Author: tirana

Julka Gramo dhe Andi Islami kanë 20 vite bashkë dhe sot kanë një familje të lumtur. Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Julka ka rrëfyer detaje nga njohja me Andin dhe si ka marrë propozimin për martesë pas 10 vitesh lidhje. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj është njohur në radion e parë private shqiptare dhe se Andi ja kishte bërë gjërat të qarta që në fillim, nuk dëshironte të ishte mik i saj. Julka ka rrëfyer më tej se të gjithë insistonin të martohej me Andin, pasi ai kishte letra italiane. Moderatorja…

Read More

Pas gati tri vitesh martesë e deklarata të forta dashurie, duket se është shembur edhe martesa e një tjetër personazhi publik, pikërisht e prezantueses dhe aktores së humorit, Rudina Dembacaj. Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” ka pasur një lidhje të bukur, për të cilën edhe ka folur publikisht. Para një jave u përhap lajmi se shkak për prishjen e martesës së saj me pronarin e një servisi makinash, Aleksandër Varfaj, është bërë një tradhti, por pa dhënë detaje të tjera. Sipas të njëjtave burime, nuk dihet cili është shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënies me Aleksin, me të…

Read More

Periudha e viteve 1960 – 1970 në portin e Durrësit dëshmohet edhe në fotot e mëposhtme, të cilat pjesërisht janë publikuar edhe më parë. Disa prej tyre janë ofruar nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare gjatë një veprimtarie të përbashkët në Durrës me Autoritetin Portual. Këto foto janë realizuar pas vitit 1964 nga fotoreporterët e ATSH-së M. Progonati dhe N. Stefani. Bashkë me zhvillimet portuale, në fotot bardhë e zi shihen edhe anije tregtare me flamur shqiptar në proces përpunimi.

Read More

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca në lidhje me qëndrimin e këtij të fundit për votën pro me kushte që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan me ironi se Soreca “çuditërisht u ngatërrua” dhe sipas tij i përkthehu kushtet në elemente. Vasili thekson se Shqipëria është në krizë të rëndë politikë. REAGIMI I VASILIT Gjermania thote kushte Soreka i perkthen elemente,kush e ngatërroi?? Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman “cuditerisht…

Read More

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar, B.M, 21 vjeç, banues në Fier. Sipas bluve, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar e kanosur për tërheqie të kallzimit, hallën e tij, shtetasen M.B, 45 vjeçe, kallzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosja për të mos kallzuar”. Ndërkaq, këtë javë, Bundestag gjerman votoi për…

Read More

I ‘zhveshur’ nga angazhimet e përditshme, presidenti Ilir Meta duket se po e kalon në natyrë këtë ditë pushimi. Përmes një fotoje në ‘Facebook’ ku shfaqet poshtë një shege, Meta flet me kode, ndërsa shkruan; “Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!”. Kë po thumbon kreu i shtetit?! Kujtojmë se pas zhdekretimit të datës 30 qershor dhe caktimin e 13 tetorit si datë e re e zgjedhjeve, pati reagime të ashpra mes kampeve politike, ndërsa maxhoranca kërkoi shkarkimin e Metës. Pak pas kërkesës, u ngrit Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ndërsa në raportin e Komisionit të…

Read More

Pasi mungoi në javën e modës në Neë York, reperja Cardi B bëri një postim “hakmarrës” në Instagram për personat që u gëzuan për mungesën e saj. Ajo është shfaqur në mes të Parisit me veshjen më të çuditshme të parë ndonjëherë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugë. Madje, shumë prej kalimtarëve nxorrën telefonat duke filmuar Cardi-n. Reperja ishte mbuluar kokë e këmbë me një kostum me printe lulesh në ngjyrë blu, të bardhë dhe jeshile. Madje, Cardi kishte mbuluar edhe fytyrën dhe askush s’do ta dallonte nëse ishte ajo, nëse nuk fliste teksa ecte.

Read More

Koha po kalon, por vështirësitë që kanë dalë përpara nismës më të fundit të qeverisë për të përmbyllur procesin e kalimit të pronësisë mbi të gjitha tokat e ndara sipas Ligjit 7501 e kanë bllokuar finalizimin e draftit përkatës. Problemi më bllokues është ai që detyron Kadastrat të mos pranojnë dokumentacionin e pronësisë, duke qenë se në aktin fillestar të marrjes së tokës përkatëse mungon një firmë, një emër, apo kanë kaluar afatet e parashikuara për dërozimin. Kjo ka bërë që mijëra familje në zonat rurale prej vitesh kanë humbur çdo shpresë për marrjen e tapive. Kjo ka bërë që…

Read More

Holanda pritet të vendos sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe pse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, holandezët do të bëhen sërish pengesë. Top Channel raporton se mos ndryshimi i qëndrimit të Holandës është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane. Gjatë diskutimeve me deputetët, Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u…

Read More

Mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë nesër (e hënë) gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë. Teksa më herët ka mohuar akuzën, pritet që nesër Çekaj të pohojë qendrimin e tij. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë. Të arrestuar për trafikimin e 613 kg kokainë janë edhe Arando Pezaku e Donaldo Lushaj.

Read More

Nëse ndiheni të pakënaqur sepse jeni mbi 25 vjeç dhe akoma nuk e keni gjetur njeriun e zemrës, qetësoheni! Mos e merrni me vrap! Sipas shkencës, gratë e gjejnë dashurinë e vërtetë vetëm midis moshës 27 deri 35 vjeç. Hannah Fry është një matematikan nga Universiteti i Londrës, i cili thotë: “Kurrë nuk do të gjesh dashurinë të vërtetë deri pas 27 viteve të tua!” Mbi forcën e numrave dhe statistikave Hannah sqaron se: “Shanset për të gjetur dashuri të vërtetë me njerëzit që njohim gjatë 37% të ciklit të të parë të jetës sonë romantike janë shumë të ulëta”.…

Read More

Një shenjë analitike dhe e ndryshme nga gjithë të tjerët. Mënyra e tij e ndryshme e të menduarit i lejon atij të kuptojë dhe zgjidhë disa probleme që do të vinin në vështirësi njerëzit e tjerë. Dhe e bukura është se ai nuk shfrytëzon këtë dhuratë që i është dhuruar nga yjet. Akrepi: Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut janë më perceptues se të tjerët në mjedisin rrethues. Kjo i lejon atij të vlerësojë dhe të kuptojë më mirë botën në të cilën jetojmë. Nuk ka situatë apo problem që Akrepi nuk mund ta zgjidhë. Siç mund ta…

Read More