Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Në dashuri, kontraste të forta mund të lindin, por ia vlen të përpiqeni të mos e humbni durimin në mënyrë që të mos pendoheni për të. Mundohuni të jeni të durueshëm. Beqarët mund të mbështeten në favorin e planetëve për të bërë takime të reja. Puna: Sot mund të hasni më shumë vështirësi në rrugën tuaj, por do të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato. Demi Dashuria: Sot dashuria do ju dhurojë edhe më shumë kënaqësi. Pasi të ketë…
Author: tirana
9 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për grabitje në banesa e sende me vlerë. Sipas mediave italiane 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë.Arrestimi i anëtarëve të bandës ka ardhur mëngjesin e sotëm. Ndërsa në krye të kësaj bande sipas mediave italiane ishte një serb. Endri Çaushaj, i lindur në vitin 1986. Ardian Muça, lindur në vitin 1980 Migen Capatina, i lindur në3 vitin 1989 Bledar Bashmeta, i lindur në vitin 1978 Besart Mehmeti, i lindur në vitin 1985 Marco Ramunno, i lindur në vitin 1987 Lorenzo Macall, i lindur në vitin 1991Vlera e sendeve të grabitura…
Shumë njerëz përballen me probleme të përditshme me stomakun, duke filluar nga fryrja, gazrat apo dhimbja e barkut. Këto probleme mund të shfaqen si rezultat i ndonjë sëmundjeje apo nga konsumimi i ushqimeve të thata. Një dietë me ushqime të thata dhe pa fibra e vitamina mund të jetë shkaku kryesor i problemeve me stomakun. Gjithsesi, sipas ekspertëve ekziston një zgjidhje natyrale për këtë çrregullim. Vaji i ullirit mund të kombinohet me disa përbërës të tjerë dhe do të ketë efektin e menjëhershëm. Disa nga këto kombinime janë: Vaji i ullirit me lëng limoni- Një recetë shumë e thjeshtë dhe…
Hetimet për zbardhjen e atentatit të bërë pak ditë më parë ndaj Mariglen Hakës në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, ku i riu mbeti i plagosur e ndërsa u vra halla e tij, Shpresa Basha, duket se po marrin një rrjedhë tjetër. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga informacionet e mbledhura deri më tani, kanë dyshime se autorët ende të paidentifikuar nuk kanë pasur qëllim vrasjen e Hakës, por marrjen e tij peng. Pengmarrja është një tjetër pistë e ngritur tashmë nga hetuesit e çështjes. Të njëjtat burime sqaruan se autorët dyshohet të kenë pasur informacione të sigurta…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Deutsche Welle ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë, për të cilin kërkoi miratimin e një Pakti Kombëtar. Bushati ka folur gjithashtu dhe për pritshmëritë që duhet të kemi në tetor dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Ai ka folur dhe për raportet me Kryeministrin Rama dhe vazhdimin e qëndrimit të PS, pas qëndrimeve kritike që ka mbajtur brenda selisë rozë. Bushati ka folur për reformimin të thellë politik në mënyrë që të shmangët vetëshkatërrimi i PS-së. “Sot mendoj më shumë se asnjëherë tjetër se është përgjegjësia ime për…
Reperja Rina Balaj ka organizuar rubrikën “Ask me” në Instagram reperja ka marrë pyetje të shumta dhe një ndër ato ishte dhe nëse ajo është në një lidhje. “A je në një lidhje” ishte pyetja e drejtuar nga ndjekësja esaj. “Jo nuk jam” ishte përgjigja e reperes duke treguar kështu se ajo akoma nuk e ka gjetur princin e kaltër.
FATOS LUBONJA Një fantazmë e njohur është rikthyer në gjuhën politike shqiptare: marrëveshja maxhorancë-opozitë. Ajo po bën xhiron nëpër opinion, duke shprehur njëherësh një nevojë dhe një frikë. Nevojë, sepse të gjithë ndihen të lodhur nga konfliktualiteti politik, që e ka kthyer Shqipërinë në një sherrhanë të mundimshme, nga ku njerëzit po ikin nga sytë këmbët. Frikë, sepse shqiptarët e mbetur janë të tejlodhur duke parë një drame qesharake të titulluar ‘Marrëveshja’, që riciklon çdo dy-tre vjet, me katër akte, pikërisht sherrin e mundimshëm e shterp të politikës shqiptare: Akti i parë: maxhoranca e radhës shton abuzimin me pushtetin, duke…
Një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod, thotë Forbes duke cituar studiuesin që e zbuloi. Për rrjedhojë, hakerat, sipas revistës prestigjioze, po fërkojnë duart nga perspektiva e mundësisë që t’i heqin Applit kontrollin mbi pajisjet e veta dhe të ngarkojnë çfarëdolloj soft-ueri që t’i pëlqejnë. Ky lloj hakerimi, i mbiquajtur checkm8 nga një studiues që ka preferuar të mos identifikohet me emrin e vërtetë, por vetëm si axi0mX, përbën “ një mundësi shfrytëzimi të përhershëm e të padiktueshëm për qindra miliona pajisje iOS”. Kjo do të thotë se hakerat mund të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Me një status në “Facebook”, lideri i selisë blu thotë se Rama i mashtroi shqiptarët kur premtoi legalizime falas. Sipas tij, rruga kryesore e cila i shpëton sot shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit. Ai ka publikuar edhe një video, që sipas Bashës, fakton premtimet e pambajtura të kryeministrit. “Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve.Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e…
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka sqaruar në “Ora News” dhe procedurën që ndiqet me opinionet e Komisionit të Venecias. Halimi tha se dokumenti nuk është përfundimtar, por vetëm draft. Sipas tij, në të kaluarën ka ndodhur që një opinion i Venecias është ndryshuar, në detaje të veçanta, në miratimin përfundimtar që i bëhet në Komision. “Dokumenti u ka ardhur palëve për njohje, sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Zakonisht nuk publikohet, siç ndodhi këtë herë. Më pas drafti diskutohet në Komisionin e Venecias, ku komisionerët e miratojnë si raport që vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për raste…
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. “Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç”, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag – sistemi sovjetik i kampeve të punës – tashmë shihet si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë. ‘…Qe ende errësirë, megjithëse drita e jeshiltë po shkëlqente në lindje. Një puhi e hollë dhe hileqare po frynte nga i njëjti drejtim. Nuk ka çast më të keq sesa ai kur…
Detaje te reja nga aksidenti i djeshem në autostradën Levan-Tepelenë, ku shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal dhe per pasoje vdiq nje 27- vjeçar. Si pasojë e aksidentit, një prej të rinjve humbi jetën, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur. Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Eljan Haliti, ndërsa Klevis Banavia (shoferi) dhe pasagjerja Elsa Milkurti mbetën të plagosur. Pas përplasjes, dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tre personat po ktheheshin nga një gëzim familjar nga qyteti i Përmetit në momentin e aksidentit. Policia sqaroi…