Ndërtesat e larta ndonjëherë mund të jenë kontroverse për shumë arsye, qoftë kur ndryshojnë një peizazh të dashur në qytet, ose kanë një ndikim negativ në komunitetet lokale. Por nganjëherë ndodh që thjesht fyejnë ndjeshmërinë vizuale të njerëzve. I tillë është edhe “Top Tower”, një projekt i planifikuar që duket si një cisternë nafte e rrëzua në një bllok zyrash. Kulla 135 metra e lartë do të bëhet ndërtesa më e lartë në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke, nëse miratohet nga autoritetet e planifikimit. Projektuar nga skulptori David Černý dhe arkitekti Tomáš Císař, Top Tower do të ofrojë pamje mbi…
Author: tirana
Të hënën paradite do të ngrihet në ajër për të fluturuar drejt Italisë avioni “Migjeni”. Linjat e para janë drejt Romës, e më pas në Milano Malpensa dhe në Bolonja. Nisja do të bëhet me një ceremoni që do të organizohet në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 10. Ndërkohë është zbuluar se Air Albania do të përdorë një avion të ri Boeing 737/800. Ky avion është një version i përmirësuar i 737-700 dhe rival i Airbus A320. 737-800 ka 162 vende për pasagjerë. Në fillim të vitit 2017, një 737-800 i ri vlerësohej me 48.3 milionë dollarë.
Katër orë para derbit të kryeqytetit është mbyllur sporteli i biletarisë pranë ”Selman Stërmasit” pasi të gjitha biletat janë shitur. Duket se interesi për ndeshjen është tepër i madh dhe dyert e stadiumit do të hapen dy orë para ndeshjes, në 17:00 për të shmangur rradhët e gjata në stadium. Bëhet me dije se janë shitur 8089 bileta, nga të cilat 1818 mijë i përkasin ekipit ”mik” Partizanit, dhe pjesa tjetër 6271 mijë vendasve të Tiranës. Vlen për t’u përmendur fakti se pas shumë kohësh në këtë derbi, Tirana përballet ndaj Partizanit duke qenë më lart në renditje se të…
“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë”! Kështu shkruan gjiganti gjerman “ZDF”, në një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën. Reportazhi është i 43 minuta i gjatë dhe mund të shihet vetëm në Gjermani. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se “armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat fitimprurëse të biznesit për bandat shqiptare”. Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale, të cilat, siç shkruan ZDF-së, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin…
Marrëdhëniet mes adoleshentëve dhe prindërve të tyre janë delikate. Me rritjen e fëmijëve fillojnë edhe problematikat dhe një distancë ku shpeshherë nuk kuptohet kush është fajtori. Historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon pikërisht dëshirën e babait për një marrëdhënie edhe më të ngushtë me djalin e tij. Ai ka ftuar në studio birin e tij, Olsin dhe i kërkon atij që të bëhen shokë me njëri-tjetrin. Dashi: E kam thirrur Olsin këtu sepse realisht ai nuk është rritur në duart e mia dhe me dashurinë time sepse kam emigruar herët që…
Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një operacion të mirëdetajuar nga shtatë shqiptarë që kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi. Nëse do t’ja dilnin ta përmbyllnin me sukses këtë operacion, raporton Top Channel, duke cituar mediat lokale në Lids, ata sipas policisë do të përfitonin plot 500.000 stërlina e konvertuar në lek 685.000.000 milionë lekë. Metali Shehu, 29, vjec u dënua me 3 vite burg. Blerim Trota, 34, vjec u dënua me 4 vite e 3 muaj burg. Did Dida, 41 vjec u dënua 1 vit e 6 muaj burg. Refik Duraku, 36, vjec u dënua me 2…
Rruga që të çon drejt guroreve në fshatin Lepenicë të Bashkisë së Selenicës në Vlorë është bërë sërish burim konflikti tre ditë më parë mes dy biznesmenëve Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt, ku janë përfshirë edhe familjarët e punonjësit e tyre. Në përplasjen e fundit ka mbetur i plagosur djali i Vendim Durmishajt, Paulo. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë. Ndërkohë në një intervistë për Report Tv ka reaguar edhe biznesmeni Ylli Salla. Ai pretendon se i ka fituar në të gjitha shkallët e…
“Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktaturës Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh në ‘Facebook’, ndërsa lëshon lumë me akuza në drejtim të Binajt. Teksa e cilëson Binajn xhelat, Berisha thekson se ai ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve në Jugun e Shqipërisë gjatë viteve ’70-’80, ku vendi ishte nën regjimin e diktaturës. DENONCIMI I BERISHËSNderohen krimet e diktatures te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes! Termet Trafiku shpall me porosi te Edvin Kristaq Rames qytetar nderi nje xhelat te vertet te Jugut te…
ReportTv siguron ekskluzivisht, videon e momentit kur skaneri në portin e Pireut zbuloi praninë e kokainës në kontenierët me banane nisur më 24 korrik 2019 nga porti i Guayqualit Ekuador me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë. Pakot e kokainës të mbështjella me natriban ishin të vendosur në dyert frigoriferike mes kabujve elektrikë. Pasi kanë kaluar në skaner nga informacionet që dispononte më parë zyra amerikane e luftës ndaj drogës kontenierët i janë nënshtruar kontrollit fizik nga ku më pas janë zbuluar pakot me kokainë. Pakot të cilat janë provuar nga agjentët e antidrogës me provëza kanë rezultuar kokainë e pastër ndërsa…
Fakte të tjera komprometuese rreth skandalit Duty Free. Bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, përmes administratorit që ka vendosur në krye të kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, Erjon Hastoçi, ka ushtruar presion me letra ndaj kompanisë koncesionare TIA, që menaxhon Aeroportin e Rinasit, për të kontrolluar me çdo kusht hapësirat Duty Free në aeroport, për shitjen e mallrave pa taksa. Pasi është njoftuar nga TIA në datën 22 shkurt 2019 se ka humbur tenderin për menaxhimin e dyqaneve pa taksa në Rinas, në datën 17 maj 2019, administratori i kompanisë së gruas së Gjin Gjonit i ka…
Modelja Adrola Dushi ka në një postim të gjatë në “Instagram” ka shpërthyer kundër mungesës së vlerave në shoqëritë e sotme. Sipas saj, më shumë i kushtohet rëndësi celularit se familjes, seksit se sa dashurisë. Androla jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e një djali të Troji, i cili ka ardhur si fryt i dashurisë me ish-bashkëshortin Adis Patushi. Postimi i plotë i modeles: Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe. Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat. Ku të pish…
Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera. Një avion ushtarak grek solli këtë të dielë kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum. ” Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të…