Është zbardhur dëshmia e Trejsi Sejdinit në Prokurori fill pas arrestimit të të dashurit të saj, Leonard Dukës në prill të 2019. Ky i fundit, është aktualisht person i shpallur në kërkim pas vrasjes së ish policit, Santiago Malko. Leonard Duka është pronari i lokalit ku dyshohet se u thur plani për vrasjen e ish-policit Malko. Ndër dosjet që prokuroria ka tërhequr për të verifikuar të gjithë veprimtaritë kriminale të tij rezulton të jetë edhe ajo e prill 2019, kur forcat e posaçme operacionale kanë marrë informacion se në katin e 12 të një pallati pranë Medresesë, ndodhej një grup…
Author: tirana
Tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit solli edhe njëherë në vëmendjen tonë problemet me ashensorët. Me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ashensorët ekzistues do t’i nënshtrohen ekzaminimit. Procesi do të zgjasë 15 muaj dhe përfundon më 31 dhjetor të 2020. Në gjithë vendin janë me mijëra pallatë që janë të pajisur me ashensorë. Vetëm në Tiranë, janë rreth 1500 ndërtesa me ashensorë, nga të cilat gati 950 administrohen nga administratorë të cilët kontraktojnë firma private për mirëmbajtjen e tyre.
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaron se Lulzim Basha dhe Edi Rama fillimisht duhet të heqin dorë nga ky sistem zgjedhor që mbajnë në fuqi, pasi duke hequr dorë nga ky sistem, ata heqin dorë nga pushteti i tyre absolut. I ftuar në TCH, Patozi tha se ky sistem ka prodhuar një realitet politik të deformuar që desh na çoi edhe në luftë civile. Patozi paralajmëron një fund të tmerrshëm për ta, nëse zgjedhin si të dy bashkë, si njëri apo tjetri të mbajnë këtë sistem zgjedhor në fuqi. Por kreu i Bindjes Demokratike beson se si Bashës ashtu…
Kryetarja e LSI-së ka folur për herë të parë se cila do jetë e ardhmja e drejtimit të kësaj force politike nëse mazhoranca arrin të shkarkojë Presidentin Meta nga detyra. “Po unë nuk kam pse t’ia lë, unë jam votuar. Varet se ca qëndrimi ka z. Meta e para dhe e dyta unë jam sfidante, nuk i lë gjërat në mes të rrugës. Mund t’i lë gjërat në mes të rrugës vetëm si një nënë që mund të sakrifikojë gjithçka dhe jam e detyruar të marr rolin e nënës ose për arsye shëndetësore. Por të jeni të bindur që as…
Siç shihet në video, Presidenti i SHBA është bërë sërish protagonist dhe pamjet po bëhen virale, ku shfaqet gjatë një takimi me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto Në një moment, Trump tentoi ta prekte me dorë në njërën këmbë presidentin finlandez, ndërsa ky i fundit i shtyu dorën, ndërsa mimika e fytyrës së tij tregoi bezdi. Gjesti i homologut të Trump nuk ka kaluar pa u kapur nga kamerat ndërkohë erdhi në një moment kur presidenti amerikan u pyet nga një reporter çfarë mund të mësonin SHBA-të nga Finlanda, e cila është renditur vendi më i lumtur për dy vjet…
Kjo breshkë e rrallë ka 2 koka dhe është në një ngjyrë të gjelbër të ndezur aq sa thuajse nuk duket e vërtetë. Blake Chennault kujdeset për reptilët në shtëpinë e tij në Misisipi, gjithsesi kur kjo breshkë lindi ai as që e priste se do mund të ishte me 2 koka. Ai e quajti atë Chop dhe Sticks tamam si shkopinjtë që përdoren për të ngrënë ushqimin kinez. Pritej që të ishin 2 binjake por që si përfundim doli një breshkë me dy kokë kjo pasi embrioni falimentoi dhe nuk u nda. Nëse mendoni se kjo është kafsha më…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot në Kuvend se vendi ynë i ka plotësuar kushtet, por BE nuk është gati të hapë negociatat me Shqipërinë. Në një dalje për media, Basha tha se fajtori kryesor për dështimin e radhës të integrimit të Shqipërisë është vetë Edi Rama, i cili sipas tij, nuk merr përgjegjësi për drogën, krimin, blerjen e votave, etj. “Me mënyrë si Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të BE shpejt do vijë kur do tregojë me gisht fajtorët, që do të jetë çdokush, opozita, mediat, evropianët,…
Dy kirurgë janë në hetim pasi akuzohen se i kanë hequr një gruaje stomakun gabimisht. Gruaja u diagnostifikua me ‘tumor malinj” përmes një diagnoze e cila më vonë u zbulua se ishte krejtësisht e gabuar. Ngjarja u regjistrua në 2016, dhe prokuroria ka nisur hetimet për dy kirurgë të spitalit Sesto San Giovanni në Lombardi, në veri të Italisë. Seanca e parë gjyqësore është parashikuar të mbahet më 17 shtator dhe mjekët akuzohen për lëndime të rënda ndaj pacientes. Prej 4 prillit 2016, kur gruaja iu nënshtrua operacionit nuk mundi më të kishte një jetë normale. Prej asaj dite humbi…
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur në datë 2 tetor në parkun e ministrisë së Brendshme. Dyshohet se nga parku janë marrë kondicionerë, printer, skanera, shkruan TCH. I njëjti burim pranë prokurorisë tregon jo zyrtarisht se kjo është ngjarja e dytë brenda muajit pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.
Sot, më 3 tetor 2019, përkujtohet 70-vjetori i ndarjes nga jeta i publicistit, shkrimtarit, përkthyesit, albanologut, diplomatit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Mid’hat Frashëri (1880-1949) Mid’hat Frashëri ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare. Lindi në Janinë më 1880 dhe ishte i biri i Abdyl Frashërit, patriotit të shquar shqiptar. Mid’hat Frashëri njihet edhe me pseudonimet “Lumo Skëndo” dhe “Mali Kokojka”. Mësimet e para i mori nga Naim dhe Sami Frashëri. Nën ndikimin e tyre, ai mori një kulturë të gjerë dhe zotëroi disa gjuhë të huaja. Në vitin 1908 themeloi gazetën “Liria” në Selanik. Nga viti 1897-1928 botoi…
Djersitja e tepërt (hiperhidroza) dhe stresi mund të jenë arsye për pëllëmbët e djersitura. Mundohuni të kufizoni konsumimin e alkoolit dhe të mësoni të kontrolloni nivelin e stresit përmes meditimit ose teknikave të frymëmarrjes. Nëse asgjë nuk duket se funksionon, patjetër që duhet të këshilloheni me mjekun Në disa raste, këto simptoma në duar mund të jenë shenjë e një problemi më serioz, siç është tromboza venoze, anemia ose diabeti. Nëse shpesh pësoni humbje të ndjeshmërisë në duar pa ndonjë arsye të dukshme, këshillohuni me mjekun tuaj se çfarë të bëni. Duart e thata Arsyet më të zakonshme për lëkurën…
Në komunikimin e parë për mediat pasi gjykata e dënoi për shpërdorim detyre duke i rrëzuar dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë. Ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie. Pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të…