“3 Musketierët” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth koncertit “Rock nën kurorën e ullirit”, aty ku ata do të performojnë shumë nga hitet e tyre. Me një miqësi të vjetër që daton 30 vjet më parë, këngëtarët u vunë përballë një loje në studio, ku duhet të tregoheshin të sinqertë përballë pesë situatave ngacmuese. Të pyetur nëse kanë kënduar ndonjëherë muzikë tallava, Redoni dhe Sandri thanë menjëherë jo, por ajo që surprizoi ishte përgjigjia e Eltonit. “Kur kam dalë nëpër dasma në vitet 90-të, kam…
Author: tirana
Nikoll Lesi thotë që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet pasi sipas tij tani kryedemokrati Lulzim Basha është bërë një lider i vërtetë dhe është gati të drejtojë vendin. “Ramën e njoh si ish-kryebashkiak, si kryeministër, si gazetar. Është mjeshtër i fjalës por e vërteta është se nuk qeveris mirë. Një zgjidhje ka Edi Rama, të japë dorëheqjen dhe të ulet në tryezën e diskutimeve me opozitën për të ofruar një zgjidhje. Asnjëherë nuk do ti gjejë asgjë as Edi Ramën, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën dhe as Ilir Metën, sepse të gjithën e pëson populli, dhe pa shkruar drejt…
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit ishte akuzuar për mospagim të detyrimeve tatimore dhe taksave.
Familjaret e Arben Grorit bën një debat të fortë në gjykatën e Tiranës. Gjithçka ka nisur në sallën e gjyqit, kur gjykatësi që po shqyrton çështjen për rishikimin e vendimit, i ka lënë vetëm 4 ditë kohë avokatit për t’u njohur me dosjen voluminoze. Në këtë moment, familjarët e të dënuarit me burgim të përjetshëm kanë debatuar ashpër, duke i drejtuar gishtin gjykatësit se në këtë mënyrë po paragjykon çështjen. Madje, ata kanë shkuar edhe më tej, kur i kanë përmendur kryesuesit të trupës, faktin se “nuk mundet që me dosjen e djalit të tyre të kalojë vettingun”. Pavarësisht situatës…
Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, është personi që i la Edi Ramës syzet sipër tavolinës së Kuvendit dhe që tërhoqi vëmendjen e mediave. Syzet jeshile, Velaj thotë se ia ka sjellë kryeministrit nga Viena, si simbol i fushatës së Sebastian Kurz, që fitoi zgjedhjet për kancelar. “Syzat që gjeti Rama sot në tavolinë, janë syzët e Sebastian Kurz, kancelarit të Austrisë që fitoi zgjedhjet të dielën. Këto syze ishin simbol i fushatës së tij. Ja solla unë nga Vienna dhe ai, u çua në kembë si falenderim dhe respekt për Kurz”, shkruan Velaj
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se ka akorduar këtë 1 tetor një fond shtesë për përmirësimin e sistemit të bur gjeve në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-ve, një sistem i përmirësuar bur gjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Njoftimi i ambasadës amerikane: Një sistem i përmirësuar bur gjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara…
Filmi që e lançoi atë si një superstarer ndërkombëtare të Hollivudit do të festojë 30-vjetorin e tij në Mars. Aktorja Julia Roberts vërtetoi edhe njëherë edhe pse kishin kaluar vite nga filmi i famshëm dhe mosha kishte kaluar por ajo vetë duket po njësoj si në filmin “Pretty Woman” ku po shkëlqente në një fushatë të re për markën italiane të modës, Calzedonia. Fituesja e çmimit Oskar, 51 vjeçe, e cila fitoi zemrat e e të gjithëve me portretizimin e saj të prostitutës, Vivian Ward, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara në një fustan blazeri me ngjyrë rozë e cila…
Detaje të reja janë zbuluar ditën e sotme për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko. I arrestuari i nëntë për këtë vrasje Bledi Teta, tashmë mban mbi supe edhe akuzën e veprës penale vrasje me paramendim ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar se nëse kjo dosje do të zbardhet, emra të njohur dhe trafiqe kokaine do të dalin në dritë. “Kjo ngjarje do të zbardhet, madje mendoj se do të preken emra të njohur të botës së krimit, që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje, por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Nëse SPAK do hetojë gjitha pasuritë e…
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Mundohuni të mos e humbni busullën tuaj, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç mendoni. Mos u dorëzoni. Pak relaksim nuk ju lëndon asnjëherë dhe madje beqarëve ju duhet të bëjnë pak pushim. Aventurat mund të presin! Puna: Humori ju lëkund të keni keqkuptime me kolegët, mbani qetësinë dhe veproni me kujdes. Demi Dashuria: Sot mirëkuptimi me të dashurin tuaj do të jetë i mirë, madje atmosfera familjare është mjaft bashkëpunuese. Ju nuk mund të kërkoni më shumë tani! Nëse…
Djali i Robert Kenedit ka postuar në Instagram identitetin e vrasësit të babait të tij, 50 vite pas ekzekutimit. Bobi Kenedi u vra në vitin 1968, pasi palestinezi Sirhan Sirhan hapi zjarr drejt tij në një hotel të Los Anxhelesit. Sirhani u dënua për vrasjen e politikanit, por sot, djali i ish senatorit amerikan thotë se vrasësi i vërtetë ishte në fakt një rojë i hotelit. Edhe pse Sirhani qëlloi kundër të atit, plumbat që i dhanë fundi jetës erdhën nga Thane Eugene Cesar, sipas djalit. “Thane Eugene Cesar vdiq në Filipine. Provat tregojnë se ai është vrasësi i babait…
Skocia i ka ndaluar me ligj prindërit që të godasin fëmijët e po ashtu edhe çfarëdolloj ndëshkimi fizik. Një projektligj është prezantuar në parlamentin lokal në Edimburg nga qeveria e prezantuar nga Nicola Sturgeon, partia e të cilës kontrollon asamblenë. Bëhet fjalë për të parin territor të Mbretërisë së Bashkuar që ka vendosur të ndalojë ndëshkimet trupore, një traditë kjo që asnjëherë nuk është shkulur me rrënjë në sistemin shkollor britanik dhe as nga familjet. Ai që ka propozuar abrogimin e shuplakave për fëmijët, ka qenë një deputet i gjelbër, John Finnie, me mbështetjen e laburistëve dhe liberal demokratëve, përveç…
Florjan Binaj mund të jetë një ndër ata persona që e adhurojnë punën që bën. Aktori i njohur ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video përmes së cilës tregon sesi e kalon kohën gjatë transmetimit të programit radiofonik “Rikoshet”. Pranë tij shfaqet Adi Pojana, i cili bashkë me Florin nis të kërcejë dhe të shijojë muzikën e vendosur gjatë transmetimit. “Ja se si i shijojmë këngët ne gjatë transmetimit të ‘Rikoshet’”, shkruan Binaj. Epo Flori me sa duket di si ta kthejë punën në kënaqësi!