Author: tirana

Plastika është në tokë, det dhe ajër, por tashmë mund të gjendet edhe brenda filxhanit të çajit. Bustinat e çajit lëshojnë miliarda grimca mikroplastike në një filxhan me ujë të nxehtë. Studiuesit nga Universiteti McGill në Kanada zbuluan se një bustinë e vetme lëshon rreth 11.6 miliard grimca mikroplastike si dhe 3.1 miliard grimca më të vogla nanoplastike. Një sasi kjo shumë herë më e madhe nga ajo që gjendet në pijet dhe ushqimet e tjera. Për shkak se efektet shëndetësore të këtyre grimcave nuk dihen ende, shkencëtarët kanë kërkuar të bëhen më shumë hulumtime në këtë drejtim. Njerëzit konsumojnë…

Read More

Qyteti i Ulët bavarez i Abensberg, ishte skena e të shtënave të përgjakshme mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 18.10 minuta të pasdites, kalimtarët kanë njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri para një dyqani. Mediat gjermane shkruajnë se kur oficerët arritën në vendngjarje, gjetën një serb 37-vjeçar të vrarë nga disa të shtëna. Të dyshuarit, dy shqiptarë të Kosovës të moshave 41 dhe 30 vjeç kishin ikur nga skena e krimit, ndërsa policia u vu në kërkim të autorëve. Shkëmbimi i dytë i zjarrit Rreth gjysmë ore më vonë, të tjera të shtëna janë dëgjuar në Abensberg. Dy automjete…

Read More

Dy ditë më parë në qytetin e Lushnjes u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Besnik Hida, teksa konsumonte një kafe. Pak minuta më parë janë bërë me dije detajet e fundit mbi ngjarjen ku mësohet se një javë para vrasjes, Hida njoftoi policinë një javë para vrasjes, madje i dorëzoi atyre edhe pamjet filmike të të kërkuarve. Por si duket, policia nuk ka qënë e aftë të mbrojë jetën e biznesmenit, baba i dy fëmijëve, pasi ai u ekzekutua nga dy persona të cilët u arratisën pas krimit dhe dogjën makinën.

Read More

Një histori e veçantë vjen nga Drenica e Kosovës. Një gjerman ka shkuar në dasmën e një të riu të cilit 20 vite më parë i shpëtoi jetën. Në atë kohë ai ishte vetëm një foshnjë, dhe Manfred Kühle u bë pjesë e ditës më të rëndësishme të tij. Drenit Bajraktari nuk do ta harrojë kurrë atë që gjermani ka bërë për të. Në muajt e parë të jetës së tij, Dreniti shfaqi probleme shëndetësore dhe familja e kishte të pamundur që ta kuronte. Ishte viti 1999 kur Manfred Kühle e mori Drenitin nga fshati dhe e dërgoi në Prishtinë…

Read More

Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen. “Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit. Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit. Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka…

Read More

Modelja e njohur shqiptare që po bën karrierë në Itali, Erjona Sulejmani, nuk është vetëm e komentuar për format e saja fizike por edhe për deklaratat e saja. Ish-gruaja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili, gjithmonë është shprehur se është fanse e Interit, kështu që nuk do të mungojë në derbin e së dielës, Inter-Juventus. Bukuroshja ka zbuluar praninë e saj në “San Siro” gjatë komunikimit me fansat e saj. Ndërsa pyetjes nëse martesa me Xhamailin përfundoi për arsye tradhtie, Erjona iu përgjigj: “Jo, jo, nuk ishte ky motivi” Dhe atij që ishte kurioz të dinte nëse do të rikthehej në…

Read More

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka organizuar sot një aktivitet me rastin e 29 vjetorit të bashkimit. Të pranishëm në ceremoni ishin liderët më të lartë të shtetit. Protokolli kishte përcaktuar që në krah të presidentit Ilir Meta të qëndronte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej një rresht pas tyre.

Read More

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë mbushur sot plot 27 vite pranë njëri-tjetrit. Në të mirë e në të keq, ata kanë qenë gjithmonë bashkë dhe i kanë treguar botës se me kalimin e viteve, dashuria e tyre është rritur më shumë. Ata kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mirë të njëri-tjetrit dhe janë shembulli më i mirë për çdo çift të dashuruarish. Pak më parë, Michelle ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto me bashkëshortin, krahas së cilës i bën urimin më të bukur të përvjetorit: …

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilëve u ka kërkuar të bëhen pjesë e një mekanizimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të varfër të Shqipërisë. “Duke parë edhe nevojën që ka shoqëria për të kuptuar më mirë dhe për të prekur më nga afër vlerën që ju mishëroni për këtë komunitet, sikundër për të lehtësuar gjithë këtë barrë të madhe dhe të padrejtë mbi figurën e sipërmarrësit të suksesshëm, mbi emrat e shumë kujt prej jush këtu që përgojohen si të ishin persona në kërkim, të hapim së bashku një faqe tjetër…

Read More

Prof. Fatos Tarifa Gjatë 30 viteve të fundit është shkruar shumë mbi proçesin e tranzicionit postkomunist në Shqipëri. Ky subjekt është trajtuar nga këndvështrime të ndryshëm. Disa autorë kanë studjuar reformimin ekonomik të shoqërisë shqiptare, të tjerë janë fokusuar në transformimin politik të saj, disa e kanë përqendruar vëmendjen në transformimin e institucioneve të shtetit, ndërsa të tjerë në transformimin e kulturës politike. Autorë të ndryshëm janë përpjekur të argumentojnë se procesi i tranzicionit postkomunist në Shqipëri tashmë ka përfunduar. Të tjerë janë të mendimit se, edhe pas tri dekadash, Shqipëria vazhdon të jetë në tranzicion. Unë i përmbahem pikëpamjes…

Read More

Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht koha gjatë së cilës i kaloni 1.6 kilometra duke ecur, dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme. Ecja nuk është vetëm një ushtrim i shkëlqyeshëm fizik, i cili na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë. Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi. Sipas New York Times, këmbësorët e ngadalshëm kanë…

Read More

Salca e beshamelit u jep gatimeve një shije të shkëlqyer dhe të plotë. Kremi i qumështit, i njohur ndryshe si salca e beshamelit është një ndër produktet që amvisat e përdorin shpesh herë në përgatitjen e shumë recetave fantastike. AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë dhe perfekte të përgatitjes së salcës natyrale të beshamelit lehtë në shtëpi, të cilën mund ta përgastisni çdo herë për të plotësuar recetat tuaja. Përbërësit (Përbërësit më poshtë përzgjidhen në bazë të recetës që do përgatisni. Përbërësit më poshtë janë për një tavë normale musakaje, pastiçoje apo tavë me perime të pjekura) 3…

Read More