Flori Mumajesi ka qëndruar larg muzikës për disa muaj dhe fansat e tij po e presin me padurim të rikthehet me një hit të ri. Pak kohë më parë artisti i njohur i befasoi të gjithë me deklaratën se do të hiqte dorë nga muzika, por më pas tha se mesazhet e shumta nga dashamirës të tij i treguan se nuk duhet ta bëjë kurrë këtë gjë. Këngëtari për një kohë të gjatë qëndroi edhe larg rrjeteve sociale, një veprim që ngriti shumë dyshime. Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria për arsye personale,…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën ” Ndre Mjeda”, pranë “Parkut të Autobuzave” në Tiranë. Një vajzë 13-vjeçare është rrëmbyer në mes të ditës. Vajza sapo ka zbritur nga fugoni i shkollës sëbashku me motrën e saj. Burime për Tirananews.al thonë se vajza është tërhequr pa dëshirën e saj në një makinë tip Fiat i kuq. Alarmin e ka dhënë motra që ishte me të dhe ka lajmëruar gjyshen. Ndërkohë që banorët janë të shokuar. Ndërkohë skena është parë nga gjyshja, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga…
Ky është horoskopi për ditën e shtunë 5 tetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Gjatë kësaj fundjave duhet të bëni kujdes në raport me të tjerët, si në familje edhe në punë. Duket sikur jeni gati për luftë dhe çdo gjë mund të shkaktojë sherr, edhe pse nuk jeni ju provokuesi i problemeve. Do të jeni gati për tu përballur ndaj çdo…
Vogëlushi 9-vjeçar Rogeni është shëruar nga një sëmundje e rëndë, pas trajtimit që ka bërë në njësinë e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë. Kryeministri shkruan se nga ekzaminimi i sapo kryer me rezonancën e fjalës së fundit të teknologjisë në QSUT, Rogeni rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme. Rama ka theksuar se rasti i 9-vjeçarit vlen për t’u theksuar pas trajtimi me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, ndodh për herë të…
Pas pak ditësh, kampionatet më elitare në Europë do të kenë pushim duke qenë se në fushë rikthehen ekipet Përfaqësuese. Ndërkohë, trajnerët kanë nisur të publikojnë edhe listat me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e radhës. Ndërkohë, sot ka publikuar listën edhe Holanda. “Tulipanët” do të luajnë dy ndeshje zyrtare kualifikuese ku fillimisht do të presin Irlandën e Veriut, ndërkohë që pak ditë më vonë luhet ndeshja kundër Bjellorusisë. Për këto ndeshje, trajneri Ronald Koman ka publikuar listën, aty ku bie në sy që ka futbollistë ndër më të mirët në Europë dhe që padyshim, e bëjnë Holandën një nga…
“Askush më shumë se kjo fotografi e realizuar më 4 maj të vitit 1913″ në Prishtinë, nuk dëshmon për mjerimin tonë. Shqiptarë të leckosur dhe të uritur, janë të “shoqëruar” edhe nga dy xhandarë serbë, të cilët janë dëshmia më e mirë e kërcënimit të radhës”, kështu ka shkruajtur ish-gazetari Bajram Mjeku në rrjetet sociale përkrah fotografisë së mëposhtme. Mjeku ka thënë se fotografia mund të jetë realizuar në Qarshinë e Prishtinës, aty ku sot janë objektet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në koleksionin e filantropit Albert Kahn, gjenden 94 fotografi me motive nga Kosova. Kahn veç Prishtinës, vizitoi…
Katër viktima janë shënuar nga atentatet mafioze në më pak se dy muaj në qytete të ndryshme të vendit. Në të gjitha rastet, autorët kanë mundur të shpëtojnë prangosjes së policisë, ndërsa ekzekutimit ka qenë tepër i egër nga grupet kriminale. Atentatet të tipit mafioz kanë shkaktuar shumë viktima kohet e fundit, duke shqetësuar së tepërmi organet ligjzbatuese në vend. Nga fundi i gushtit e deri në fillim të tetorit janë ekzekutuar 4 persona për llogari të të tretëve, ndërsa rritje ka shënuar edhe krimi në familje. Emëruesi i përbashkët është se, autorët kanë mundur të largohen dhe t’i shpëtojnë…
Një ndërhyrje në momentet kritike e punonjësve të policisë Bashkiake të Tiranës ka rezultuar me fat për një grua sot në zonën e Liqenit Artificial. Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten, por fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në3 kohë. Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë. Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.
Presidenti Ilir Meta mori pjesë në një aktivitet përkujtimor në Lezhë në nderim të At Gjergj Fishtës. Kreu i shtetit u shfaq në krah të rinjve të veshur me kostume popullore, ndërsa mori edhe një vogëlush kaliqafë. Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë, thotë Meta. “Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës. Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni…
Gjiri Morbihan është cilësuar si një nga më të bukurit në botë. Një ishull që gjendet në këtë gji, në Bretanjë të Francës, ka dalë në shitje dhe kushton 3.5 milionë euro. Ishulli ka një shtëpi me katër dhoma gjumi, dhe është vetëm 5 minuta larg me varkë nga Trinite-Syr-Mer, një nga brigjet më të bukura në botë. Shtëpia është ndërtuar mbi një ndërtesë të vjetër, të bërë me gur, nga peshkatarët e midhjeve që në vitin 1870.
I ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, Stresi deklaroi publikisht se po lufton për ta rikthyer Keisin, nga e cila u nda tre muaj më parë. “Dasma u priste, mbase do shtyhet, mbase do bëhet herë tjetër, mbase…”, tha Stresi. “Babi ma lë fajin mua, edhe mami por më mbron. Ne ia kemi lënë në dorë kohës. Ata e kanë dashur gjithmonë Keisin. Janë gjëra që do të rregullohen”, u shpreh reperi. Në fund reperi tha se misioni i momentit është të luftojë për të mos e humbur dashurinë e jetës së tij. “Ta humbësh dikë është e lehtë, tani…
Duhet të gjejmë një zgjidhje për të lënë pas këtë krizën. Të largohem? Kurrë, kush ikën do të thotë që është dorëzuar”. Fjalë këto të trajnerit të Milanit Marco Giampaolo në një intervistë për programin televiziv italian “Le Iene”. Klubi i ka konfirmuar edhe njëherë besimin ish-trajnerit të Sampdorias gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë që ndeshja ndaj Genoas e kësaj të shtune mund të rezultojë stacioni i fundit për Giampaolon pasi në rast të një tjetër rezultati negativ, Maldini dhe Boban mund të vendosin ta shkarkojnë nga detyra.