Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Tabakane në Elbasan, ku një person ka prerë damarët. Mësohet se është D.S. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka ardhur rreth 1 orë me vonesë duke bërë qe burri të mbetet i shtrirë në rrugë. Persona që e njohin personin që tentoi vetëvrasje bëjnë me dije se ai ishte i varur nga alkooli, alibi të cilin e konfirmon edhe policia. Edhe gjatë ditës se sotme ai ka qënë i dehur. Sipas burimeve ai është shtruar në spital ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.
Author: tirana
Fustani këmishë është një nga të preferuarit e Meghan Markle, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Dukesha e Sussex ka veshur jo një, por katër të tillë në turneun e saj mbretëror në Afrikën e Jugut. Arsyeja pse Meghan i pëlqen shumë këto lloj fustanesh, është sepse ata mund të kombinohen shumë lehtë dhe ju bëjnë të dukeni sa elegante aq edhe praktike. Mund të vishen me të sheshta, këpucë me take, apo me atlete. Nëse dhe ju keni mëdyshje për një veshje, bëni zgjedhje të zgjuara si Meghan, që kurrë nuk ju lënë në baltë.
Anija e tre trafikantëve narkotikësh që po transportonin kokainë është mbytur në brigjet kolumbiane. Tre personat që po udhëtonin arritën të shpëtonin duke u mbajtur në qeset e lëndës narkotike. Ata u shpëtuan në afërsi të ujërave të Oqeanit Paqësorë vetëm 7 orë pasi anija e tyre u përmbys. Por për fatin e tyre të keq shpëtimtarët ishin oficerë të ushtrisë të cilët i arrestuan personat e sekuestruan lëndën narkotike.
Eneda Tarifa ka qenë gjithmonë në formë perfekte fizike dhe vitet e fundit i është përkushtuar akoma më shumë kujdesit për trupin. Këngëtarja publikon në rrjete sociale shpesh video apo foto duke u stërvitur nga palestra dhe pak muaj më parë tregoi se i është dedikuar plotësisht. Në qershor ajo premtoi se këtë vit palestra do të ishte prioritet i saj, sepse ndihet shumë më mirë nga ana fizike, por edhe mendore. Megjithëse rezultatet e palestrës kanë qenë të dukshme për të, duket se Eneda nuk mjaftohet vetëm me ushtrimet që bën atje. Ditën e sotme ajo ka treguar se…
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi në 14 shtator kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dasma e çiftit të aktorëve ishte një nga më modernet që kemi parë deri më sot dhe nga ato çfarë u publikua në rrjete sociale u duk se të gjithë e shijuan në maksimum. Këtë gjë Bensiku sapo na e ka konfirmuar përmes një video me momentet më të bukura nga dasma. Ajo çfarë është e dukshme është se të gjithë kanë kërcyer pafund dhe se çdo i ftuar është ndjerë i lirshëm, njësoj si vetë nusja me dhëndrin. Përmes videos së postuar Besniku ka falenderuar…
Botohet vepra e katërt e Mid’hat Frashërit në përvjetorin e 70-të të vdekjes. Vepra përmban përshtypjet e udhëtimeve të tij dhe momenteve kyçe të historisë shqiptare. Studiuesi Uran Butka thotë se për vdekjen e Mid’hat Frashërit do të kërkojë ekspertizën e vdekjes në Amerikë. Udhëpërshkrimet e botuara në shtypin shqiptar dhe të huaj shkruar nga Mid’hat Frashërit janë pjesë e veprës së katërt që sheh dritën e botimit në 70-vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë vepër janë përmbledhur përshtypje udhëtimesh, përshkrime gjeografike, historike, politike, e social-kulturore thekson drejtuesi i Institutit “Lumo Skëndo” Uran Butka. Përshtypjet e udhëtimit në të gjithë…
Drejtuesit më të lartë të institucioneve në Bruksel në unison përmes një letre u kërkojnë vendeve anëtarë të BE-së që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi i kanë plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan. Letra është firmosur nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ai në largim Jean-Claude Juncker, David Sassoli kryetar i Parlamentit Evropian dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk. “Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo…
Pas disa ditësh të punimeve me intensitet, tanimë në stadiumin e futbollit në qytetin e Sarandës është vënë në funksionim sistemi i ndriçimit. Pas montimit të linjave të ndriçimit, 4 shtyllat e vendosura fuqizojnë dukshëm sistemin e ndriçimit të stadiumit në të dy krahët e tij. Vetë kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma inspektoi punimet dhe përfundimin e investimit për ndriçimin e stadiumit të futbollit. Me këtë investim krijohen kushte optimale e komode për t’u stërvitur në një hark kohor shumë më të zgjatur ekipet zinxhir, pa përjashtuar orët e mbrëmjes dhe natën dhe duke mos marrë kohën e…
Këngëtarja e njohur Eli Fara, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”. Përveç projekteve të reja muzikore, ajo ka folur dhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën. E pyetur se për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës. Këngëtarja tregoi se gjithnjë e ka patur ëndërr që e bija të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur. Por ajo nuk e mohoi që edhe…
Nëse dëshironi të hani pure patatesh apo sallatë patateje, atëherë ky truk do t’ju kursejë kohë sepse mund t’i qëroni patatet për një sekondë. Siç edhe mund ta dini vetë, në mënyrë që patatet të mbesin të shijshme dhe t’i ruajnë vlerat ushqyese, më së miri është të konsumohen të ziera, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, nëse planifikoni të bëni pure patatesh apo sallatë, dhe pastaj të pritni që patatet të ftohen, qërimi i tyre mund të jetë proces më i mundimshëm. Megjithatë, falë një tasi me akull, tani qërimi i patateve është proces shumë i lehtë dhe i kënaqshëm. Krejt çfarë…
Me anë të një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave ka bërë dje ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim, duke rishikuar të ardhurat, shpenzimet, numrin e lejuar të punonjësve në administratën shtetërore, por pa ndryshuar shifrën e deficitit buxhetor. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e djeshme, qeveria e ka ndryshuar shifrën totale të të ardhurave të pushtetit qendror, duke kaluar në 361 miliardë e 945 milionë lekë, nga 364 miliardë e 945 milionë lekë. Në këtë mënyrë, buxheti në dispozicion do të pësojë një ulje prej 3 miliardë lekësh nga versioni i miratuar në fund të vitit…
Sipas një studimi të ri, janë të rinjtë ata që ndihen më shumë të vetmuar sesa gjeneratat e vjetra. Anketimi i kryer nga “YouGov” me më shumë se 2,000 britanikë të rritur ka zbuluar se 31% e personave të moshave 18-24 vjeç kanë raportuar se ndihen të vetmuar shpeshherë ose tërë kohën, krahasuar me 17% të personave 55 vjeçar. Përderisa 24% e të rinjve e kanë pranuar se vuajnë nga vetmia në ndonjë fazë të jetës së tyre, 7% kanë thënë se ndihen të vetmuar çdo ditë. Ndryshe nga ta, vetëm 2% e gjeneratave të vjetra kanë raportuar se ndihen…