Author: tirana

Një prift suedez ka marrë vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tij. Oskar Amgarden nga Suedia i ka kushtuar jetën e tij Zotit prej 8 vitesh. Por ai gjithashtu ushtrohet edhe në palestër duke publikuar foto e video nga stërvitja. Një tjetër detaj jo i zakonshëm për një prift, janë tatuazhet që Oskari mban në trup. Megjithatë këto tatuazhe i dedikohen besimit të tij. Prifti suedez ka 137 mijë ndjekës në Instagram ku ka kombinuar pasionet e tij, duke postuar shpesh foto i veshur si prift me përshkrime rreth besimit dhe video ku bën palestër.

Read More

Etrit Berisha e ka humbur përkohësisht vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare të futbollit por mbetet mes portierëve më në formë në serinë A. Ndërhyrjet e gardianit të kuqezinjve janë vlerësuar nga Federata italiane e futbollit, dhe në vecanti për lojën e zhvilluar në muajin Shtator. Etrit Berisha u bë protagonist në ndeshjen e së shtunës në Torino, që skuadra e tij Spal zhvilloi ndaj Juventus. Nëse nuk do të ishte për portierin nga Prishtina, golavarazhi do të kishte arritur në nivele të sikletshëm, për ekipin mik, të paktën 7 apo 8 gola të sigurt u evituan në portën e…

Read More

Të gjithë mendojmë me vete: sa kaotike është të gjesh gjërat që dëshiron në një supermarket. Mirëpo, ju sigurojmë se asgjë nuk është kaotike. Është thjesht një strategji e mirëmenduar për të rritur shitjet. Zbuloni truket interesante që përdorin supermaketet për të rritur shitjet e tyre: I ngatërrojnë klientët me qëllim A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje impulsive. Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve Dyqanet vendosin produktet…

Read More

jorida Tabaku, ish-depytetja e PD, deklaroi sot para mediave se “Që nga viti 2013 Qeveria e Edi Ramës ka miratuar disa ligje për pronën, të cilat kanë një qëllim të vetëm: zaptimin e pronës private dhe publike dhe tranferimin e saj tek disa klientë të Edi Ramës.” Çdo ligj për pronën i kësaj qeverie është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Në këtë përfundim ka dalë edhe Komisioni i Venezias, i cili ndan të njëjtin opinion si opozita, Presidenti dhe shoqatat e pronarëve se qeveria shqiptare, me të padrejtë, u heq mundësinë e kompensimit fizik pronarëve,…

Read More

Arsenali ka bërë një debutim fanstastik në Europa League duke arritur me pikë të plota në grupin F pas dy ndeshjeve të para. Në Londër djemtë e Unai Emery mposhtën mbrëmë Standard Liege 4-0 ku ai që shkëlqeu më shumë në krahasim me të tjerët ishte Gabriel Martinelli me dy gola. Rrjetën e tundën edhe Willock dhe Ceballos. Frankfurt fitoi 1-0 ndaj Guimaraes dhe siguron fitoren e parë në grup. Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Holandë ndaj Az Alkmar.Partizani Beogradit fitoi 2-1 ndaj Astana dhe bashkëkryeson me 4 pikë me United.Ndërkaq Lazio është…

Read More

Në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 107 milion euro për prostitucion dhe përdorim narkotikësh. Sot kjo shumë me siguri është shumë më e madhe. Gjë e cila nuk mund të konfirmohet me statistikë sepse të dhënat përllogariten një periudhë të caktuar pas përfundimit të vitit në vijim e sipër. Në shtetin tonë ende nuk u gjend “erbap” politikan i cili pasi ta marrë pushtetin do të ndërmarrë hapa radikale në ekonominë gjë e cila do të sillte rritje të bruto prodhimit vendor prej 6 në 8 përqind, sa është e nevojshme që qytetarët të ndiejnë përmirësim të standardit jetësor dhe…

Read More

Pas ndarjes së bujshme nga këngëtari i njohur Zayn Malik, modelja Gigi Hadid zgjodhi për një kohë të gjatë të mos frekuentohej me asnjë mashkull, derisa doli në skenë aktori Tyler Cameron. Modelja vendosi t’i jepte një mundësi pasi mes tyre lindi një ndjenjë pëlqimi dhe interesi. Dyshja janë fotografuar disa herë bashkë, madje kanë qenë të pranishëm në evente të rëndësishme të jetës së tyre. Por siç ndodh zakonisht me romancat që nisin ashtu papritur, edhe romanca mes Gigit dhe Tylerit duket se ka përfunduar. Burime pranë çiftit treguan për “Entertainment Tonight” se ato i kanë dhënë fund lidhjes…

Read More

19 nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës kanë përfunduar në spital me shenja helmimi. Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma si : marrje mendsh dhe të vjella. Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se janë helmuar nga ushqimi dhe uji tek një “fast Food-”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës. Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.

Read More

Nëse jeni një ndër këta persona që dëshironi stomak të rrafshët dhe bel të hollë, atëherë është dita juaj me fat të informoheni për çajin çudibërës që ju heq kilogramët e tepërt sa hap e mbyll sytë. Fjala është për çajin e shafranit, i cili ju ndihmon ta hiqni dhjamin e tepërt brenda vetëm një jave. Arsyeja se përse ky çaj bën mrekulli dhe është efektiv, është për shkak se është tejet termogjenik, që do të thotë se e shpejton metabolizmin dhe e djegë dhjamin. Për ta përgatitur këtë çaj duhen këta përbërës: – Një litër ujë – Lëng limoni…

Read More

Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara. Ministrja e Drejtësisë vuri theksin edhe te sfidat e rajonit për forcimin e shtetit të së drejtës. “Vendet tona ndodhen sot përpara objektivave të rëndësishme për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi vende që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Forcimi i shtetit të së drejtës…

Read More

Autoritetet turke kanë sekuestruar një sasi prej 1.8 tonësh lënde narkotike të llojit marijuanë, e cila po transportohej nga dy kamionë shqiptarë. Mediet turke raportojnë se nga aksioni i forcave të rendit, janë ndaluar 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga ç’vend. Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vendnisje kishin  Shqipërinë.

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të negociuar me opozitën dhe madje të shkojë në selinë e PD-së i vetëm edhe pa këshilltarin e tij por nuk pranon kushte. Në News 24, Rama tha se në çdo moment është gati për paqe e dialog. “Në çdo moment jam gati për paqe e dialog. Kam çuar letra dhe kam parrë pas, sharje. Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës. Jam gati të ulem më këdo prej tyre. Vetëm për vetëm jo se…

Read More