Mbrëmjen e djeshme startoi sezoni i ri i “Shiko kush luan” dhe gjatë rubrikës “Haje ose ndaje” të ftuarit nuk mund t’i shpëtonin pyetjeve provokuese. Amarda Toska u pyet se cilët janë tre personazhe të njohur që ajo nuk i ka ftuar në dasmën e saj. Për t’i shpëtuar përgjigjes, Ami tha se nuk i mban mend, sepse vitin tjetër bëhen 10 vite nga martesa, por tre prej tyre kanë qenë Marina dhe Luana Vjollca dhe Era Rusi. Më pas ajo shtoi se nëse vitin tjetër bën një festë për përvjetorin e martesës është e sigurt se do t’i ftojë…
Author: tirana
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas të Beratit, ku deri më tani janë djegur së paku 1 ha shkurre e bimë të ndryshme kryesisht me fiq dhe ullinj. Zjarri ka rënë në një zonë kodrinore dhe flakët po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe mos pasja mundësi e një ndërhyrje nga ana e zjarrfikëseve për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja nga çobanët. Ndërkohë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes po tentojnë që t’i afrohen zjarrit për ta shuar. Mbi zonë është ngritur një…
Këngëtari i njohur Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, për shkak të disa fotove të publikuara ku ai shfaqej në praninë e një vajzë bionde shumë seksi. Ai dhe vajza në fjalë u kapën mat teksa ndodheshin në një pishinë, duke shijuar pamjen e duke biseduar. Nuk vonoi shumë dhe u zbulua se vajza në fjalë quhet Joana Alimema dhe është modele. Aludimet për një lidhje mes tyre filluan dhe së fundmi Zerka është fotografuar sërish pranë modeles dhe këtë herë gjërat duken më serioze. Ai e ka çuar Joanën në vendlindjen e tij…
Para pak ditësh, bashkëshortja e Ermal Fejzullahu-t, Ariana solli në jetë fëmijën e tyre të katërt. Ata vendosën që vogëlushem e tyre ta quanin Ana. Ditën e sotme, Ariana është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën e posalindur në një ambient shumë mikëpritës për vogëlushen dhe nënën. Ajo ka ndarë disa foto nga shtëpia ku duket ambjenti i rregulluar me shumë stil si dhe krevati i vogël i saj, në të cilin mbizotëronte me shumë ngjyra rozë. Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër të 4 fëmijëve, 1 djali dhe 3 vajzave.
Kejda, vajza e ish deputetetes demokratë Majlina Bregu ka festuar 21 vjetorin e lindjes. Ajo është shpesh në median rozë për shkak të pamjes së saj tërheqësë. Edhë në këtë ditë të veçantë ajo nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes. Si vitin e shkuar, Kejda ka organizuar një ditëlindje mjaft të bukur ku si gjithmonë ra në sy veshja e saj sexy si dhe torta që ishte dekoruar me një kurorë. Gjithashtu ajo ka marrë dhe një urim special nga nëna e saj.
Këngëtarja e njohur Greta Koçi, së fundmi është komentuar në media rreth ditëlindjes së saj, për të cilën kishte organizuar gjithashtu një mbrëmje private me miq dhe familjarë. Ditën e sotme pas festimeve të shumta, ka vendosur të kalojë pak kohë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ në një rubrikë specifike që quhet “Ask me”. Ajo ka zgjedh 10 pyetjet më interesante për t’ju përgjigjur publikisht ku njëra prej tyre mori më shumë vëmendje. E pyetur se nëse do donte një burrë të pasur apo dikë me jetë normale që të fal dashuri, ajo ka zgjedhur ti përgjigjet kështu :”Do…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit. Në foto shihet avioni i ‘Air Albania’ i cili ka marrë emrin “Migjeni”. Më herët kreu i qeverisë ka lajmëruar se “Migjeni” do të bëjë fluturimin e parë nesër dhe do ketë si destinacion Italinë. “Ka lezet pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane”, shkruan Rama. Ndërkohë, Air Albania i ka nisur fluturimet pak muaj më parë. Avioni i emëruar si ‘Lasgushi’ bën linjën e Stambollit.
Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të shtetit, Ilir Meta duke deklaruar se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias. Nga qyteti i Kolonjës ku mori pjesë në ditën e trashëgimisë kulturore, ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të shtetit, Ilir Meta duke deklaruar se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias. “Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit te Republikës.…
Ekstradohet nga Holanda Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë i dënuar me 30 vjet burg, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim,…
Pas vizitës së tij të punës në SHBA, deputeti i opozitës së djathtë Alban Zeneli, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, se universiteti amerikan, Catholic University of New Spain në Florida, SHBA e ka vlerësuar atë me titullin Profesor Nderi. Titulli Profesor Nderi i është dhënë deputetit Alban Zeneli si vlerësim për kontribute dhe merita të çmuara në fushën e sigurisë dhe për përparimin e demokracisë e betejave opozitare institucionale dhe properëndimore në Shqipëri. Ja edhe postimi i plotë i deputetit Alban Zeneli në facebook, së bashku me fotot e ceremonisë së akordimit të titullit nga Rektori…
Moderatorja e njohur Fatma Methasani është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Megjithëse në rrjet po përflitej prej kohësh për shtatzëninë e saj, Fatma dhe Alfio vendosën ta ndanin lajmin e bukur vetëm pak ditë më parë në Instagram. Me një foto të ekos së bebushit, ata treguan se do të bëhen tre. Gjatë kësaj kohe, Fatma është munduar ta fshehë barkun e rrumbullakosur në emision dhe prej kohësh ka veshur rroba të gjëra. Ditën e sotme, moderatorja na ka treguar vështirësitë e punës dhe shtatzënisë, të gjitha në një foto. “Emisioni dhe muajt e parë…
Në Partinë Demokratike është thirrur sot një mbledhje me kryesinë e Partisë dhe ish-grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve është zgjidhja e krizës politike dhe zgjedhjet e parakohshme. “Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur ne fazën finale te zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, mësohet të ketë deklaruar Basha. Në mbledhje është diskutuar për intensifikimin e aksionit opozitar. Basha…