Author: tirana

Kreu i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ndërsa ka publikuar një mesazh, thotë se është kërcënuar me vdekje. Me një postim në facebook, Tufa thotë se mesazhi është dërguar në adresë avokatit të tij, Kujtim Cakrani dhe se kërcënimi ishte dhe për këtë të fundit, si dhe për Institutin që Tufa drejton. “Miq e dashamirë, kolegë të nderuar të mediave, Në adresën e avokatit tim, shumë të nderuarit z. Kujtim Cakrani, është dërguan një kërcënim anonim për të, për mua dhe për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Vini re gjuhën…

Read More

Dosja e pedagogut nga Elbasani, Denis Himçi, i cili u përfshi në një skandal me një studente ku i kërkonte favore seksuale për të kaluar vitin, është transferuar të Krimet e Rënda. Kjo për faktin se një nga akuzat që janë ngritur ndaj tij është “Shpërdorim detyre” kompetencë ekskluzive e Gjykatës për Krime të Rënda. Denis Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do t’a ndihmonte të kalonte, por i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të ndihmës.

Read More

Nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar mund të realizohen foto mahnitëse të tokës dhe këtë e kanë vërtetuar astronautët. Planeti Tokë duket i mahnitshëm nga larg, qytetet e populluara, vijëzimet e lumenjve të rrëmbyeshëm apo tokat e gjelbërta.

Read More

Nga Skënder Minxhozi/ “Më kapën në baçen e komshiut, por nuk kisha hyrë pa leje. Vetëm sa kisha tejkaluar gardhin e baçes time”. Kjo është linja që po përdorin këto orë në Presidencë dhe rreth saj (kupto në opozitë dhe mediat aleate), pas daljes së raportit të Komisionit të Venecias, për ta kthyer karikaturën e anullimit dhe shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, në një histori suksesi. Dhe në një bazë ligjore të mjaftueshme për Ilir Metën, per të mos dhënë dorëheqjen. Presidenti i Shqipërisë, sipas raportit të Venecias, ka gabuar kur ka anulluar zgjedhjet që kishte shpallur fillimisht, ka…

Read More

Nga Mero Baze Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar, por përpjekja mediatike e Ilir Metës, për ta zhbërë atë, është në kulmin e saj. Nuk kam ndërmend të polemizoj me zyren presidenciale, që e quan atë paturpësisht “trakt”, biles dua të them që ia mirëkuptoj hallin. Deklaratën e Ilir Metës, se do jepte dorëheqjen nga posti, nëse Venecia do ia quante çdekretimin e zgjedhjeve shkelje të Kushtetutës, zyra e tij e shtypit mund ta neutralizojë, vetëm duke quajtur trakt, dokumentin më të rëndësishëm ndërkombëtar për krizën politike shqiptare, ose duke folur për përjetimet e presidentit rreth…

Read More

Zonat bregdetare do të mbizotërohen nga një mot i kthjellët të dielën. Por nga ana tjetër zonat e ulëta dhe malore do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe orët e natës të vijojnë me kthjellime dhe vranësira. Këto të fundit do të jenë më të dukshme në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 9°C në mëngjes deri në 32°C në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Read More

Një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit, presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.  Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik.. të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që…

Read More

Situata politike në vend ka qenë në fokus të mbledhjes së Kryetarit të PD me kryetarët e partisë në rrethe. Basha ka theksuar se tashmë partia duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik. “Vendi është në një krize të thelle shumëplanëshe. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në…

Read More

EGOIZMI Njerëzit nga natyra janë krijesa intuitive dhe mund të kuptojnë në qoftë se jeni duke bërë diçka me qëllime egoiste. Vetëm për shkak se njerëzit nuk mund të veprojnë gjithmonë me këtë intuitë, nuk do të thotë të përfitoni prej tyre. Në mënyrë që të kaloni një jetë të lumtur, ju duhet të mësoni se si të bashkëpunoni me të tjerët, duke u dhënë nga vetja pa kërkuar asgjë në këmbim. MENDJEMADHËSIA Shfaqja e sjelljes si mendjemadh është e sigurt që i nxit njerëzit të qëndrojnë larg jush. Duhet të dini se nuk jeni i vetmi në të gjithë…

Read More

Tre muaj pasi plagosi shokun e tij se e shau nga familja, policia ka arrestuar Astmir Shabanaj Uniformat blu njoftojnë se arrestimi i tij, u realizua pasi 20-vjeçari plagosi 19-vjeçarin e quajtur Igli Pallosha. Mbi të rëndon akuza për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Read More

Milot Rashica është rikthyer të bëjë protagonistin. Mesfushori-sulmues i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar një gol fantastik për ekipin e tij, Werder Bremen. Lojtari që provoi edhe shijen e fanellës së kombëtares shqiptare zhbllokoi shifrat përballë Borussia Dortmund. Kur po kronometrohej minuta e 8-të, Rashica heshti “Signal Iduna Park”. Pasi kontrolloi një top të Klaassen, Rashica goditi fluturimthi, duke mposhtur Burki. Ky ishte goli i parë në kampionat për të, nga dy që ka shënuar në këtë sezon.

Read More

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas është kthyer në nismëtarin e një aleance të re për multilateralizmin. Shefi i diplomacisë gjermane e kishte prezantuar korrikun e vitit që shkoi idenë e tij, e cila tani është përqafuar nga më shumë se 50 vende në të gjitha kontinentet. Së bashku me Gjermaninë janë duke punuar për një kohë të gjatë edhe shtete si Franca, Japonia dhe Kanadaja. Krijimi i kësaj aleance nisi në Nju Jork, ku ishin të pranishëm më shumë se 30 ministra të jashtëm. ajo duhet të punojë në forcimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të angazhohet për përparimin e reformave…

Read More