Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tabaku: PD do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese

12:32 / October 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 72144419 2461490800553520 3651703124885766144 n1570184318
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

jorida Tabaku, ish-depytetja e PD, deklaroi sot para mediave se “Që nga viti 2013 Qeveria e Edi Ramës ka miratuar disa ligje për pronën, të cilat kanë një qëllim të vetëm: zaptimin e pronës private dhe publike dhe tranferimin e saj tek disa klientë të Edi Ramës.”

Çdo ligj për pronën i kësaj qeverie është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Në këtë përfundim ka dalë edhe Komisioni i Venezias, i cili ndan të njëjtin opinion si opozita, Presidenti dhe shoqatat e pronarëve se qeveria shqiptare, me të padrejtë, u heq mundësinë e kompensimit fizik pronarëve, duke i përdorur këto toka për interesat grabitqarë të disa oligarkëve, pa u dhënë pronarëve të vërtetë mundësinë e gëzimit të pronës.

“Komisioni i Venecias ka dalë në përfundimin se edhe ligji i ri për “Tokën”, është në kundërshti me të drejtat e njeriut dhe nuk merr parasysh të drejtat e sanksionuara në konventat ndërkombëtare të njeriut.”

Ashtu si çdo ligj tjetër që kanë hartuar për pronën, gjithë paketës ligjore i mungon qartësia, – thotë Venecia,- i mungon saktësia dhe, ç’është më e rëndëisshme, ka një fuqi shumë të gjerë rregulluese të Këshillit të Ministrave, ka mungesë të hapave procedurialë dhe afate të caktuara qartë.

Me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve.

“Me vetëdijen se gjatë qeverisjes sonë nuk I dhamë zgjidhje çështjes së pronës, Partia Demokratike e ka njohur Komisionin e Venezias me një plan të ri të opozitës për të zgjidhur problemin e pronave.”

Partia Demokratike në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që mohojnë të drejtën e pronës si Ligji Investimeve Strategjike, Ligji për Kompensimin e Pronës të vitit 2015, Ligjin e Kadastrës dhe ligjet e tjera në lidhje me pronën. Partia Demokratike në qeveri do të krijojë një bazë të dhënash me të gjitha pronat publike që sot jepen për 1 euro, por në vend që t’u jepen pronarëve, shfrytëzohen nga oligarkët.

“Me besimin se pa gëzuar pronën, nuk mund të gezojmë liri të vërtetë, Partia Demokratike do të bëjë të mundur që të drejtën e pronës ta gëzojnë pronarët e vërtetë, jo miqtë dhe klientët e kryeministrit, siç po ndodh me qeverinë e Edi Ramës.”

Këto janë bazat mbi të cilat Partia Demokratike do të miratojë një paketë të plotë ligjore që respekton pronarët dhe trajton me drejtësi çështjet e pronave, kthimin apo kompensimin fizik të tyre.”

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.