Deputeti Kujtim Gjuzi është filmuar në një moment relaksi, teksa ishte duke shijuar një byrek në makinën e tij. Deputeti më aktiv i krahut të opozitës për momentin në Kuvend shquhet për batutat e vazhdueshme me kryeministrin i cili vazhdimisht i drejtohet me fjalën Naltmadhni. Gjuzi njihet për look-un e veçantë dhe të kuruar çdo herë që shfaqet në Kuvend, ku bien në sy kombinimet perfekte.
Author: tirana
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, teksa 2 makina u përplasën më njëra-tjetrën. Mësohet se nga kjo përplasje ka mbetur të plagusur 2 persona, njëri prej të cilëve është talenti i skuadrës së Vllaznisë U-19, Igli Çulaj. Për fat të mirë 18-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pavarësisht plagëve të marra. Çulaj aktivizohet si mbrojtës te skuadra shkodrane, teksa ka qenë i grumbulluar disa herë edhe te Kombëtarja rajonale.
Skocia e ndaloi me ligj rrahjen e fëmijëve me shuplakë nga prindërit, duke u bërë shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, me një masë të tillë dhe i 58-i në botë. Vendi i parë në rruzull, që e ndaloi goditjen me shuplakë të fëmijës është Suedia, me një ligj të miratuar që në 1979. Sociologët thonë se metoda e përdorimit të dhunës është mesjetare e andtiedukative, nuk jep rezultat dhe lë pasoja. “Ne vijmë nga një shoqëri që dhunën e ka mbivlerësuar, kjo është një nga arsyet që sot kemi nivel të larte dhune në shoqërinë tonë. Fillesat e…
13 vjeçarja nga Tirana e kishte ideuar disa ditë më parë “rrëmbimin” e saj duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror. Gazetari i ABC Neës, Andi Qosja ka rrëfyer këtë histori në studio duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar. “Ka qenë ditëlindja e shoqer së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishtë bërë këtë në formë hakmarrjeje për ndaj prindërve. Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e…
Duke se aktiviteti sizmik ende nuk ka përfunduar ciklin aktiv të goditjeve. Një tjetër lëkundje toke me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, është shënuar në orën 12:31. ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj. Me thellësi 10 km, lëkundja e ka pasur epiqendrën 26 km larg Tiranës. Kujtojmë që prej 21 shtatorit, ku Tirana dhe Durrësi u goditën nga një tërmet 5.8 ballë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, por me magnitudë më të vogël.
Princ Harry nuk dëshiron që bashkëshortja e tij, Meghan të vuajë si nëna e tij, Lady Diana, ndaj ka vendosur ti shpalli “luftë” mediave dhe portaleve që përhapin lajme të rreme. Kështu që për të ruajtur privatësinë e tyre duka dhe dukesha e Sussex kanë paditur disa prej mediave të njohura britanike. Në fillim ata paditën “Mail on Sunday” dhe tashmë i ka ardhur radha ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mirror’ . “Meghan vuan njësoj si nëna ime dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme,” -shpjegoi Harry. Dhe sic e dimë të gjithë çështjet familjare të Meghan-it kanë qenë në qendër…
Reperja shumë e komentuar e që ka sjellë hite në tregun muzikor, Rina Balaj ka performuar mbrëmë në Podujevë. Rina këndoi disa nga këngët e saj më të njohura dhe e ndezi atmosferën. Por ajo çfarë bëri përshtypje ishte edhe veshja e reperes e cila u shfaq me një body të ngushtë, të zi, prej tyli dhe transparent. Rina kishte zgjedhur që për këtë koncert të vendoste paruke të gjata të zeza dhe një kapele.Pas koncertit Rina u ndal për të bërë disa foto me fansat e mori shumë dhurata prej tyre.Më poshtë mund të shikoni një video nga koncerti.
Presidenti Meta dhe e bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë duke shëtitur këtë fundjavë në një nga zonat e tyre të preferuara, në gjirin e Lalëzit. Më në fund Presidenti ka gjetur kohën që të diskutojë me bashkëshorten e tij, larg politikës dhe jetës dinamike të Tiranës.
Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit etj., megjithatë dhuna ndryshon nga ngacmimi ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim. Ndërkohë, për këtë problem janë…
Një spektakël panoramik, pamje përrallore nga horizontet blu dhe një shpejtësi marramendëse ofruar nga shqiponja e quajtur “Viktor” me kamerën e saj të lidhur mbi shpinë. Kjo shqiponjë rritet kryesisht në Europë dhe në Azi. Një fluturim i shpendit të maleve dha pamje të mrekullueshme të alpeve europiane. Fluturimi i “Viktor” tregoi veç bukurive edhe disa defekte si: ndryshimi i klimës dhe shkrirjen e akujve në ato zona.
Në lagunat E lumit Liao, që ndodhet në Kinë dhe që është lumi kryesor i Mançurisë jugore. Ky mjedis natyror është një vend unik, sepse në vjeshtë ai mbulon të gjithë gjerësinë e tij, rreth 3.500 hektarë, me një ngjyrë të kuqe “deep”. Kjo ngjyrë karakteristike vjen nga një algë detare e pranishëm në plazh, sargadilla detare. Këto alga dalin me një ngjyrë të gjelbër që kthehet rozë derisa të arrijë një të kuqe të thellë në muajin shtator. Në këtë vend, përveç algave të kuqe, ka më shumë se 236 lloje zogjsh. Për më tepër, kjo rezervë natyrore është…
Në një konferencë për mediat, Zv.Kryeministri Erion Braçe, tha se prokurori Arjan Ndoja ka nisur hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, që në deklarimet e tij as nuk e përmend në asnjë rresht drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, që dje u la nga Gjykata e Durrësit në masë arresti me burg. “Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyrë e imja të dëgjoj akuzën. mbrojtjen në një proces që duhet të jetë i hapur transparent dhe i mbështetur në prova. Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare që…