Një tërmet i fortë është ndjerë sërish sot në vendin tonë. Sipas informacioneve, mësohet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik. Po ashtu mësohet se tërmteti ka qenë i fortë, pasi ka pasur një fuqi 3.6 ballë.
Author: tirana
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek rruga e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur drejtuesin e biçikletës, i cili është dërguar me spital. Nuk dihet ende identiteti i të plagosur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e aksidentit.
Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome siç duket edhe në fotot e siguruara nga grupi i hetimit në Greqi, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora. Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një…
“Shqipëria po kërkon emigrantë të huaj. Mund të tingëllojë si një anekdotë – dhe ndoshta është kështu – por kjo është ajo që pretendon ministri i Bujqësisë i vendit”. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta greke tribune.gr, e cila i referohet vizites se ministrit Blendi Cuci, ne nje fabrike per trajtimin e bimeve dhe deklaratave te tij aty, shkrimi vijon: “Ministri duke vizituar një fabrikë për trajtimin e bimëve, shprehu problemin me të cilin përballen bizneset në industrinë prodhuese për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Por a do të pyesë dikush me arsye, nderkohe qe ka punë pse…
Ndaj Eni Çobanit dhe emisionit të faj “Shihemi në gjyq” janë hedhur vazhdimisht akuza se merr para për seancat që zhvillon. Ndërkohë, sëfundmi një qytetare denoncoi publikisht se ajo i kishte marrë nënës së saj 600 euro duke mos i zgjidhur problemin që kishte. Në lidhje me këto akuza reagoi pak ditë më parë vetë Eni duke thënë se ajo i përket një familjeje që ka bërë histori në Shqipëri duke mohuar të gjitha akuzat në drejtim të saj. Nisur nga komentet e shumta, Eni Çobani ka filluar t’u kthejë përgjigje secilit prej tyre në lidhje me akuzat që i…
Një skenë emocionuese ka ndodhur në Kampionatin Botëror të Atletikës, IAAF në Doha, aty ku Braima Suncar Dabo ka dhënë leksione të vërteta prej sportisti. Atleti i Guinea-Bissau ka ndihmuar rivalin e tij, Jonathan Busby të Arubës për të përfunduar garën e 5000 metrave. Temperaturat e larta dhe gjatësia e madhe e garës bëri që Busby të mos kishte fuqi për të mbyllur garën, diçka të cilën e bëri me ndihmën e Dabo. 26 vjeçari pa gjendjen aspak të mirë të kundërshtarit të tij dhe vendosi të ndërpresë kohën e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë.
Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë. “Në kohët që po jetojmë përtej politikës së ditës e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as unitetit të kombit dhe as qëllimit tonë për anëtarësimit në BE. Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve por edhe…
Gjithnjë e më shumë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ka shprehur mbështetjen publike ndaj këtëj të fundit. Përmes një statusi në ‘Twitter’, Linda deklaron se është krenare për Ramën pasi ka spikatur si lider politik, kryeministër e kryetar bashkie me mbështetje ndaj grave. ‘Një tërësi domethënëse grash qëndron sot në majat e arkitekturës institucionale në Shqipëri. Krenare për Edin, nxitësin dhe mbështetësin më të spikatur të ekselencës së gruas si kryetar bashkie, si lider politik dhe si kryeministër’, shkruan Linda Rama.
Nga Astrit Patozi Pa as më të voglën dëshirë, por në respekt të publikut, që bombardohet pa mëshirë me marrëzi politike dhe me fake news, jo vetëm në rastin tërmeteve, sqarojmë si më poshtë: 1-Pajisja me seli në Tiranë e Bindjes Demokratike është një detyrim ligjor i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili buron nga ligji “Për partitë politike”. Që do të thotë se mospajisja do të kishte qenë shkelje flagrante e këtij ligji. I vetmi “nder” që na ka bërë qeveria e Edi Ramës është se na ka dhënë një ambjent, që nuk na pëlqen fare, në një…
Të paktën 11 orë ka zgjatur seanca e parë e dëshmive të 6 prej 12 personave të arrestuar në Selanik me akuzën se kishin krijuar të ashtuquajturën “fabrikë të lindjeve të paligjshme”. Bëhet fjalë për një jurist, një mjeke gjinekologe,një mami dhe tre gra të tjera që luanin rolin e ndërmjetësve midis familjeve birësuese dhe personave që i shisnin. Organet greke të Rendit vlerësojnë se numri i personave të implikuar në rrjetin e birësimeve të paligjshme që besohet se ishte një nga “më të mëdhenjtë dhe më të organizuarit” në Europë shkon ne mbi 66 persona. Pas një operacioni ku…
Në një kohë që Basha ka pasur përplasje të forta veçanërisht me amerikanët, duket se “komardarja e shpëtimit” do të jetë Eduard Selami, i njohur për lidhjet e tij të forta me ambasadën e SHBA-së. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është parë në selinë blu duke zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Nuk dihet ende nëse ky takim ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të tij në PD. Kujtojmë se Selami është një nga personat më kritikë ndaj mënyrës sesi Basha po drejton PD-në.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar në mbrëmje vonë ndaj komentit të Sokol Ballës. Ky i fundit i kërkoi Metës të mbajë fjalën duke dhënë dorëheqjen pas Opinionit të Komisionit të Venecias. “Kol Sallakja që i kërkonte Metës ta ndihmonte për t’i futur gruan në burg për korrupsion, tani i bën thirrje për burrni! Të keqen e Tao-Spiropalit!”,- shkruan Tedi Blushi në Facebook