Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Si ta gatuani kremin beshamel vetë në shtëpi

19:13 / October 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beshamel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Salca e beshamelit u jep gatimeve një shije të shkëlqyer dhe të plotë.

Kremi i qumështit, i njohur ndryshe si salca e beshamelit është një ndër produktet që amvisat e përdorin shpesh herë në përgatitjen e shumë recetave fantastike.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë dhe perfekte të përgatitjes së salcës natyrale të beshamelit lehtë në shtëpi, të cilën mund ta përgastisni çdo herë për të plotësuar recetat tuaja.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë përzgjidhen në bazë të recetës që do përgatisni. Përbërësit më poshtë janë për një tavë normale musakaje, pastiçoje apo tavë me perime të pjekura)

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Një lugë çaji arrë moskat e grirë

Përgatitja

Në një tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni.

Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë dhe arrën moskat të grirë.Përdorimi i Beshamelës në gatime

Salca e beshamelit u jep gatimeve një shije të shkëlqyer dhe të plotë.

Kremi i qumështit apo salca e beshamelit është një produkt i rëndësishëm i cili përdoret veçanërisht në përgatitjen e musakasë, pastiços por edhe tavave të ndryshme me perime.

Në çdo rast përgatitjeje, salca e beshamelit përdoret në fund, duke ia hedhur sipër tavës që keni përgatitur e më pas futet në furrë që të piqet.

Krahas puergatitjes së recetave tipike, mund të përgatisni tavë me brokoli dhe salcë beshamelë apo me lulelakër por edhe me kombinime të tjera perimesh.

Kombinim fantastik është edhe përdorimi i salcës beshamel në pjekjen e mishrave të ndryshëm në furrë. Si për shembull mishi i qengjit apo i kecit.

Mjafton ta kaloni mishin për përreth 30 minuta në zierje e më pas ta transferoni atë në një tavë, ta mbuloni me salcën beshamel e më pas ta piqni në furrë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e artë të pjekjes./AgroWeb.org 

gatuani kremin beshamel shtëpi c tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.