Author: tirana

Komisioni i Venecias vlerëson se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anullojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, një kopje të të cilit e ka siguruar të plotë Zëri i Amerikës, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij. Në përfundimet e tyre, pasi kanë analizuar me detaje të gjithë rastin, ekspertët e Komisionit theksojnë se “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e…

Read More

Rike Roçi u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Albania”. Por fama e saj u rrit edhe më shumë kur mori vëmendjen e mediave të huaja si tifoze e kombëtares shqiptare. Modelja ka vite që jeton në Itali, por vizitat e shpeshta në Shqipëri nuk mungojnë. Në Instagram ajo ka pranuar pyetje të ndryshme nga ndjekësit e saj, e njëra ndër to ka qenë se përse nuk e shohim më në ekranet shqiptare, pyetje kjo të cilës Roçi nuk ka hezituar t’i përgjigjet. “Si e ftuar sigurisht që do jem prap andej, kur të…

Read More

Nga Edi Rama* Zoti President!Zonja dhe zotërinj!Prej më shumë se 7 dekadave, qysh kur ky podium u ngrit për të mbajtur barrën e shqetësimeve të mbarë botës dhe qysh prej më shumë se gjysmë shekulli të historisë së errët të luftës së ftohtë, premtime të mëdha për rindërtim demokratik në periudhën pas murit të Berlinit e përkujdesje ndaj atyre në nevojë, siç qe mes të tjerave rasti i shqiptarëve të Kosovës, të përballur me gjenocidin e fund viteve ’90-të, kanë kaluar përmes këtyre mureve.Megjithatë, edhe ne sesionin e 74-rt të Asamblesë së Përgjithshme, kjo sallë ka dëshmuar sërish dhjetëra zëra…

Read More

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari thotë se komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës parlamentare se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën. “Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare? Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.…

Read More

Një shqiptar ka shpëtuar mrekullisht pasi kamioni të cilin e drejtonte është aksidentuar në një urë, para se të futej në tunel. Aksidenti ka ndodhur gjatë paradites. Shqiptari po udhëtonte drejt Savonës, dhe siç e shikoni në foto, kamioni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me parmakët e rrugës. Kabina e automjetit të rëndë ka përfunduar jashtë ure duke mbetur në ajër, ndërsa koka e trajlerit ka përfunduar 40 metra në greminë. Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës. Në mënyrë të pabesueshme, shoferi ishte plotësisht i padëmtuar. Ai doli me këmbët e veta nga kabina. Ai u transportua me autoambulancë në…

Read More

Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqiptarët është shumë e komplikuar,vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës. Mjekët familjes janë nën presion që të mos japin barna të shtrenjta me rimbursim, të mos pranojnë pacientë të rinj me receta që kanë shumë medikamente me rimbursim, sepse në këtë mënyrë tejkalojnë kufirin e rimbursimit që u është vënë ne nj♪7 shtesë kontrate që u është dhënë muajin e fundit. Sefi Pëllumbi,një pensionist nga Berati, i cili vuan nga insufiçenca…

Read More

E ftuar në emisionin “Provokacia” të drejtuar nga Mustafa Nano, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për situatën politike dhe marrëdhënien e saj dhe të partisë që ajo drejton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Teksa i cilësoi marrëdhëniet me Lulzim Bashën dhe PD si shumë të mira, Kryemadhi e mori dhe në mbrojtje kryetarin e selisë blu. Ajo tha se Lulzim Basha është sulmuar dhe lënë vetëm nga ato të cilët sipas përfituan më shumë se kushdo në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike. Përveç Sali Berishës, të gjithë të tjerët janë kthyer në idhtarë të Edi…

Read More

Presidenca ka vënë në pikëpyetje draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që ka rrjedhur në media. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi evidenton pikërisht datën që mban dokumenti 29 shtator 2019, ndërkohë që sot data është 26 shtator. Blushi: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Blushi thotë se jemi të paqartë nëse kjo është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër. Megjithatë qëndrimi i Presidencës është…

Read More

Dy fëmijë në fshatin Kastriot në Dibër, kishin humbur kontaktet me familje që prej orës 15 të së premtes, por janë gjetur nga policia rreth orës 20:40. Dy vëllezërit kishin dalë nga shtëpia, për në drejtim të Malit të Gramës. Humbjen e të miturve e ka sinjalizuar vëllai i tyre me inicialet A.L, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur vëllezërit e tij. Policia e Dibrës, pasi ngriti shërbime të efektivëve të organizuar në grupe, arriti të gjente dy vëllezërit e mitur. “Rreth orës 19.30, në sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur…

Read More

Atletja shqiptare Luiza Gega zhvilloi një garë për t’u harruar në kualifikueset e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Doha, duke e mbyllur garën e baterisë së tretë në vendin e 5-të.Por pavarësisht kësaj, Gega arriti të kualifikohet në finale, pasi u rendit në mesin e gjashtë atleteve me kohën më të mirë në tre bateritë. Me kohën, 9 minuta, 28 sekonda dhe 32 të qintat, Gega u kualifikua për në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të hënën.Bateria e 1-rë Peruth Chemutai (Uganda) 9m21s98 Emma Coburn (USA) 9m23s40 Celliphine Chespol…

Read More

Nga Sokol Balla Ilir Meta është burrë në politikë. Në karrierën e tij spektakolare ka përjetuar gjith[ka, për keq e për mirë. Po nuk di nëse është kujdesur që t’I shkojnë punët keq pikërisht atëherë kur ato I shkonin fjollë, apo kështu ja ka sjellë rastësia. Kështu u bë Kryeministër, duke ri bërë Nanon kryetar Partie në 1999, por nuk I mjaftoi. E harroi përse u bë Kryeministër dhe po si Pandi tentoi t’I merrte Nanos dhe partinë. Iku pasi u telendis me të për gati një vit rresht. Pastaj Ja futi sërish Pandit dhe e bëri ministër mbrojtjeje dhe…

Read More

Nga Mero Baze Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se presidenti i Republikës ka vepruar në koordinim të plotë politik me opozitën, për të ndalur rendin kushtetues dhe për të penguar zbatimin e Kushtetutës në vend. Opinioni i Venecias e trajton Ilir Metën si pjesë e një plani politik të opozitës, në dispozicion të një revolucioni të dështuar. Komisioni i Venecias ka konsideruar se çdekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pastaj përpjekja për t’i shtyrë ato nga presidenti i Republikës, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, por janë akte që mbështeten tek përpjekja…

Read More