Author: tirana

“Rama ka frikë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.”- Ka deklaruar kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari. Në përgjigje të fjalës së mbajtur nga Kryeministri Rama, Hajdari është përgjigjur: “Pikërisht ai që e mbante vendin peng, që u kanabizua vendi dhe nuk pati asnjë përgjegjës. Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të behej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot…

Read More

Studiuesit kanë arritur në rezultatin se tashmë ka ardhur koha që paralajmërimet shëndetësore të shtypen në secilën cigare, pasi pamjet tronditëse, apo imazhet e shtypura mbi paketa, nuk po i bindin më duhanpirësit të lënë duhanin. Një studim i ri në Queensland ka rekomanduar që çdo cigare individuale të mbishkruhet me paralajmërime, duke përfshirë mesazhe të tipit ‘sa minuta jetë humbet një duhanpirës pas çdo tymosjeje’. Aaron Drovandi i Universitetit James Cook, i cili drejtoi studimin, tha se imazhet e mushkërive të zeza, dhëmbët e kalbur dhe goja kanceroze në paketimin e cigareve kishin humbur vlerën e tyre të shokut,…

Read More

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë “bombë. Teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, si kriter kyç për negociatat, Rama foli për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale. “Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për…

Read More

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat, por e gjitha do të lidhet me pozitën aktuale të BE-së dhe qëndrimet e disa shteteve si Holanda e Franca që në këtë periudhë kanë mendësi të ndryshme për zgjerimin, dhe nuk është më në dorë të Shqipërisë. Rama tha se diskutimet në vendin tonë pro dhe kundër arritjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit janë vetëm një debat për konsum të brendshëm politik. “A është gati Shqipëria për të hapur negociatat? Besoj që pyetja është legjitime dhe e meriton…

Read More

Në Greqi, që nga krijimi i qeverisë konservatore të Kyriakos Mītsotakīs, punëtorët e sektorin publik dhe privat, kanë paralizuar gjithë vendin me protesta. Në shënjestër të sindikatave, është projekt-ligji i qeverisë për Reformën e Punës, që përveç dobësimit të marrëveshjeve kolektive mes tyre dhe ndërmarrjeve shtetërore dhe private, parasheh të detyrueshëm dhe votimin elektronik të 51% të anëtarëve të sindikatës, për t’i bërë të ligjshme grevat. Për sindikatat projektligji është bërë enkas për t’i ardhur në ndihmë ndërmarrjeve të mëdha. Si për t’I hedhur benzinë zjarrit, kryeministri Mītsotakīs i ka quajtur punëtorët “një grup prej disa mijëra “sindikalistë profesionistë, armiq…

Read More

Pas më shumë se 20 vitesh pune me Panoramën dhe News24, kompanitë e Irfan Hysenbelliu, Andi Tela, ish-drejtori i News24 largohet përfundimisht nga kompania. Ditën e sotme, gazetari Andi Tela është prezantuar si drejtor lajmesh te televizioni ABC News pas ndryshimeve që janë bërë në këtë television me pronësinë e tij. Kjo është ndër lëvizjet e fundit në fillimin e këtij sezoni të ri të programeve të televizioneve që vazhdojnë të jenë në garën e informacionit dhe spektakleve.

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në fjalën e tij mbatur sot në Kuvend, i ka bërë thirrje të fortë të gjithë kolegëve të tij. Bushati i është drejtuar si mazhorancës ashtu dhe opozitës që të fokusohen tek interesat kombëtare, duke propozuar një ‘Pakt Kombëtar për Europën’. “Bisedimet për Serbinë u nisën nga kapitulli 35, pra detyrimet që ka ajo ne raport me Kosovën. Nuk do të gjejmë dot një vend tjetër që ka një tërësi kancelare, që mbështet vendet e Ballkanit, ashtu sic është Gjermania. Besoj se është absurde gjithë lufta politike që vjen nga opozita joparlametare që kërkon të…

Read More

Ditën e nesërme Presidenca do të bëjë publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore, raporton Tirananews.al Burime brenda Presidencës bëjnë me dije se nesër do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit Ilir Meta për Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje. Në raporti Komisioni i Venecias sqaronte se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por jo aq rëndë sa për t’u shkarkuar.

Read More

Pas tërmetit të 21 shtatorit, qeveria shqiptare ka vendosur tëmarrë një serë masash që lidhen me sigurinë e ndërtimeve. Një ndër masat e marra është edhe ndryshimi ligjor që e bën të detyrueshëm sigurimin e ndërtimeve. Referuar vendimit të miratuar, Ndërtuesi/zhvilluesi/investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë-) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve. Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur,…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli i ka bërë thirrje partive politike që mos të fusin shkopinj nën rrota për të penguar integrimin e Shqipërisë. “Kuvendi i ka të gjitha mekanizmat për zbatimin e kushteve të vendosura për çeljen e negociatave. Le t’i japim një shans shpresës sonë europiane duke punuar bashkë dhe pa shkopinj nën rrota. Duhet bashkëpunim që Shqipëria të marrë PO për çeljen e negociatave sepse shqiptarët e meritojnë”, u shpreh Kodheli.

Read More

E ftuar në  “Us Weekly”, aktorja Angeline Jolie është shprehur se nuk ka plane të martohet më. Ajo po shijon të qenurit vetëm dhe ka rrëfyer se as me Brad Pitt nuk ka dashur të martohet, por kjo ka ardhur pasi ai i ushtroi presion. Jolie dhe Pitt u martuan në Francë në vitin 2014 pas shumë viteve lidhje së bashku dhe kanë 6 fëmijë, 18-vjeçarin Maddox, 15-vjeçarin Pax, 14-vjeçaren Zahara, 13-vjeçaren Shiloh si dhe binjakët 11-vjeçar Know dhe Vivienne. Ata u ndanë pas 2 vitesh martesë. 44-vjeçarja pak ditë më parë mori pjesë në premierën e filmit ‘Maleficent: Mistress of Evil’,…

Read More

Duket se edhe deputetët e rinj po ndjekin shembullin e atyre më të vjetër në Kuvend, ku në vend që të ndjekin seancat plenare, rrinë në kafen brenda godinës. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari i ka bërë thirrje deputetëve që të lënë kafet dhe të vijnë në Kuvend për të diskutuar mbi projekt-rezolutën për negociatat me BE. “Nëse deputetë janë në kafe të vijnë në sallë dhe të votojnë rezolutën sepse është shumë e rëndësishme”, u shpreh Hajdari. Kjo ka detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që t’i kërkojë specialistëve të Kuvendit që të dalin të kërkojnë tek kafja deputetët.

Read More