Author: tirana

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në emisionin ‘Top Talk’ tha se në Shqipëri votat janë blerë edhe për 100 euro. Sipas Majkos historia e blerjes të votave është e hershme dhe nuk u iniciua në dy zgjedhjet e fundit. “Njerëzit e dinë se në Shqipëri votat janë blerë. E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin…

Read More

Pas një ndarje të vështirë nga këngëtari Justin Bieber, artistja e njohur Selena Gomez dyshohet se ka nisur një lidhje të re. Ajo kaloi një periudhë të vështirë nga marrëdhënia e saj me këngëtarin, madje u shtrua dhe për rehabilitim për probleme depresive. Por duket se çdo gjë ka ndryshuar, pas deklaratës së fundit ku shprehej se po kalonte periudhën më të mirë të jetës. Burime për Us Ëeekly kanë treguar se Selena dhe ish-pjesëtari i ‘One Direction’ kanë shkëmbyer puthje në një vend ku thuajse nuk i shifte njeri. Të dy artistët janë parë shumë të afërt dhe të…

Read More

“Para 2 vitesh mora rrugën e vetme me djalin vetëm 5 vjeçar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil se këtu nuk kisha as ushqim dhe as shtëpi. Për të siguruar pasaportën jam detyruar të shes dhe gjakun tim. Atje më është dashur të rri dhe pa bukë, të flija përdhe vetëm me djalin e vogël,” – kështu e nis rrëfimin e jetës së saj Fidaria nga Korça, sot nënë e tre fëmijëve, e cila kohët e fundit është bërë pjesë e projektit RE-IN –VEST për familjet e rikthyera nga emigracioni. “Në Gjermani jetonim tre familje në dhomë me një banjo…

Read More

Kiara Tito i është bashkuar personazheve të tjerë të njohur që përdorin ‘Youtube-in’ për të ndarë me ata që i ndjekin momente të ndryshme nga jeta e tyre. Pak javë më parë moderatorja publikoi në kanalin e saj një video, në të cilin tregonte se si bënte ‘make up-in’ në përditshmërinë e saj. Kiara u shfaq për herë të parë tërësisht pa grim dhe mori mjaft komente pozitive për videon e realizuar. Së fundmi ajo ka publikuar në vlogg-un e saj diçka tjetër, këtë herë një krahasim mes jetës reale dhe asaj që shfaqim në ‘Instagram’. Kiara ka xhiruar disa…

Read More

Në një kohë që Rama ju ka hequr pasaportat diplomatike dhe atyre të shërbimit një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe gjyqtarëve, nga ana tjetër janë vendosur që përfitues të jenë disa të tjerë. Mes tyre janë edhe komisionerët që bëjnë vetingun në Shqipëri. Por vendimi i qeverisë për t’u hequr pasaportat e shërbimit gjyqtarëve të shkallës së parë dhe atyre të apelit ka sjellë reagimin e ashpër të këtyre të fundit. Madje, ata kanë nisur edhe zyrtarisht betejën ligjore për rikthimin e pasaportave të shërbimit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar shfuqizimin e kësaj pjese…

Read More

Dajana Shabani, Hermes Nikaj dhe Besmir Metani janë treshja e njohur e ekranit që na shoqëronte në emisionin “Ditë e re”. Për disa orë ata prezantonin emisionin e mëngjesit, megjithatë tani e kanë lënë në dorë të Arjola Shehut dhe Kelvi Kadillit. Treshja njoftoi se sezonin e ri do të shfaqen në një tjetër emision dhe duket se tani çdo gjë është gati. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Dajana ka zbuluar se emisioni mban emrin “Casa De Los 3S”. Emisioni ka nisur xhirimet dhe të shtunën e 12 tetorit do të shfaqet në ekran.

Read More

Sasia e kripës që duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium. Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin. Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram nga kripa e gjellës në ditë. Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur, shkruan noa.al. Gjithsesi rreth…

Read More

Gëzim Kica ka humbur që prej 10 marsit të viti 2008 kur ka kryer një telefonatë të fundit me kunatin e tij. Ai e ka njoftuar se po shoqëronte një grup klandestinësh, përmes së cilëve kryente edhe transportin e drogës. “Telefoni i tij rezultoi i hapur për 2 vite pas zhdukjes. Për vite me radhë në numrin e vëllait më përgjigjej një shtetase greke, thoshte nuk është këtu, nuk është ai që kërkoni ju”, tha në studion e Pa Gjurmë, vëllai i tij. Nga verifikimet e kryera nga stafi investigues i emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report tv, Gëzim Kica nuk…

Read More

Silva Balatadori ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth studimit të autores Kristen R.Ghodsee, që tregonte se seksi në komunizëm ishte më i mirë. Sa i përket studimit të mësipërm, Silva jo vetëm që nuk e mbështeti, por tha se në atë kohë njerëzit nuk kanë patur aspak informacion mbi edukatën seksuale. Thënë këtë, ajo kujtoi dramën e madhe që kishte përjetuar e ëma kur në moshën 11 vjeçare Silvës i kishin ardhur për herë të parë menstruacionet. “Mua më kanë ardhur periodat kur isha shumë e vogël, 11 vjeç.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Koplik. Dy automjete tip “Mercedez Benz” janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, e për pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë një person. Paraprakisht nuk raportohet për persona të tjerë të plagosur. I plagosuri i cili është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit është drejtuesi i njërit prej mjeteve idëentiteti i të cilit nuk dihet ende.

Read More

Pedagogu dhe publicisti i mirënjohur, Edmond Tupe, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim për djalin e tij të prekur nga autizmi, të cilit i ka dedikuar edhe letrën e ndjerë që theu rrjetin tre vjet më parë e tashmë ka nisur të qarkullojë sërish. Profesor Tupja tregoi se sa e vështirë është për të dhe bashkëshorten rritja e Gesit, i cili edhe pse 32 vjeç, mendon dhe vepron si një fëmijë 4 vjeçar. Përpos kujdesit të veçantë dhe dashurisë që ata si prindër vazhdojnë t’i falin çdo ditë Gesit të…

Read More

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, disa zonë në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike. OSHEE njofton se në datën 7 shtator do të “ulet automati” në këto lagje: 09:00-15:00 Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi” Rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Tiranë 11:00-14:00 Pjesërisht zona midis rrugës së Barikadave dhe rrugës “Siri Kodra” 10:00- 12:00 Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi

Read More