Në muajt e fundit Greqia ka kërcënuar me veto kundër Shqipërisë në rrugën e integrimit nëse nuk do të respektohet minoriteti. Por a ka rrezik real nga Greqia? Kryeministri Rama thotë jo, ndërsa sqaron edhe pozicionin e ri të Athinës. “Greqia nuk është një vend skeptik, por ka disa pika që lidhen drejtpërdrejt me këndvështrim për marrëdhëniet bilaterale. Ndryshimi i qeverisë ka bërë që disa gjëra të rifillojnë në procesin e një informimi reciprok dhe jam besimplotë që ne me Greqinë do të ecim, pasi kemi hapur një rrugë dhe do ta cojmë përpara” tha ai. Por ku ka mbetur…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të negociuar me opozitën jashtë parlamentit për reormën zgjedhore në çdo moment dhe çdo vend, madje edhe në selinë e PD-së, por nëse ajo nuk pranon kjo nuk do ta pengojë për të vijuar përpara dhe për ta miratuar sipas rekomandimeve të OSBE-së. Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse është kundër propozimit të PD-së për drejtimin e reformës zgjedhore nga ndërkombëtarët, që u kundërshtua edhe nga Brukseli dhe OSBE-ja. “Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend…
Akuzuesit kryesorë të tij shprehen se ai manipulon Bursat për fitimet e veta. Një rast i tillë ndodhi në vitin 1992 ku nga zhvlerësimi i paundit britanik, Soros fitoi brenda ditës 1 miliard dollarë. Me një parashikim të zgjuar, ai bëri lëvizjen e duhur për të përfituar nga rënia e paundit. “Në rastin e krizës së paundit britanik është kriza e pare e financave europiane. Konteksti kishte të bënte me borxhin e Gjermanisë pasi “bleu” Gjermaninë Lindore të falimentuar. Por në kuadrin e BE-së ruatja dhe barra tregut financiar ishte e përbashkët”, tregon për ‘Top Story’ Selami Xhepa, ekspert i…
Policia është ende në kërkim të personave që shkaktuan incidentet në ndeshjen derbi mes Tiranes dhe Partizanit, e luajtur të dielën. Gazetari i Top Channel, Endi Tufa ka treguar gjithë skemën se si u futën në stadium një natë para ndeshjes mjetet piroteknike, futjen e makinës dhe si disa personave i kishin filmuar edhe kamerat e sigurisë.
Në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan janë ankuar disa prindër, të cilët akuzojnë mësuesen e fizikës në shkollën “Azem Hajdari”, se ka goditur fizikisht të paktën 10 nxënës. Prindërit thonë se arsyeja e vetme që ka ndodhur rrahja është së nxënësve u është kërkuar nga mësuese Elona të nxjerrin librat e fizikës në ditën që ata nuk kanë patur fizikë në program. “Stop” regjistroi edhe një bisedë mes mësueses dhe një prindi. Mësuese Elona: Prit një sekondë! Çfarë i thashë Erdës unë? Prindi: Në momentin, që e ke rrahur moj zonjë, në momentin, që e ke rrahur, i ke thënë: “Çfarë…
“Fiks Fare” vazhdoi sot në mbrëmje të denoncojë problemet me të cilat hasen fëmijët që jetojnë në shtëpinë e femijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare sot tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare. Mësues, psikologë, mjekë psikiatër,drejtues shkolle janë vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve që ndodhin brenda mureve të shtëpisë së fëmijës dhe shkollës ku bëjnë mësim nxënësit, por deri më sot askush nuk ka marrë masa për të ndaluar këtë skandal. E…
Moderatorja e njohur Einxhel Shkira njihet për personalitetin shpërthyes dhe për përgjigjet e drejtpërdrejta. Në rrjetin e saj social në Instagram, Einxhel ka hapur një rubrikë pyetje-përgjigjesh me fansat, të cilët nuk janë kursyer me pyetjet e tyre. “Përveç buzëve, çfarë ke tjetër të bëra?”-e ka pyetur një ndjekës, i cili ka tentuar që të vëjë në siklet Eingjellim. Pyetja e ndjekësit ”Përveç buzëve, gjithë të tjerat”, -është përgjigjur ajo duke e shoqëruar postimin e saj me disa ikona të qeshurash për ta ironizuar pyetjen.
Facebook ka mbyllur një rrjet faqesh që promovuan patriotizmin amerikan dhe Presidentin Donald Trump pasi u zbuluan se po menaxhoheshin nga Kosova. Siç shkruan Newsweek, bëhet fjalë për më shumë se 170,000 ndjekës të faqes “Police Lives Matter”, e cila ndau përmbajtje provokuese virale që mbështeste oficerët e policisë amerikane dhe përfshinte faqe me titujt “All Lives Matter”, “I Support The Police US not Criminals” and “Blue Lives Matter USA”. Për të tërhequr trafik në internet, rrjeti, i cili kishte më shumë “ndërveprim social” sesa media të krijuara si Bloomberg, Vox dhe BuzzFeed, gjithashtu drejtoi faqe në lidhje me kafshët…
Ditën e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, deputeti Kujtim Gjuzi ka hedhur sërish “grepat” për të afruar modele në Partinë Konvervatore. Modelja Alesia Bami ka zbuluar se gjatë publicitetit Gjuzi i kishte propozuar që të bashkohej me partinë që ai drejtonte. BISEDA NË STUDIO: Edi Manushi: Është e vëretë që të ka ftuar Gjuzi tek partia Konservatore? Alesia Bami: Po mo Kujtim Gjuzi: E gjithë qeveria do të jetë poshtë 33 vjeç. Në 2021 do ta lejë Partia Socialiste s’ka ku shkon. Vetëm pak ditë më parë, deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi ngacmoi në studio ish-missin shqiptar, Silvana Bushati, duke…
Majlinda Bregu është takuar në Bruksel me liderin e partive të djathta evropiane, Joseph Daul. Përmes rrjeteve sociale, Bregu ndan me ndjekësit foton e takimit si dhe ka një mesazh. Sipas saj, grupi i Partive Popullore është një familje njerëzish që promovojnë bashkëpunimin. “Një kënaqësi e vërtetë të takohem në selinë e Partive Popullore Evropiane (EPP) me presidentin Joseph Daul. EPP është familja e madhe politike, por kryesisht një grup i madh njerëzish të devotshëm që promovojnë dhe luftojnë për bashkim, bashkëpunim dhe integrim në BE edhe kur diferencat janë prezentë” – shkruan Bregu.
Ditën e fundit të muajit shtator, Justin Bieber dhe Hailey Bieber zhvilluan festën e dasmës së tyre. Në një festë super intime të realizuar në Karolinën e Jugut, ata i treguan edhe një herë botës se dashuria e tyre është e vërtetë. Ata shkëlqyen me veshjet e tyre të kuruara në detaje dhe çdo gjë u duk magjepsëse. Por teksa çdo gjë ka përfunduar, tashmë ata i janë kthyer normalitetit dhe Justin ka treguar se menjëherë ka nisur me shpenzimet marramendëse. Për dasmë ai i ka bërë vetes një dhuratë super të shtrenjë. Bëhet fjalë për një orë të firmës…
OSHEE njofton se nesër më datë 2 tetor do te këte statike energjia në disa zona të Tiranës. Sipas njoftimit të OSHEE-së, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 2 tetor do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Njoftimi i OSHEE: Njoftim për abonentët Tiranë Stakim i datës 2 Tetor Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 2 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë 11:00- 13:00 rruga “Pjeter Bogdani”, rruga “Vaso Pasha” 14:00 -15:00 rruga “Petro Nini Luarasi” tek Shkolla e Baletit. 9:00-15:00 rruga “Jordan Misja”