjetojë me të fejuarin e saj apo s’është ende gati. “Duhet të jemi kurajoz në planet që marrim ne jemi në planifikim e siper kështu që Zoti të na i bëj mbarë.” Do ta arredoj, do jem unë njeriu që do e rregulloj kur të bashkëjetoj, sepse kam qenë në pikturë e vogël,…
Author: tirana
Megjithëse u dënua nga gjykata me 9 vite burgim për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha në dëm të tre biznesmenëve nga Tirana, për Klodian Cirunën nuk kanë të sosur problemet me ligjin. Një dosje e dytë e rregjistruar në prokurorinë e Tiranës, po hetohet me qëllim zbardhjen e veprimeve mashtruese që Klodian Ciruna, nëna e tij Irma Kapllani dhe ish-e dashura e tij Daniela Muça kanë kryer në dëm të biznesmenit Skënder Zela, të cilit i kanë marë me anë të mashtrimit një shumë prej 1 milion e 100 mijë euro. Në fakt Zela, ka qënë njerku i…
Telashet për Milanin nuk kanë të sosur. Në ndeshjen që po luan kundër Genoas në llogari të javës së shtatë të Serie A, Lasse Schone ka shënuar një gol nga 35 metra në goditje dënimi. Më saktë goli nuk u ‘shënua’ nga Schone por ishte një gafë trashanike e portierit të kuqezinjve Pepe Reina. Portieri e kishte topin në dorë, por vetëm ai e din se si u fut në portë ai top. Milani në gjashtë takimet e para ka arritur që të grumbullojë vetëm 6 pikë, nisja më e keqe e kampionatit në 81 vite.
Një veteran që i ka shërbyer për 11 vite ushtrisë amerikane, tani ka vendosur të shprehë feminitetin duke bërë transplanto gjinj të përmasave shumë të mëdha. Megjithatë, 38-vjeçari Maksinë Montoja nuk është i kënaqur dhe thotë se duhej t’i kishte rritur edhe më shumë. “Gjinjtë janë shprehje e feminitetit dhe do të doja t’i kisha edhe më të mëdha se aq”, thotë ai. Vajza e tij, Mia, vazhdon ta quajë “Baba”. Ajo vetë është deklaruar si biseksuale, dhe thotë se të pasurit e një babai transeksual ia ka lehtësuar daljen hapur. Ndërsa Maksina, i cili është rritur në një familje…
Përbërësit për 2 persona: sallatë jeshile 4 feta gjoks geli të prera në kubikë 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve kripë 1 limon për të spërkatur mishin. Për salcën: 2 lugë vaj ulliri 1 lugë lëng limoni 1 lugë kos kripë e piper sipas dëshirës 1 lugë të vogël senape 1 copë hudhër (sipas dëshirës) Përgatitja: Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky…
Partizani barazoi në shtëpi ndaj Teutës, mes rezultatin 1-1 në një sfidë tepër të kontestuar, teksa të kuqtë u detyruan ta luanin me 10 lojtarë këtë përballje për afro 1 orë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Romeros. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat, drejtori i Partizanit, Olsi Rama, nuk i fshehu rezervat në lidhje me gjykimin dhe vendimin e FSHF-së për ta luajtur ndeshjen pa tifozë, teksa u shpreh: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithë djemve sot. Mendoj që kampionati jonë i vërtetë fillon sot. Kishim një hapje me fitore në derbi, por…
Mjafton të shohësh portretin e Taulant Ballës, për të kuptuar se sa i relaksuar është dhe sa mirë ndihet në shoqërinë e Andi Lilës, një nga futbollistët tanë më të mirë, njëkohësisht edhe president i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë. Nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja e takimit mes tyre, nëse Balla dhe Lila janë miq dhe kanë njohje të hershme, nëse Balla është tifoz i Lilës, apo ky i fundit është drejtuar tek ai në mënyrë institucionale, për të zgjidhur ndonjë problem që ka të bëjë me futbollin. Gjithsesi, një politikan dhe një sportist kanë mjaft gjëra për…
Qeveria dhe opozita në Tiranë u përfshinë edhe sot në një tjetër debat mbi drejtësinë, këtë rradhë jo për ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor, por për presione të drejtpërdrejta ndaj saj. Shkak për këtë u bë ndjekja nga afër brenda në sallën e gjyqit prej zv.kryeministrit Erjon Braçe të një procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre. Zoti Braçe tha se mori pjesë “në një seancë të hapur gjyqësore ndaj një punonjësi të shtetit, të cilit po i bëhet prej një muaji presion kriminal për të ligjëruar ndërtime të parregullta në këmbim të…
Nga Veton Surroi Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të nënshkruajnë aspiratat për treg të përbashkët. Si tutje me një ide lehtë të thyeshme? 1. Thuhet (si edhe për shumë rrëfime të tjera anekdotale që mund të jenë apo jo të vërteta) se ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, dikur të ketë deklaruar se nëse nuk do ta zgjidhësh një problem atëherë formo për të një komision punues. Komisioni do të konsumojë kohë e energji për aq sa të harrohet se për çka ishte problemi, e rrugës mund të krijojë probleme të reja (kush e udhëheq, rregullorja e punës, financimi e kështu…
Gjatë derbit Tirana-Partizani, nga radhët e tifozëve erdhi një moment interesant që nuk ndodh shpesh, pasi një tifoz i ka propozuar për martesë ish-gazetares së “SuperSport”, Gea Braha. Vetë gazetarja e ka postuar këtë video në “Instagram”, ku një tifoz i Partizanit i ka propozuar, por ajo nuk është përgjigjur, pasi është vënë disi në siklet. “Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”, shkruan ajo poshtë videos ku shihet tifozi tek ulet në gjunjë për t’i propozuar. Mes komentuesve të shumtë bie në sy një koment pikant i aktorit të njohur të…
Tirana udhëtonte në Vlorë për të zhbërë humbjen në derbi, ndërsa vendësit, ndonëse me 1001 probleme shpresonin që të siguronin një tjetër pikë në këtë start zhgënjyes të sezonit. Takimi nis i vrullshëm dhe kryeqytetasit e Ard Memës do ta shohin veten menjëherë në avantazh, kur në minutën e 4-ët Hasani thyen Moçkën pas një kombinimi të bukur me Majkëll Ngo. Duket se Tirana e kanalizon ndeshjen ashtu siç ajo dëshiron, por vlonjatët do të kundërpërgjigjen shpejt, madje do t’i japin një dorë ndihmë vetë bardheblutë, kur në minutën e 13-të do të reagojnë keq në zhvillimet e një këndoreje…
Lajmi se një vajzë rreth 13 vjeç ishte rrëmbyer në mes të ditës tronditi gjithë opinionin publik ditën e djeshme. Në një deklaratë për mediat, vetë drejtuesi i Policisë për Tiranën do të sqaronte se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por për një histori adoleshentësh dhe vajza ishte larguar vetë për të pirë kafe me shoqërinë e saj. Por kjo deklaratë e policisë bie ndesh me deklaratën paraprake të policisë e cila thoshte se dyshohej se 13-vjeçarja ishte rrëmbyer. Kjo ngriti edhe më tej dyshimet e forta lidhur me ngjarjen. Sipas dëshmisë së gjyshes së vajzës në polici, ajo…