Author: tirana

Policia e Tiranes ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje duke arritur të arrestojë në kohë një 42-vjeçar, pas dhunës ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Read More

Jo vetëm shitblerja e mallrave, por edhe çdo pagesë tjetër që kryen biznesi do të kalojë nën lupën e tatimorëve. Kjo është strategjia e Ministrisë së Financave për fiskalizimin, apo thënë ndryshe uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi. Nismë, që tashmë ka nisur me detyrimin ligjor për të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë për të hapur një llogari bankare. Kryerja e pagesave përmes bankave do të ndihmojë sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, edhe në reduktimin e kostos së lartë që ka përdorimi i cash-it në ekonomi, duke dhënë edhe një shifër për këtë.…

Read More

Këngëtari Justin Bieber dhe Hailey Baldwin i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit për të dytën herë. Ndryshe nga martesa e vitit të shkuar, ata kanë realizuar një ceremoni private me 150 të ftuar. Nuk munguan në dasmë personazhet vip. Ende nuk ka dalë në dritë një foto zyrtare e çiftiti, por të pranishmit kanë publikuar disa nga detajet e veçanta të dasmës së Biber. Me sa duket ata janë larg tradicionales së të shkuarit drejt altarit. Në media ka dalë një foto e Hailey teksa mbante mbi fustan një xhaketë lëkure ku shkruante ‘grua’ dhe në fund një masazh për relaks…

Read More

Astrologe Meri Shehu e ftuar në emisionin “Rudina” ka dhënë parashikimin mujor për shenjat e horoskopit. Ajo ka treguar me detaje specifikat për secilën shenjë dhe bazuar në to ka bërë edhe renditjen sippas shenjavë më me fat. Më poshtë do të gjeni të listuara të gjitha shenjat e horoskopit, nga ato me më pak fat tek ato me më shumë fat! 12-Peshqit 11-Luani 10-Dashi 9-Binjakët 8-Bricjapi 7-Demi 6-Gaforrja 5-Peshorja 4-Akrepi 3-Virgjëresha 2-Shigjetari 1-Ujori

Read More

Elseid Hysaj ka preferuar vetë që të mos udhëtojë me skuadrën e Napolit për transfertën në Belgjikë ku skuadra italiane do të luajë në Ligën e Kampioneve përballë Genk. Lojtari u përfshi fillimisht mes emrave të grumbulluar për aktivitetin, por më pas çuditërisht u zhduk nga lista e Ançelotit, ndërsa burime brenda klubit bënë të ditur se ai do të qëndronte të stërvitej i vetëm në qendrën stërvitore. Në fillim u mendua se ky ishte një vendim i klubit, me të cilin Hysaj nuk ka marrëdhënie edhe aq të shkëlqyera që kur deklaroi se ishte gati të largohej në verë…

Read More

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të moshuarve, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale të gjyshërve të saj. Ajo ka zgjedhur një foto kur ata kanë qenë të rinj, pasi do që t’i kujtoj në këtë formë. ‘Kostandina & Milto, të ndjerët gjyshërit e mij që dua t’i kujtoj të rinj. #DitaNdërkombëtareetëMoshuarve’, shkruan Spiropali. Kujtojmë që ministrja shumë shpejt pritettë bëhet nënë për herë të dytë. Spiropali ka një vajzë 4-vjeçare, të cilën e ka pagëzuar me emrin Nalta.

Read More

Blogerja simaptike Sarah Berisha dhe motra e saj më e madhe, Ditea, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth marrëdhënies dhe përditshmërisë së tyre. Të vëna përballë një sfide, motrat Berisha u përgjigjen me sinqeritet disa pyetjeve ngacmuese, që kishin për qëllim të zbulonin më shumë nga lidhja mes tyre. Sa i përket lidhjeve të dashurisë, Sarah tha se e motra e ka dhënë më herët puthjen e parë dhe gjithnjë ka patur më shumë sukses me djemtë, për shkak të elegancës dhe sensualtetit që e karakterizon. Megjithatë kur bëhet fjalë për flirtet…

Read More

Një britanik me origjinë shqiptare, kampion i “Bodybuilder”, 44 vjeç, i cili dikur ishte kurorëzuar edhe si “Njeriu më i fortë i Britanisë”, është dënuar me burg për gati gjashtë vjet. Ai akuzohet se kontrabandoi 17 migrantë shqiptarë në Britani të Madhe. Marku u dënua gjatë javës së fundit me 5 vjet e 11 muaj burg, për akuzat e ngritua, por do të kryejë vetëm gjysmën e dënimit, pasi i pranoi ato. Jimmy Marku, 44 vjeç, u bë i famshëm në Britani, pasi fitoi konkursin e “Bodybuilder” në 2008. Ai u vu nën akuzë pas kapjes në maj 2016 të…

Read More

Një komediane franceze prishi sfilatën e Channel në Javën e Modës në Paris, duke parakaluar në pasarelë bashkë me modelet e tjera. Por Gigi ka ndërhyrë menjëherë. Video, e publikuar nga “Dazed Fashion”, tregon se si 24 vjeçarja konfrontohet me të, e kap dhe e nxjerr jashtë me dhunë. Kjo nuk është hera e parë që komediania, Marie S’Infiltre, emri i vërtetë i së cilës është Marie Benoliel, prish evente të rëndësishme pasi në 2017 parakaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë me një numër të shkruar në shpinën e saj e me fjalët “kërkoj një…

Read More

Një sherr mes dy vëllezërve Sali Dakuci dhe Kujtim Dakuci ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe është kthyer në tragjedi në familje. Sali Dakuci ka qëlluar me armë të vëllanë dhe më pas ka qëlluar dhe nipin e tij Flogert Dakuci. Sikurse shihni nga kjo video nga vendi ku ndodhi krimi i trefishtë, në vendngjarje shihen persona të pushtuar nga paniku dhe të prekur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu dëgjohen edhe të qarat e grave brenda banesës. Në pamje shihet se ka mbërritur policia dhe ambulance, e cila nxjerr nga banesa personin i cili ka qëlluar mbi veten.

Read More

Vetëm pak ditë më parë, lajmi se deputeti Kujtim Gjuzi kishte bërë nën/presidente të partisë së tij Konservatore ish-miss Shqipërinë Silvana Bushati, pasi e gjujati live në emision për “ballkonet”, mori vëmendjen e të gjitha mediave. E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Silvana reagoi shumë qetë lidhur më ketë çështje, pasi, sipas saj, e gjitha ishte një batutë e Gjuzit. “Unë nuk kam as ballkon të rrezikshëm, nuk e di ku e a parë ballkonin Kujtimi. Këto janë batutat e Kujtimit, se unë përpara se të isha te “Procesi Sportiv”, isha pjesë e partisë së tij.…

Read More

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar, pas një grindjeje. Mediet fqinje raportojnë se çifti përkatësisht gruaja 29 dhe burri 28-vjeç janë grindur mes tyre dhe për pasojë bashkëshortja ka lajmëruar policinë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët ndërhynë në shuarjen e konfliktit mes çiftit, por pas kontrollit të ushtruar në shtëpi sekuestruan drogë. Ata zbuluan drogën që 28-vjeçari kishte fshehur në dollapin e dhomës së gjumit dhe pak çaste më vonë ai u hodh të sulmonte policinë në përpjekje për t’i shpëtuar. Ata mundën të…

Read More