Autoritetet në Rusi kanë paralajmëruar se së shpejti do të ndalohet pirja e duhanit në ballkonet e apartamenteve. Sipas rregullave të reja, ndezja e zjarrit është e ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit, të tilla si konvikte apo hotele. Mes tyre u përfshinë ndezja e shkrepëseve dhe pirja e duhanit. Gjithashtu do ndalohet ndezja e zgarave dhe qirinjve për ndriçim. Fillimisht kishte dyshim nëse pirja e duhanit do përfshihej, por zyrtarët e ministrisë e konfirmuan që do ndalohej. Ndalimi hyn në fuqi më 1 tetor.
Author: tirana
Të gjithë e njohim nga rrjetet sociale, por Olti Curri karrierën e tij e ka nisur në radio. Në vitin 1999 në radio Perla dhe më pas karriera e tij në vitet 2000 Plus2 Radio. “Klithma e Lepurit” apo “Posta e Zemrës” ishin emisionet e atyre viteve që publiku i përqafoi menjëherë, por pas tyre gjithmonë fshihej Olti Curri. I ftuar në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus Olti është rikthyer vite mbrapa në karrierën e tij. Një ndër gjërat më të sukseshme që Olti ka bërë është edhe radio prej 17 viteve, por tashmë…
Dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë tramsferuar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ndryshimet ende nuk janë bërë publike zyrtarisht nga ana e Policisë, por burimet konfirmojnë se është transferuar drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. Mësohet se në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmodn Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale e më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës. Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, është emëruar Erigert Mitri, i…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të OKB, e ka nisur fjalën e tij duke përmendur tërmetin që goditi Shqipërinë pak ditë më parë. Në fjalën e tij Rama bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte më 13 shtator i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse Komisioni i Venecias gjen fakte se ka shkelur Kushtetutën a do të japë dorëheqjen Ilir Meta nga posti i tij, Presidenti u shpreh i gatshëm të largohet. A do ta jepni dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do të shprehet se presidenti ka shkelur Kushtetutën? Ilir Meta: “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur patjetër. Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër edhe pse nuk kishte lidhje…
KENAN SAHATÇIU është njeriu i mrekullive, njeriu i drites ose sic e njohin te gjithe “Magjestari shërues”. Nuk kanë të numëruar njerëzit që janë shëruar prej tij. Ai është mjeshtër, shëron nëpërmjet terapise fizikale (fizike) dhe metodës REIKI (kombinim). Kenan ka lindur ne Istog si dhe shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfunduar në Istog. Ka studjuar për Terapi Fizikale në Univerzitetin e Krakovit, Poloni. Si dhe ka marrë titullin Master i Terapise Fizikale viti 1977. Është specializuar për medicinë natyrore, mjeshtër dhe mësues i REIKIT që nga viti 1994. Përvoja e tij është e gjatë në vitin 1977 ka…
Nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi i ka etiketuar mediat si prot-hale dhe gazet-hale online për shkak të disa lajmeve që raportuan propozimin e deputetit për të kthyer në fuqi një ligj i cili parashikon mundësinë e dhënies së kredive të buta me interes të ulët ose zero interes, ndaj deputetëve të opozitës së re. Në një status në rrjetet sociale, Murrizi ka shpërthyer në ofendime ndaj mediave dhe gazetarëve. Ndër rreshta ai shkruan se gazetarët duhet të mësojnë njëherë se si ka funksionuar ky ligj plot abuzime dhe më pas të nxjerrin nga goja çfardo pislliku që kanë në shpirt…
Pas vendimit të Komisionit të Venecias, se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, ka reaguar zënëdhënësi I tij, Tedi Blushi. Postimi i plotë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë! Lexo më shumë: Zbardhet opinioni i Komisioni të Venecias: Meta shkeli Kushtetutën
Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta. Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Ja çfarë thuhet në një nga paragrafët e raportit të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel. “Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”.
Një aksiden ka ndodhur para pak minutave në aksin Kukës-Shtiqen ku si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person. Burime bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një 31-vjeçar me inicialet A.Gj, i cili ndodhet në spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë. Mësohet se i riu po udhëtonte me një biçikletë teksa është përplasur nga një automjet drejtuesi i të cilit mësohet se është shtetasi me inicialet E.B i cili është shoqëruar në Komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbulimin e detajeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.
Një person në Londër ka goditur xhamin e makinës me një tullë ndërkohë që automjeti po ecte me 80 km/h në autostradë. Momenti i frikshëm kur tulla goditi makinën është regjistruar nga vetë kamera e shoferit mbrëmjen e djeshme në Leeds, ndërkohë që ai manovroi për të shmangur një aksident të mundshëm. Menjëherë video bëri xhiron e rrjetit ku pati dhe shumë reagime të njerëzve. Personi mbi urë nuk është identifikuar akoma, por sipas autoriteteve angleze raste të tilla janë shtuar shumë kohët e fundit. Madje shumë raste janë raportuar ku shumë persona kanë përdorur drita dhe sirena policie për…
Një sasi prej 137 kilogramë kokainë është zbuluar në portin e Durrësit, ndërsa biznesmeni Gentian Malindi është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Malindi ka qenë i arrestuar dhe më parë për një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, e llojit hashash, që dyshohet se e tregtonte nga Lazarati drejt Durrësit. Faxweb.al mëson se Gentiani është djali i avokatit të njohur durrsak Ilir Malindi. Ky i fundit dhe vetë nuk është një emër i panjohur për mediat, pasi u arrestua nën akuzën se përndiqte me sms kërcënuese gazetarin Sokol Balla. Pak ditë pas arrestimit të tij masa e dhënë ishte…